OPINION
Hani shendetshem, kontrolloni veten, mos rendni pas suplementeve dhe vitaminave
Une e kuptoj qe jemi ne stres. E di qe shume njerëz po e perjetojne ate gjate kesaj kohe, por kjo sdo te thote qe cdokush te bjerë pre e tij!!
Mos e lejoni veten te mbingarkoheni!!!
Mundohuni te kujdeseni per vehten dhe te dashurit tuaj dhe sigurohuni qe mirëqënia juaj eshte dhe mbetet prioritet!!
1. Mos degjoni lajme dhe debate rreth Covidit, nese ju panikojne. Jini te kujdesshem me infot!! Emocionalisht ju nuk mund ta beni dallimin me shifrat ( vdekje, pozitiv, te sheruar, te intubuar).
2. Shoqerite njerzore jane te afta te perballojne rreziqet, por njerzit vec e vec, nuk mund te perpallojne pasigurite!
3. Mos e mbani vehten ne gjendje paniku per nje kercenim qe nuk e identifikoni dot!
4. Stresi eshte nje pergjigje normale e organizmit dhe eshte pjese integrale e jetes. Nje stres i shtuar mund te kete shpeshhere efekte negative ne organizem. Per rrjedhoje do keni migrene, gjume te prishur, krampe, irritim…Mos hezitoni te rrini ne kontakt me nje person optimist tek i cili keni besim.
5. Merruni me sport, me pune shtepie, me gatime, lexim librash etj….gjera te te perditshmes ….
6. Edhe pse jeni te stresuar mos e shtyni vehten tek alkooli apo drogerat!!
7. Hani shendetshem, kontrolloni veten, mos rendni pas suplementeve dhe vitaminave.
Do kaloje dhe kjo situate. Nje pjese e jona do zhvilloje mbase dhe probleme të shendetit mendor, por shumica njerzve do te jene ne gjendje te perballen me kete stres. Disa gjera do qendrojne gjate ne kujtesen tone, por njerzit e kane treguar ndrr shekuj aftesine kolektive per te levizur dhe mbijetuar ne Toke!!!