Connect with us

Politike

Kërkesa e SPAK për Berishën, Gjokutaj: Një masë e tillë nuk jepej as në komunizëm

Avokati Genc Gjokutaj shprehet se kërkesa e SPAK për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës është jashtë çdo lloj logjike dhe synimi i vetëm është goditja e opozitës.

“Kërkesë që SPAK ka bërë në GjKKO dhe është pikërisht kjo kërkesë që dekripton qëllimin e ashpërsimit të masës së sigurimit dhe nuk ka të bëjë me mos paraqitjen e Berishës njëherë në dy javë por është interesi që ai të mos jetë në krye të PD”, tha Gjokutaj në një emision televiziv.

“Autorizimi i dhënën nga Kuvendi ishte realizmi i këtij skenari dhe ishte urdhër politik i prerë he nuk kishte të bënte me masën. Këtë skenar do të kishin zili dhe turqit dhe rusët dhe nuk mund të imagjinohet që një lider i PD ti thuhet ti mos komuniko. Mbikëqyrja policore nuk ekziston në ligj dhe është shpikje e SPAK. As drejtësia e kohës së komunizmit nuk ka parashikuar të tilla situata që nuk janë të parashikuar në ligj. Nuk ka vend në botë që të aplikojë këtë lloj mase sigurie“, shtoi ai.

Politike

Policia Kufitare Vlorë shpëtoi 12 turistë/ Balla: Roja Bregdetare në krye të detyrës për të ofruar ndihmë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpëtimin e 12 personave nga Policia Kufitare e Vlorës.

Balla shprehet se efektivët dhe Roja Bregdetare janë në krye të detyrës në çdo kohë për të ofruar ndihmë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Vlorë📍Policia Kufitare🛥️⚓️🛟 dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot👏 Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndërshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve.

Continue Reading

Politike

“Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan”/ Alibeaj: Ligj i gatuar në errësirën e natës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, me anë të një postimi shprehet se mbi 100 të dënuar për korrupsion janë amnistuar.

Alibeaj thekson se ligji për amnistinë është gatuar në errësirën e natës dhe është pjellë e pazarit të pamoralshëm politik.

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Enkelejd Alibeaj:

25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”.

Sot, mediat BIRN dhe INA, kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan.  Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë.

Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për  interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.

Continue Reading

Politike

Meta: Në Dogana dhe Tatime bëhet hataja, 500 raste nepotike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar korrupsionin dhe abuzimet tek Doganat dhe Tatimet. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PL-së, Meta tha se në këto dy institucione ka mbi 500 raste nepotizmi.

Meta prezantoi sërish prioritetet e programit të PL, që sipas tij janë lehtësisht të realizueshme.

Meta: Ne jemi të sigurt në arritjen e programit tonë. Nuk po marrim modelin danez sepse jemi shumë larg, por po marrim modelet më të arrija në rajonin tonë. Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për pak magazinë. Në Dogana dhe Tatime bëhet hataje, 500 raste nepotike në tatime dhe dogana.

Shpreh vesimin tim se përmes këtej procesi kaq transparent kaq përfshirës, kaq demokratik, kemi hedhur themele shumë të forta për Shqipërinë e 20 viteve që vijnë, jo vetëm për PL, për zbatimin e 5 prioriteteve tona, për ta realizuar Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.

Prioritetet tona, ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese

Kemi një program mjaft të detajuar që do përpunohet me tej, do elaborohet në cdo detaj dhe zgjon shpresën tek shqiptarët për tu rikthyer dhe riintegruar në vendin e tyre.

Nuk mund të vazhdohet me ato pensione skandaloze që është më e ulet se në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi.

Continue Reading

Politike

Del lista me votat, kush janë më të votuarit për Kryesinë e Partisë së Lirisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar rezultatet e votimit në Komitetin Drejtues Kombëtar për Kryesinë e re Politike të Partisë së Lirisë.

Nga votimi bie në sy se personi më i votuar ështël ish-ambasadori Agim Nesho me 185 vota dhe pas tij rreshtohet Edmond Panariti me 180 vota, Petraq Milo me 177 vota dhe Lefter Maliqi me 175 vota.

Lista e plotë:

1.    Agim Nesho – 185 vota

2.    Edmond Panariti – 180 vota

3.    Petraq Milo – 177 vota

4.    Lefter Maliqi – 175 vota

5.    Petrit Vasili – 171 vota

6.    Eriona Bixha – 170 vota

7.    Erisilda Hoxha – 167 vota

8.    Brunilda Paskali – 165 vota

9.    Ismeralda Seidolli – 163 vota

10.  Brunilda Salaj – 163 vota

11.  Anisa Ibraj – 162 vota

12.  Miranda Rira – 160 vota

13.  Ana Gjidiaj – 157 vota

14.  Genc Gjokutaj – 156 vota

15.  Endrit Braimllari – 156 vota

16.  Ines Shehu – 156 vota

17.  Petrit Sinaj – 154 vota

18.  Kejdi Mehmetaj – 152 vota

19.  Myrvete Asqeri – 150 vota

20.  Kontjana Kuçi – 150 vota

21.  Ana Azizaj – 149 vota

22.  Floida Kërpaçi – 149 vota

23.  Viktor Tushaj – 148 vota

24.  Rexhep Ballmi – 147 vota

25.  Nora Malaj – 146 vota

26.  Gentian Çala – 146 vota

27.  Baki Dervishi – 144 vota

28.  Ardit Çela – 144 vota

29.  Elda Ballabani – 142 vota

30.  Elona Guri – 141 vota

31.  Luan Qato – 141 vota

32.  Arla Merja – 140 vota

33.  Besnik Jakaj – 133 vota

34.  Luigj Turmalaj – 132 vota

35.  Faik Basha – 129 vota

Kryesia e plotë politike, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin, Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Sekretarin e Përgjithshëm, Zëvendës Sekretarët e Përgjithshëm, Sekretarët, Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim, që janë të zgjedhur dhe që sipas Statutit janë automatikisht pjesë e saj për shkak të funksionit që kanë, është si më poshtë vijon:

1. Ilir Meta ( President )

2. Erisa Xhixho (Zv/Presidente)

3. Edmond Haxhinasto (Kryetar i KDK)

4. Tedi Blushi (Sekretar i Përgjithshëm)

5. Silva Caka (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

6. Brunilda Haxhiu (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

7. Anxhela Shenaj (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

8. Bedri Merhori (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

9. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

10.Kristian Kina (Kryetar i LRI)

11. Ambasador  Agim Nesho

12. Prof. Edmond Panariti

13. Prof. Petraq Milo

14. Lefter Maliqi

15. Petrit Vasili

16. Eriona Bixha

17. Erisilda Hoxha

18. Brunilda Paskali

19. Ismeralda Seidolli

20. Brunilda Salaj

21. Anisa Ibraj

22. Dr.Miranda Rira

23. Ana Gjidiaj

24. Genc Gjokutaj

25. Endrit Braimllari

26. Ines Shehu

27. Petrit Sinaj

28. Kejdi Mehmetaj

29. Myrvete Asqeri

30. Kontjana Kuçi

31. Ana Azizaj

32. Floida Kërpaçi

33. Viktor Tushaj

34. Rexhep Ballmi

35. Prof. Nora Malaj

36. Gentian Çala

37. Baki Dervishi

38. Ardit Çela

39. Elda Ballabani

40. Elona Guri

41. Luan Qato

42. Arla Merja

43. Besnik Jakaj

44. Prof. Luigj Turmalaj

45. Faik Basha

Continue Reading

Politike

Veliaj: Lepujt s’më heqin dot, nuk dorëzohem

Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Pavarësisht apelit të policisë për të mos kryer akte dhune, grupiprotestuesit kanë hedhur molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa të rinj janë filmuar edhe duke hedhur vezë drejt godinës. Pjesëmarrja është shumë e ulët.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që po zhvillohet online.

Veliaj duke folur online para këshilltarëve bashkiakë me gjuhë të ashpër ndaj kundështarëve politikë e jo vetëm, atyre që i quan ‘armiqë’ u shpreh i vendosur se do të vijojë të jetë në krye të bashkisë madje inkurajoi dhe këshilltarët bashkiakë të vijojnë punën për një Tiranë më europiane.

Lepujt s’na heqin dot… Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK.  Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni I Berishës të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet” 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING