Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili po përballet me akuzën për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij të regjistrohet dhe të bëhet publik për qytetarët.
Kërkesa u paraqit nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen e njohur si “Buka sha”. Sipas mbrojtjes, transparenca është thelbësore për një proces të drejtë dhe për informimin e opinionit publik.
“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, u shpreh avokati Ligori para trupit gjykues.
