Connect with us

Politike

Gërdeci/ Fatmir Mediu zyrtarisht nën akuzë

Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur. Burime për gazetaren e  Report Tv kanë konfirmuar se Mediut do t’i komunikohet zyrtarisht akuza sot nga SPAK.

SPAK tashmë ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.  Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. I fundit në u pyet ishte ish ministri i Berishës, Aldo Bumçi.

Deri ku janë hetimet?

Ishte Gjykata e Lartë e cila përmes një vendimi në dhjetor 2021 rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar dhe lejoi SPAK të niste punën. Më parë kishte qenë Apeli i GJKKO, i cili më 24 shtator 2021 mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 14 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

lajm në përditësim…

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading

Politike

Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.

Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.

“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.

Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.

Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.

Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.

“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

Continue Reading

Politike

Tabaku: Ligji për pronat i maskuar si propozim deputetësh, por u shërben biznesmenëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në Kuvend se projektligji për pronat, është një ligj që vjen i maskuar si propozim deputetësh, por në fakt është në funksion të biznesmenëve.

Sipas Tabakut ligji nuk ka asnjë interes për qytetarët e thjeshtë, por u shërben biznesmenëve. Më tej ajo shtoi se sot sektori me abuzimin më të madh, është sektori i pronave.

“Pak ditë më parë bëri lajm në media që një ish-drejtori të policisë i kishin konfiskuar prona me të ardhura 10 mln euro. Sa kohë i duhet një shqiptari të bëjë këtë pasuri me punë të ndershme. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. Kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem. Nuk mundet dot të angazhohen për të luftuar korrupsionin dhe të angazhohesh me ligje. Propozimi i Shalsit, si ndodh rëndomë propozimet u zhvilluan e ndryshuan nga një rregullim burokratik n një transferimi ligjor. Ky është ligji i 18 që kap shtetin. Anashkalon konsultimin publik, njësoj si ligji i zonave të Mbrojtura është i sponsorizuar. Vjen i maskuar si propozim deputetësh por është në funksion të biznesmenëve. Sot sektori me abuzimin më të madh është sektori i pronave. Kur ka një leje zhvillimi i japin të drejtën të prishë objektet që janë atje.“- tha Tabaku.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING