Connect with us

Politike

“Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re”, Rama takim me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Milano një takim me bashkatdhetarë në kuadër të turit të takimit me diasporën.

Takimi ka nisur me himnet e dy shteteve, të Shqipërisë dhe Italisë.

Rama:
Një përqafim të gjithëve kudo janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuqezi dhe tre ngjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy popujsh që i ka bashkuar një det i tërë historie.
Shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën. Ju, jo politika as media as biznesi.
Ju jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut.
Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re.

Dje kjo dukej gjëja më e pamundur në botë kur u bëtë mbartësit e peshës tronditëse ntë misionit historik mbi anijet e ndryshkura të Shqipërisë komuniste.

Advertisement

TRENDING