Connect with us

Pinknews

Këngëtarja Mihrije Braha rrëfen momentin e vështirë të jetës së saj, “Më dënuan me 1 vit burg”

Këngëtarja Mihrije Braha e ftuar sëfundmi në rubrikën ‘5 data’ në Prive ka rrëfyer një ngjarje që askush nuk e ka ditur më parë.

Mihrija ka treguar se është dënuar vite më parë me 1 vit burg dhe ka zbuluar publikisht arsyen pse.

Ajo ka rrëfyer se tre dekada më parë artistët e kishin thuajse të pamundur të udhëtonin nga një vend në tjetrin për të dhënë koncerte dhe për këtë arsye është ndaluar nga policia.

Këngëtarja është shprehur se në vitin 1995 ka udhëtuar drejt Maqedonisë me bashkëshortin e saj dhe aty është dënuar me 1 vit burg.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalin policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri. Na i morën pasaportat, na kthejnë, na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me dinarë”, rrëfeu Mihrija.

Ajo shtoi se me bashkëshortin e saj zgjodhën që të jepnin para, që të mos vuanin dënimin me burg.

Ndërkohë para disa ditësh ajo rrëfeu periudhën e vështirë, kur bashkëshorti i saj luftonte me kancerin.

Mihrija ka treguar se ky ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë dhe pavarësisht se para Naimit dukej si grua e fortë, në të vërtetë brenda vetes ishte shumë e dobët.

“Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze. Kur ai shkoi tek doktori i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonin bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit.

Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë sepse unë po luaja dy role”, ka rrëfyer këngëtarja.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *