Connect with us

Politike

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Po gërmohet dhe shkruhet historia nga antishqiptarë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ndërsa theksoi se aty po gërmohet dhe shkruhet historia antishqiptare.

Në një dalje për mediat, Zhupa tha se koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

DEKLARATA E INA ZHUPES

Ka rreth 1 vit e gjysmë që si ligjvënëse e Partisë Demokratike, kundërshtoj me argumente koncesionin e Butrintit, pikërisht edhe për rrezikun që vjen për identitetin dhe historinë tonë, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që zgjedhin ata. Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik. Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tat e tij kundra shqiptareve.

Tani do ju ftoj të ndiqni deklaratat e Hernandezit të bëra në intervistë me gazetarin kurajoz Marin Mema, i cili është nga gazetarët që nuk ngurron në çdo rast te mbrojë edhe te lartësojë identitetin tonë kombëtar.
Siç e dëgjuat, sipas Hernandezit, i cili gërmon në Butrint prej kohësh, në këtë qytet antik nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve. Pra sipas tij, nuk ka asnjë gjurmë të paraardhësve tanë.
Ai thotë se nuk është asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur me të drejtë nga Mema mbi fatin e vendasve, Hernandes thotë se vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek. Pra, ne jemi barinj dhe Butrinti është grek. E njëjta teori që përpiqet të vërtetojë e të lartësojë edhe Richard Hodges. Një e pavërtetë e madhe dhe qendrim antishqiptar pa asnjë evidencë historike.
Të dy këta, por dhe të tjerë që i zgjedhin po këta, me kompetencat që ka Hodges në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës së tyre antishqiptare, të deformojmë realitetin, të keqperdorin pushtetin dhe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

 

 

A ka dëm më të madh se ky që mund t’i behet një vendi se sa Butrintin, pasuri botërorë UNESCO, t’ia zhdukësh identitetin e paraardhësve tanë, t’i mohosh historinë, vlerat kulturore? Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta. Ndaj konventa e Parisit ka detyruar shtetin palë të jetë pergjegjes, sepse duhet jetë përgjegjës për historinë e identitetin të vet, dhe jo fondacionet private me individë privatë me interesa meskine, në këtë rast antishqiptare. Ne vazhdojmë betejën në Gjykatën Kushtetuese, por i bëjmë thirrje ministrisë të ndërhyjë, aq sa mund t’i degjohet zëri si 1/5 e fondacionit për të kerkuar largimin e tyre nga Butrinti. Ne kemi arkeologë të mrekullueshem shqiptarë, që duhet jenë drejtues apo bashkëdrejtues të gërmimeve dhe kërkimeve në Butrint dhe kudo në Shqiperi në zonat pasuri kulturore. Shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur identitetin kombëtar, historinë, territorin, kurse qeveria sot jep Shqipërinë për të siguruar jetë luksoze dhe kartvizita luksi për një grup klientësh dhe lobistësh të pushtetit.

Politike

Rrëfehet Erion Veliaj: Ja çfarë ndodh nëse shkarkohet nga Rama

“Partia Socialiste është sot një parti që në mënyrë konstante është në beteja, në përpjekje për të vijuar të transformojë Shqipërinë, dhe unë besoj që PS sot është padyshim forca më patriotike dhe më progresiste që ka patur ndonjëherë vendi”, kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu Veliaj nënvizoi se në asnjë moment tjetër Shqipëria nuk është qeverisur nga një forcë më e mirë, se Partia Socialiste.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Erion, ti përmende pak më herët banaqet e Tiranës, ato që Rama i quan kazani mediatik, në një nga këto dëgjova me këmbëngulje që thoshte Erion Veliaj do shkarkohet nga drejtues politik i qarkut të Tiranës dhe nuk e di nëse kjo do ndodhë apo jo, por nëse kjo ndodh çfarë do të thotë për Erion Velinë.

Erion Veliaj: Unë kam punuar si aktivist edhe si njeri që bën fushata në PS pa patur asnjë ofiq, kështu qe do ta bëj këtë gjithmonë, me ofiq ose pa ofiq, me Bashki ose pa bashki, me titull ose pa titull. Sepse unë besoj që njerëzit që i trajtojnë betejat e tyre si pjesë një misioni janë ata që i fitojnë betejat dhe e çojnë misionin deri në fund. Njerëzit që pastaj, në varësi të ofiqit që kanë, dhe të kujtoj që në 2009 pata një super disfatë, për një grusht votash humba mandatin ne Berat, dhe nëse vure re nga 2009 deri në 2013 përfshi edhe 21 janarin, angazhimet e tjera, punën me diasporën, e bëra pa patur asnjë ofiq. Kjo do të thotë që në botë janë ndarë njerëzit, që e ndjejnë që kanë një vokacion dhe kanë një mision dhe njerëz që pastaj mendojnë që vetëm kur të kem ofiqin dhe spaletat do shkrep pushkën.

Pyetje: Më kujtove një shembull të bukur të 2009, në sondazhet që unë drejtoja atëherë G99 ishte shumë lart, shumë më lart se LSI, dhe befas G99 u kthye në një kamikaze përballë LSI, e di që nuk keni për ta pranuar kurrë, por unë e di shumë mirë që në atë rrugë, shkuat për shkak të një rakordimi që kishit me kreun e PS, z.Rama dhe jam i sigurt që u vetësakrifikuat me ndërgjegje për një gjë të tillë, në emër të një kauze të fitores së PS vetëm, pra pa ndihmat e patericave të LSI, mendoni se z. Rama mund t’iu sakrifikojë edhe ju, por kësaj radhe pa dijeninë tuaj?

Erion Veliaj: Kjo është një pyetje që nuk është për mua dhe s’është me vend se nuk besoj se edhe analogjia që ju përmendët e 2009 ishte një sakrifikim. Ishte një kalkulim i sondazheve të asaj kohe ku ne besonim se kishte qoftë edhe për ato pak vota, një dritare shumë të mirë për një forcë të re. Sigurisht duke mos patur komisionerë, prezencën kapilare. Vendimi më racional ishte të bashkonim forcat me atë që është partia më e madhe në vend, më progresiste në vend. Atë parti që Edi Rama e transformoi me dyer të hapura, por fillimisht me një mendje të hapur, si një hapësirë për të gjithë të rinjtë që donin të jepnin një kontribut, dhe ma dha këtë shans mua, ia dha këtë shans shumë të tjerëve. Është sot një parti që në mënyrë konstante është në beteja, në përpjekje për të vijuar të transformojë Shqipërinë, dhe unë besoj që PS sot është padyshim forca më patriotike dhe më progresiste që ka patur ndonjëherë vendi. Në 100 e ca vite shtet nuk gjykoj që ka patur një moment që Shqipëria të jetë qeverisur nga një kryeministër, apo një forcë më e mirë, me gjithë imperfeksionet tona. Shiko, njeriu edhe në familje ka gjëra që duhen sqaruar edhe prodhohen pafund debate, imagjinoje një familje me 1 milion veta dhe me një kuzhinë me 1 mijë tiganë, ku ka 1 mijë kantiere që ziejnë kudo. Sigurisht që ka gjithmonë vend për të bërë disa gjëra më mirë. Kemi patur një transformim total në Bashki edhe me ndryshimin e nënkryetarëve edhe me ndryshimin e drejtorive, është një familje e madhe me 12 mijë veta, rreth 11 700 në mos gaboj, kështu që në këtë sens është pjesë  e një ristrukturimi të jashtëzakonshëm, por unë gjykoj që për sa kohë që qyteti mban ritmin e punëve, njerëzit secili që ka bërë punë do vlerësohet, secili që duhet të bëjë sqarime duhet të bëjë sqarime, por që karvani do shkojë përpara kjo s’ka asnjë dyshim.

Continue Reading

Politike

Unë të kërkoj pazar me SPAK-un?”- Meta: Aktori më i fuqishëm në këtë vend jam vetë

lir Meta ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të drejtuesit Alban Dudushi në RTSH1 se ai nuk ka pse kërkon të bëjë pazare me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion sepse ai vetë aktor i fuqishëm në vend.

Meta theksoi se SPAK-u e ka nisur çështjen ndaj që në vitin 2019 kur ai ishte në përplasje për Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa lëshoi një sërë akuzash në drejtim të juristëve që janë marrë me çështjet e Ilir Metës.

Unë të kërkoj pazar me SPAK-un? S’ka aktorë të fuqishëm në këtë vend, jam vetë aktor i fuqishëm se unë dal përballë të gjithëve, dal përballë SPAK-ut, dal përballë kujt të duash, më sill kë të duash në këtë vend.

Ma sill mua këtu! Është çështje morali kjo, është çështje integriteti kjo. E para SPAK-u e ka nisur çështjen që në vitin 2019, në kulmin e përplasjes sime për Gjykatën Kushtetuese.

Në dhjetor të vitit 2019 në bazë të një delikuenti i cili është dënuar nga gjykata për dhunë në familje, është çështja e tyre le ta mbajnë. Është një jurist tjetër që është dënuar në kohën e Enverit, në kohën e Ramizit, në kohën e Fatosit, është dënuar këtu është dënuar në Belgjikë me emër tjetër, është dënuar në Amerikë, është dënuar kudo! Ai përditë del nëpër studio.

Pse ? Sepse paguajnë incineratorët, ndërsa unë kam punë tjetër, kam 5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus”, u shpreh Meta.

Continue Reading

Politike

Ilir Meta: Le t’i marrin pasuritë e mia. S’kam bërë operacione plastike

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. I revoltuar Meta shprehet se të gjitha çështjet ndaj tij janë përralla që “vijnë si pasojë e Ramaformës”.

