Kronike
Gjykata caktoi arrest me burg/ Avokatja e Nikoll Radaçit: Nuk ishte asnjë familjar prezent
Autorin i aksidentit fatal me dy viktima në Durrës, Nikoll Radaçi është lënë në burg.
Avokatja Arta Geca u shpreh se masa ishte ajo që pritej, ndërsa tregoi se Radaçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mbajti qëndrim gjatë seancës.
Radaçi është shfaqur i qetë pas kafazit të xhamtë, familja e ka braktisur atë në këtë seancë.
Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti.