Connect with us

Aktualitet

I arrestuari që vuan nga epilepsia shfaq probleme shëndetësore gjatë seancës, mbërrin ambulanca

Teksa vijon të mbahet seanca gjyqësore për të arrestuarit e protestës së dhunshme të 2 korrikut, mësohet se njëri prej tyre është ndjerë keq.

Burime për mediat bëjnë me dije se Niko Qarkaj i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj një autoambulancë ka hyrë me shpejtësi në oborrin e gjykatës.

Ndërsa pritet që ai të transportohet me autoambulancë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Siç kemi raportuar dhe më parë, arrestimi i Niko Qarkajt prej protestës të së enjtjes është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Ai thuhet se vuan nga epilepsia, sëmundje të cilën e ka shfaqur edhe në ambientet e paraburgimit ku ai mbahet i izoluar deri në daljen në gjyq për masën e sigurisë.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme raportohet që ai të ketë pasur probleme shëndetësore. Ndërsa bëhet me dije se te Gjykata e Tiranës ka mbërritur menjëherë ambulanca.

Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Kujtojmë se protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Advertisement