Connect with us

Aktualitet

Groposi shokun për një ‘ROLEX’, merret i pandehur Kristjan Cenaj

Kur kanë kaluar 8 vite nga vrasja dhe zhdukja e trupit të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, Prokuroria e Kurbinit i ka komunikuar akuzën të dyshuarit kryesor të ngjarjes, Kristjan Cenaj. I riu akuzohet për “vjedhje me pasojë vdekjen”, vepër penale që dënohet nga 15-25 ose me burg përjetë. Sipas Prokurorisë së Kurbinit 16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në vitin 2015 në Fushë-Kuqe të Kurbinit, u vra nga Kristjan Cenaj aso kohe 23 vjeç, për ti grabitur orën “ROLEX” dhe varesët e floririt që mbante qafë. Më pas, pasi e vrau e groposi, ndërsa kufoma e tij u zbulua pas 8 viteve.

Aktualisht ndaj Kristjan Cenaj, hetimet kanë përfunduar dhe brenda kësaj jave çështje penale kundër tij, do i kalojë për shqyrtim gjyqësor gjykatës së Lezhës si pasojë ndarjes së hartës së re territoriale. Megjithatë pavarësisht akuzës së ngritur nga Prokuroria, Kristjan Cenaj nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj. Por ka dhënë deklarime kontradiktore.

Ai ka pranuar se ka qënë në shoqërinë e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj, të cilin e kishte lënë vetëm në rrugën e Fushë-Kuqes, pasi i ishte prishur makina e tij personale. E gjithashtu pretendon se Gjonaj ka vijuar udhëtimin në këmbë për tu larguar në banesë. Ndërsa Kristjan Cenaj, ka mbetur në mes të rrugës me makinën e tij të prishur.

Por në vijim të dëshmisë së tij, Cenaj ka treguar se ka provuar sërisht për ndezjen e makinës dhe mjeti ishte ndezur, duke sjellë largimin e tij në Mamurras.

“…gjatë rrugës unë nuk e kam parë Mariglen Gjinaj…”,– ka treguar Cenaj, duke shtruar se atë ditë ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka punuar duke mbledhur barin. Por në rrjetin e tij social në “Facebook”, në 15 maj, Kristjan Cenaj ka postuar fotografi në vende të tjera, shumë larg vendit të krimit Fushë-Kuqes dhe zonës ku ai ka shtëpinë në Mamurras.

Cenaj, u arrestua 8 muaj më parë nga prokuroria e Kurbinit, i cili ishte duke tentuar të dilte nga Shqipëria, përmes aeroportit të Rinasit, vetëm pak orë pas përfundimit të dasmës së vëllait tij. Prej kohësh ai jetonte në Itali, ku edhe kishte krijuar një familje, ndërsa prindërit e 15-vjeçarit kërkonin eshtrat e djalit të tyre.

Aktualitet

VIDEO/ Momentet e fundit të dy viktimave në Kurbin, zetori rrokulliset dhe…

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

 

 

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau një shqiptar në Gjermani dhe rrëmbeu një tjetër në Belgjikë, Interpol në kërkim të vrasësit turk me “armë të artë”

Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në kërkim një vrasës 30-vjeçar të quajtur, Ferhat K. Ky i fundit është cilësuar si vrasësi me “armë të artë”, pasi përdor një pistoletë ari për vrasjet e tij. Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe i qëllon viktimat e tij në kokë dhe penis, mendohet se është arratisur në Turqi.

Autoritetet gjermane pas nisjes së hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë pranë qytetit Utersen, u vunë në ndjekje të Ferhat K. si autori kryesor i dyshuar

Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar. Raportohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis. Vrasësi me “armë të artë” të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë para vendimit ai u largua drejt Turqisë.

Continue Reading

Aktualitet

Anglia nis aksionin për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që do çojë në Ruanda

Autoritetet britanike po punojnë me ritëm të shtuar për të arrestuar sa më shpejt personat që pritet të zhvendosen në Ruanda si pjesë e marrëveshjes së Britanisë së Madhe për menaxhimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë në vend.

Aksioni i policisë, është pjesë kyçe e planit për fluturimet që do të kryhen në Ruanda në 9 deri 11 javët e ardhshme duke përbërë një moment historic në planin e qeverisë për ndalimin e kalimeve me gomone në kanalin La Mansh.

Synohet që kjo politikë, t’i pengojë emigrantët të ndërmarrin udhëtime me gomone në kanalin e La Mansh duke dhënë mesazhin se ata të cilët mbërrijnë ilegalisht në vend, nuk mund të qëndrojnë.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly u shpreh se po punohet me ritme të shpejta për të mposhtur kontrabandën me emigrantët e paligjshëm. Ai dha urdhër që në kuadër të aksionit në shkallë të gjerë, të arrestohen personat të cilët nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe si rezidentë.

Transportimi i emgrantëve të paligjshëm drejt Ruandas do të bëhet me anë të avionëve. Mësohet se edhe shqiptarët që kanë mbërritur ilegalisht në Britani dhe nuk kanë dokumente qëndrimi, do të dërgohen në Ruanda.

Continue Reading

Aktualitet

Begaj takon arbëreshët në Itali: Ruajtja e identitetit shqiptar një vlerë e jashtëzakonshme, të forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri u ndal në komunat e Acquaformosës dhe Lungros në provincën e Kozencës.

Në Acquaformosa është hera e parë që një Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë dhe, për këtë arsye, drejtuesit vendor dhe komuniteti e konsideruan ardhjen e Presidentit Begaj një nderim të veçantë. Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mikpritjen arbëreshe dhe përpjekjet e bëra ndër shekuj për të ruajtur si pasuri të paprekshme trashëgiminë, ndërsa përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Italisë.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i Republikës së Shqipërisë, për të bërë detyrën time kushtetuese, për të mbrojtur e për t’ju gjendur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë, jetojnë e punojnë. Është kënaqësi e madhe që gjej një mirëkuptim të jashtëzakonshëm nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, nga Presidenti i Italisë, Matarella, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë italianë, të cilët shprehin mirënjohjen e jashtëzakonshme për vlerat e shtuara të komunitetit arbëresh dhe shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë italiane”.

Në qendër të qytetit, ku ngrihet dhe busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i bashkisë dhe arbëreshët e Acquaformosës. Ai vizitoi dhe kishën San Giovanni Bttista, e ndërtuar në vitin 1500, një ndër më të rrallat në rajonin e Kalabrisë.

 

 

Ndërsa nga Ungra, ndalesa e radhës e kësaj vizite, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkim, sipas porosisë së Gjergj Kastriotit, siç u shpreh ai: “Po te jemi bashkë, asgjë nuk na thyen. Po të jemi të ndarë, edhe një fëmijë na mund”. Presidenti Begaj vizitoi Eparkinë e Lungros, ku bisedoi me ipeshkvpin, Imzot Donato Oliverio të cilit i shprehu vlerësimin për rolin e jashëtzakonshëm që ka luajtur kisha në mbrojtjen e vlerave tona identitare.

Gjatë takimeve me drejtuesit vendor, komunitetin arbëresh dhe klerikët e komunave të provincës së Kozencës, Kreu i Shtetit theksoi nevojën e  intensifikimit të marrëdhënieve, shkëmbimit të vizitave mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

“Së pari, është detyrimi im si President i Republikës së Shqipërisë për t’ju shprehur mirënjohjen time dhe të të gjithë popullit shqiptar për atë çka bëni për ruajtjen e identitetit tuaj. Të parët tuaj, pasardhës të Skënderbeut, ikën nga viset shqiptare jo për shkak të dëshirës për t’u larguar nga atdheu, u larguan nga atdheu i tyre për shkak të pushtuesit dhe erdhën dhe gjetën një derë të hapur këtu në Italinë mike”.

Kreu i Shtetit premtoi vijimin e angazhimit të përbashkët për ruajtur dhe promovuar atë çfarë është përcjellë deri tani nga arbëreshët, gjuhën në veçanti.

Begaj2
Begaj3
Begaj4
Begaj5
Continue Reading

Aktualitet

Denoncimi/ Mbahet e fshehtë revolta në burgun e Fierit, oficeri përfundoi rëndë në spital

Një efektiv i burgut të Fierit është plagosur pasi është goditur me sende të forta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 ndërsa 64-vjeçari është goditur me një send të fortë nga person i paidentifikuar.

Policia ka bërë me dije se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Në përputhje me standarded JTI

Continue Reading
Advertisement

TRENDING