Connect with us

Bota

PASDARAN KERCENON ME VORBULL VDEKJEPRURESE

Media shtetërore e Teheranit ka pohuar se Irani ka vendosur forca speciale të Marinës përgjatë bregdetit të saj jugor, duke sinjalizuar përgatitje për një pushtim të mundshëm tokësor nga forcat amerikane pas dështimit të bisedimeve të paqes në Pakistan.

Uashingtoni ka urdhëruar vendosjen e mijëra marinsave dhe parashutistëve në Lindjen e Mesme, me vendosje të planifikuar pas fillimit të armëpushimit dyjavor me Iranin.

Megjithëse Presidenti Trump nuk e ka deklaruar qëllimin e tij për të dërguar trupa tokësore.

Këto vendosje trupash do t’u jepnin Shteteve të Bashkuara mundësi më të mëdha për sulme tokësore ose inkursione dhe kanë nxitur përgatitje në Iran, i cili në javët e fundit ka forcuar mbrojtjen ajrore, ka vendosur mina dhe ka ngritur bunkerë në ishuj përgjatë bregdetit të tij.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar të bllokojnë armiqtë e tyre në “vorbullën vdekjeprurëse” të Ngushticës së Hormuzit.

 

Advertisement