Në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH1, Meta u shpreh se SPAK nuk është një institucion legjitim, por një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Si ta kem qasjen normale më SPAK kur ai thotë se gjykatat vendosin çfarë themi ne. Unë nuk jam i persekutuar politik. Pasuritë e mia t’i marri të gjitha. Tjetër çfarë ka SPAK me mua?  Kam bërë që ndonjë operacion plastik unë se nuk di gjë?

Asnjë gjë nuk ka me muza SPAK, zero. SPAK është pjellë e Ramaformës. Duhet të ishte institucion legjitim, por nuk mund të ishte.

SPAK është një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe shkatërruar pluralizmin politik. Duke marrë ën mbrojtje atë që gënjen edhe për orën dhe e dinë të gjithë se çfarë problemesh ka.   

Unë nuk kam thënë kurrë se jam i persekutuar nga SPAK. Për çfarë çështjes? Për përrallat e tyre? Kjo zgjidhet duke shkuar te sovraniteti Kushtetutës, tek 140 votat”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk bën më habi me deklaratat e tija dhe ato janë bërë sa të zakonshme, aq edhe përsëritëse njëkohësisht.

Por, është e sigurt se ai ka nisur tashmë një fushatë reale për të qenë koka drejtuese e opozitës shqiptare, në mungesë fizike në terren të liderit real, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie prej 31 dhjetorit 2023, pasi Prokuroria e Posaçme SPAK e ka futur në hetimin e dosjes “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në paraqitjen e radhës televizive, në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, përballë gazetarit Alban Dudushi, Meta foli për SPAK-un, ku nuk i uli tonet ndaj kreut të institucionit, Altin Dumanit.

“Unë të kërkoj pazar me SPAK-un? S’ka aktorë të fuqishëm në këtë vend, jam vetë aktor i fuqishëm se unë dal përballë të gjithëve, dal përballë SPAK-ut, dal përballë kujt të duash, më sill kë të duash në këtë vend”.

Ishte ky komenti fillestar i tij për organin e drejtësisë së re.

Më tej, e sfidoi hapur kreun e Prokurorisë së Posaçme: Ma sill mua këtu! Është çështje morali kjo, është çështje integriteti kjo. E para SPAK-u e ka nisur çështjen që në vitin 2019, në kulmin e përplasjes sime për Gjykatën Kushtetuese.

Foli po ashtu edhe për kryeministrin Rama, rreth të cilit tha se është peng, por pa përmendur se peng i kujt është.

Shtoi se forca e krijuar nga ai, Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, ka qenë garantuese e rotacionit të nevojshëm politik, pa përmendur se ky rotacion politik nuk e përfshinte partinë vet.

Ndërsa, luftën e vërtetë që ai po bën, e vuri në shinat e një slogani, ku me pesë prioritete, do të bëhet lufta për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë.

Gjëra, të cilat janë thënë sigurisht edhe më parë.

Por veçoria ndalet në faktin se Meta tashmë është i pranishëm thuajse çdo ditë në studio televizive, aktiv i paepur në terren, në media sociale, kudo që ka audiencë.

Ai madje arrin deri aty sa të flasë edhe për “strategji marketingu”, për gabime thelbësore që janë bërë me organizimin më parë, me renditjen e fjalimeve, kohëzgjatjen e tyre tejet të madhe në një epokë ku gjërat duhen thënë shkurt dhe qartë.

Është kthyer në një kryetar real partie dhe të vendosur për betejën e tij, edhe kur duhet të “sakrifikojë” gurë të çmuar në PL, si bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila politikisht duket si e djegur tanimë.

Ish-kreu i shtetit, do kreun e opozitës. Dhe me opozitën e çakorduar nga një betejë që vijon, e vijon, e vijon, nuk është e thënë që mos t’ia dalë.

Albanian Post

Continue Reading

Politike

Meta: Lufta jonë është për jetë a vdekje. Do japim llogari si Çeçoja po na zgjodhën

Lufta e Ilir Metës janë zgjedhjet e ardhshme të 2025, ku presidenti i Partisë së Lirisë thotë se populli duhet të rikthejë sovranitetin dhe të largojë këtë qeveri të korruptuar.

Duke i konsideruar zgjedhjet e prillit të 2021 si të shitura në tavolinë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, meta tha se nëse ai zgjidhet për të drejtuar qeverinë në 2025 do të jap llogari para shqiptarëve.

Në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH 1, Meta tha se opozita duhet të krijojë presion te qeveria dhe jo anasjelltas.

“Një opozitë që ndeshet me një regjim mafioz nuk mund të sillet si opozita në Danimarkë. Duhet të jetë një opozitë me një ritëm tjetër dhe duhet të jeta ajo që duhet të mbajë nën presion dhe jo këta që zgjidhen të mbajnë në presion një popull të tërë. Në 2021 të gjithë e dimë që zgjedhjet u shitën në tavolinë. Tani ndeshja është për jetë a vdekje për shqiptarët jo për mua e Sali Berishën. Do kthehen shqiptarët dhe do na kërkojnë llogari dhe ne do japim llogari si Çeçua para tyre”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING