Connect with us

Aktualitet

Kokaina në ‘Bana King’, Hoxha: Shkuan prokurorët e SPAK

“Policia deri më tani pretendon se skaneri i ka nxjerrë të pastër kontenierin. Ata thonë se nuk ka patur elementë që të bënin të dyshonin se kishte kokainë. Drogën e gjeti qeni. Fakti që kjo u gjet me këmbëngulje, del që kjo është marrë nga informacione të jashtme. Kontenieri që u kap sot në Durrës ëhstë nisur në 20 shtator nga porti i Ekuadorit, më datë 30 Shtator ka kaluar në kanalin e Panamasë. Në datën 28 tetor anija ka ardhur në portin e Durrësit. Fakti që ata kanë këmbëngulur dhe kanë kontrolluar me qen dhe në rastin konkretë sasia që është kapur sot, mënyra se si është kapur tregon që kemi të bëjmë me një linjë. Deri në këto momente sasi të kapura kokainë deri më tani kemi të bëjmë me 3 ton kokainë. Ne jemi vend traziti, Shqipëria nuk ka treg për 3 ton kokainë. Sot prokurorët e SPAK-ut kanë vendosur që të shkojnë vetë. Ata kanë shkuar pasi duhet që të jetë një bashkëpunim me partnerët. Fakti që policia ka qenë me qen dhe kamera tregon se ka pasur informacione, se polica jonë ska shance që të jetë kaq e pregatitur,” tha Hoxha.

Advertisement

TRENDING