Connect with us

Kronike

Kokaina në Durrës, tre në pranga, shpallet në kërkim…(FOTO)

3 persona janë vënë në pranga sasinë e drogës që u kap një ditë më parë në Portin e Durrësit. U arrestuan administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”. U shpall në kërkim pronari i kompanisë Trifon Murataj.

“Port, Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.  Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;

A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit”, njofton policia.

Lajm në përditësim

Kronike

“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”/ Gazetari: Roan Brahimin e takova në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për vrasjen e Roan Brahimit pak ditë më parë në Athinë, Greqi.

Hoxha tha se Brahimi, i cili njihej edhe me emrin Sidi, kishte pasur më herët përplasje me Ervis Martinajn, pasi kishte shkuar te ai me mirëbesim, por ishte marrë peng dhe dhunuar.

Megjithatë sipas gazetarit Hoxha, i cili tha se për herë të fundit e ka takuar Brahimin në Dubai, vrasja e tij në Athinë ka më tepër lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Në emisionin “Top Talk”, gazetari tha se të arrestuarit për vrasjen e Bejtjas janë njerëz të afërm të Brahimit.

Ai gjithashtu shtoi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Brahimaj ishte e vështirë të ekzekutohej.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas.

Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…

Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit. Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Identifikohen drejtuesit e automjeteve në Sarandë, plagoset shoferi dhe pasagjeri i Smartit

Një aksident ndodhi ditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë. Janë identifikuar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.

28-vjeçari Ahmeti ka qenë nën drejtimin e makinës tip “Hummer” ndërsa 42-vjeçari Islami drejtonte makinën tip “Smart”. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i Smartit dhe pasagjeri i tij dhe janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i “Hummerit” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e efektivit/ Policia jep 30 mijë euro shpërblim, për këdo që jep informacion për autorin Azgan Mernica

Policia ofron 30 mijë euro shpërblim, për këdo që jep informacion në lidhje me 23-vjeçarin Azgan Mërnica, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”,- njofton policia.

Continue Reading

Kronike

Emri/ E shtrirë në divan, gjendet e vdekur një grua në Tiranë

Këtë të hënë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua është gjetur pa shenja jete në zonën e “21 Dhjetorit”, Tiranë.

E ndjera quhet Refije Abedini, 73-vjeçe, e cila është gjetur e shtrirë në një divan.

Mësohet se viktima ka vuajtur nga sëmundje të rënda, si parkinson, anemi, dëmtim në shtyllën kurrizore dhe ka hequr gjirin nga kanceri.

Forcat policore e kanë gjetur të nxirë në një pjesë të fytyrës, ndërsa bëhet me dije se ka qenë një javë e vetme, ndërsa gjatë dy javëve te fundit nuk ka lëvizur.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e policit të “Shqiponjave” për gjakmarrje? Zbardhet ngjarja ku rezulton i përfshirë babai i Novruz Cenalisë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e policit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, mesditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit.

Klodiana Lala tha se babai i Novruz Cenalisë rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 1997.

Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla. Cenalia mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave dhe disa vite më pas është bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

 

 

Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë ka ndodhur për arsye gjakmarrje apo një konflikt i momentit siç pretendon policia e Fierit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING