Connect with us

Politike

Grushti në Kuvend/ Çuçi: Deputetët e opozitës erdhën të përgatitur me skenar

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat pas mbylljes së seancës së sotme plenare se opozita kishte ardhur e përgatitur me një skenar sot.

Çuçi u shpreh i prerë duke thënë se puna në Parlament dhe seancat do të vijojnë pavarësisht veprimeve të fundit të opozitës.

“Sot besoj se ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion.  E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar. Kjo është e qartë, skenari i tyre për  të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Dëgjova kolegun Bardhi që tha se nuk u kemi dhënë shpjegime, kjo nuk është e vërtetë. Opozita nuk ishte e regjistruar për të folur.”, u shpreh ai.

Politike

Rrëfehet Erion Veliaj: Ja çfarë ndodh nëse shkarkohet nga Rama

“Partia Socialiste është sot një parti që në mënyrë konstante është në beteja, në përpjekje për të vijuar të transformojë Shqipërinë, dhe unë besoj që PS sot është padyshim forca më patriotike dhe më progresiste që ka patur ndonjëherë vendi”, kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu Veliaj nënvizoi se në asnjë moment tjetër Shqipëria nuk është qeverisur nga një forcë më e mirë, se Partia Socialiste.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Erion, ti përmende pak më herët banaqet e Tiranës, ato që Rama i quan kazani mediatik, në një nga këto dëgjova me këmbëngulje që thoshte Erion Veliaj do shkarkohet nga drejtues politik i qarkut të Tiranës dhe nuk e di nëse kjo do ndodhë apo jo, por nëse kjo ndodh çfarë do të thotë për Erion Velinë.

Erion Veliaj: Unë kam punuar si aktivist edhe si njeri që bën fushata në PS pa patur asnjë ofiq, kështu qe do ta bëj këtë gjithmonë, me ofiq ose pa ofiq, me Bashki ose pa bashki, me titull ose pa titull. Sepse unë besoj që njerëzit që i trajtojnë betejat e tyre si pjesë një misioni janë ata që i fitojnë betejat dhe e çojnë misionin deri në fund. Njerëzit që pastaj, në varësi të ofiqit që kanë, dhe të kujtoj që në 2009 pata një super disfatë, për një grusht votash humba mandatin ne Berat, dhe nëse vure re nga 2009 deri në 2013 përfshi edhe 21 janarin, angazhimet e tjera, punën me diasporën, e bëra pa patur asnjë ofiq. Kjo do të thotë që në botë janë ndarë njerëzit, që e ndjejnë që kanë një vokacion dhe kanë një mision dhe njerëz që pastaj mendojnë që vetëm kur të kem ofiqin dhe spaletat do shkrep pushkën.

Pyetje: Më kujtove një shembull të bukur të 2009, në sondazhet që unë drejtoja atëherë G99 ishte shumë lart, shumë më lart se LSI, dhe befas G99 u kthye në një kamikaze përballë LSI, e di që nuk keni për ta pranuar kurrë, por unë e di shumë mirë që në atë rrugë, shkuat për shkak të një rakordimi që kishit me kreun e PS, z.Rama dhe jam i sigurt që u vetësakrifikuat me ndërgjegje për një gjë të tillë, në emër të një kauze të fitores së PS vetëm, pra pa ndihmat e patericave të LSI, mendoni se z. Rama mund t’iu sakrifikojë edhe ju, por kësaj radhe pa dijeninë tuaj?

Erion Veliaj: Kjo është një pyetje që nuk është për mua dhe s’është me vend se nuk besoj se edhe analogjia që ju përmendët e 2009 ishte një sakrifikim. Ishte një kalkulim i sondazheve të asaj kohe ku ne besonim se kishte qoftë edhe për ato pak vota, një dritare shumë të mirë për një forcë të re. Sigurisht duke mos patur komisionerë, prezencën kapilare. Vendimi më racional ishte të bashkonim forcat me atë që është partia më e madhe në vend, më progresiste në vend. Atë parti që Edi Rama e transformoi me dyer të hapura, por fillimisht me një mendje të hapur, si një hapësirë për të gjithë të rinjtë që donin të jepnin një kontribut, dhe ma dha këtë shans mua, ia dha këtë shans shumë të tjerëve. Është sot një parti që në mënyrë konstante është në beteja, në përpjekje për të vijuar të transformojë Shqipërinë, dhe unë besoj që PS sot është padyshim forca më patriotike dhe më progresiste që ka patur ndonjëherë vendi. Në 100 e ca vite shtet nuk gjykoj që ka patur një moment që Shqipëria të jetë qeverisur nga një kryeministër, apo një forcë më e mirë, me gjithë imperfeksionet tona. Shiko, njeriu edhe në familje ka gjëra që duhen sqaruar edhe prodhohen pafund debate, imagjinoje një familje me 1 milion veta dhe me një kuzhinë me 1 mijë tiganë, ku ka 1 mijë kantiere që ziejnë kudo. Sigurisht që ka gjithmonë vend për të bërë disa gjëra më mirë. Kemi patur një transformim total në Bashki edhe me ndryshimin e nënkryetarëve edhe me ndryshimin e drejtorive, është një familje e madhe me 12 mijë veta, rreth 11 700 në mos gaboj, kështu që në këtë sens është pjesë  e një ristrukturimi të jashtëzakonshëm, por unë gjykoj që për sa kohë që qyteti mban ritmin e punëve, njerëzit secili që ka bërë punë do vlerësohet, secili që duhet të bëjë sqarime duhet të bëjë sqarime, por që karvani do shkojë përpara kjo s’ka asnjë dyshim.

Continue Reading

Politike

“E kërkova prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un”/ Veliaj: Ja pse iu referova prokurorëve si kolegë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste komentoi edhe dëshminë e tij në SPAK.

Ai u shpreh se e kishte kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un, ndërsa sqaroi se përse iu referua prokurorëve si kolegë.

Sipas kreut të bashkisë, njerëzit që i sheh të angazhuar në një mision të përbashkët, ai i konsideron kolegë.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritetet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale  që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un. S’ka pse të na bëjë përshtypje kur një palë s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.

Unë ju quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, sepse kemi një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë. Një njeri duhet të jetë konsistent, s’mund të them një herë “rroftë SPAK-u” dhe më pas ta degjeneroj këtë institucion. Normalja e re duhet të jetë e njerëzve që bashkëpunojnë”.

“Bashkia është klient, si çdo klient tjetër, si përshembull, Bashkia e Vorës, Rrogozhinës dhe gjithë qarkut. Pra jemi një nga klientët, jemi përdoruesit më të mëdhenj por jo pronar. Licencimi bëhet nga  një tjetër institucion. Kontrata është bërë nga ministria e Mjedisit në atë kohë. Ligji i ka shumë të qarta dhe kjo s’ha debat fare”, tha Veliaj.

I pyetur pse nuk ka folur më herë për të adresuar akuzat nga opozita dhe për të hedhur dritë, Veliaj tha: Sa herë që më është kërkuar  kam folur, por kini parasysh që opozita s’ka punë. Çfarë pune ka për të bërë Saliu gjithë ditën në shtëpi; Meta gjithë ditën në paralele? T’u kthej përgjigje njerëzve që skanë punë, shpif shpif se diçka do mbetet. Kjo është e gjitha politike, s’ka debat vlerash. Kjo është “ikni ju që të vijmë ne dhe ta kthejmë Shqipërinë flakë e zjarr siç e kemi pas.

Continue Reading

Politike

‘Betejë e shtrirë kudo’/ Kraja: Largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare!

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar betejat politike të opozitës ishte shefi kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja.

Kraja është shprehur se protesta që do të zhvillohet nesër paradite është një shërbim që qytetarët do ti bëjnë të ardhmes së fëmijëve të tyre pasi largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare.
Fokusi i opozitës nuk është vetëm bashkia e Tiranës por është korrupsioni që ka gjunjëzuar shtetin që nga koka që është Edi Rama dhe shtrihet në çdo zyrë e institucion. Kjo është një betejë që është e shtrirë në kohë dhe po zhvillohet kudo.

Baza e çdo demokracie e çdo shteti që zyrtarët janë aty për ty shërbyer taksapaguesve dhe jo për ti vjedhur ato. Veliaj ka pasur një reagim shumë të fortë cilido zëri kritik dhe së fundi ka shpërthyer ndaj gazetarëve të sojit të tij si është dhe Baton Haxhiu.

Protesta e së martës është një thirrje që 9i drejtohet çdo njeriu dhe qytetari që të marrin pjesë në protestë pasi është një shërbim që i bëhet të ardhmes dhe fëmijëve të tyre pasi dëmi që Veliaj ka shkaktuar është shumë i madh që arrin në qindra miliona euro.

Continue Reading

Politike

DETAJE / Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit, deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit. Përveç Ramës në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe kabineti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rama në këtë mbledhje pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të jetë mbledhja e parë pasi Rma ka zhvilluar edhe disa javë më parë mbledhje të tjera. Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.

Continue Reading

Politike

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Veliaj: Rrugët tona u ndanë tek gjimnazi Sami Frashëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me djalin e kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe gazetarin Çim Peka. Veliaj zgjodhi një media pro-qeveritare për të folur, në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, që nga thirrja e tij në SPAK deri te korrupsioni i Dosjes 5D. Në Top News, Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit. Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, tha Veliaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING