Connect with us

Shkrime

Jam Sali Berisha unë, o budallenj/ Publikut shqiptar i duhet kursyer shfaqja që fyen inteligjencën

Arben Rrozhani
SPAK dështoi dje të marrë dëshminë e personit numër një që ka të gjithë dijenitë për 21 janarin 2011, ish-kryeministrit Sali Berisha. Si në një teatër absurd, që vetëm në Shqipëri mund të luhet, SPAK tha se e kishte çuar fletëthirrjen për ish-kryeministrin Berisha në tre vende/adresa, por ai nuk dinte gjë. Akti tjetër padyshim që do të vazhdojë me një thirrje të re, por publikut shqiptar i duhen kursyer shfaqje që të fyejnë inteligjencën dhe që na tregojnë në sytë e botës, si një shoqëri antishtet dhe parapolitike.
Prokurorët e SPAK duhet të kenë qenë fëmijë, apo në fillimet e karrierës kur Sali Berisha refuzonte publikisht të dëshmonte për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, duke e lënë gjyqin e shekullit pa dëshminë e njeriut që kishte të gjitha dijenitë e vrasjes së liderit të studentëve të Dhjetorit.
Sali Berisha pranoi në dhjetor 2023 më mirë të rrinte mbi një vit në arrest shtëpie se sa të paraqitej në SPAK për ish-Kompleksin Partizani, një vendimarrje e kryer në mënyrë kolegjiale nga ish-qeveria shqiptare gati dy dekada më parë.
Sali Berisha nuk i konsideron kundërshtarët politikë dhe ka qenë përherë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, jo vetëm kur pranonte me mburrje se vrau për të mos lëshuar pushtet në 21 janar 2011, por edhe në dhjetor 2016 kur i quante plehra deputetët e PS-së në Kuvendin e Shqipërisë dhe deklaronte me krenari: Jam Sali Berisha unë, o budallenj!
Advertisement