Connect with us

Politike

Konferencën ndërkombëtare/ Nesho: Ideja e Ramës është e rrezikshme

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, kritikon ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën, duke thënë se është shumë e rrezikshme pasi iu jep serbëve mundësinë për të diskutuar çështjet historike tashmë të mbyllura më 1999 dhe 2008. Në një intervistë për KosovaPress, Nesho thotë se Rama nuk duhet të kishte propozuar as draft për Asociacionin ndërsa komenton edhe masat ndëshkuese ndaj Kosoves të vëna nga Bashkimi Evropian.

Prej 26 majit situata në komunat më veriore të Republikës është tensionuar, ndërsa gjatë kësaj kohe kemi parë një rol shumë aktiv të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zgjidhjen e kësaj situate. Fillimisht, ai propozoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e më pas propozoi mbylljen e liderëve në një konferencë deri në zgjidhjen e situatës. Nesho thotë se Rama “nuk ka aftësi intelektuale” të jetë i përfshirë në projekte të tilla dhe se me këto ide nuk po i shërben interesit kombëtar. Ambasadori shqiptar thotë se Asociacioni është thjesht një tjetër mjet i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të mbajtur një konflikt artificial në veri të Kosovës.

Çështja e projektit të Asociacionit nuk ka asnjë vlerë, vetë Rama nuk ka ndonjë aftësi intelektuale që të projektojë ose të jetë i angazhuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës… 00:20 Çështja e projektit të asociacionit të paraqitur nga Rama, është thjesht dhënia oksigjen Vuçiqit, i cili kërkon të realizojë projekte të tij, por jo t’i zgjidhi as çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, as të bëhet pjesë e perëndimit. Projekti i Vuçiqit, unë kam insistuar disa herë, është një projekt tjetër. Minimalisht do të qëndrojë për arsyeje se lidhjet e tij, historike por edhe aktuale, influenca e madhe e nacionalizimit rus brenda territorit të Serbisë e ka projektuar Serbinë si një vend satelit dhe asnjë regjim në Serbi nuk mund ta ndryshojë kaq lehtë këtë situatë… Çështja e Asociacionit është gozhda që Vuçiqi kërkon për të destabilizuar dhe të mbajtur një konflikt artificial në veri të Kosovës, sepse ky konflikt nuk duhet të ekzistojë as nëpër tezat e të drejtës ndërkombëtare, sepse nuk është një konflikt i tillë”, deklaroi Nesho.

Ideja tjetër e kryeministrit Edi Rama për një koferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, për ambasadorin Nesho është e papranueshme. Sipas tij, këto janë ide që i shërbejnë vetëm projekteve serbo-ruse për ndryshime të reja gjeopolitike në Ballkan.

“Çështja e konferencës edhe kjo nuk ishte nga padituria ose mënyra për të shprehur diçka origjinale gjë që gjithmonë kryeministri shqiptar e ka bërë. Kjo ishte diçka e para menduar për të realizuar ato projekte që serbët kërkojnë me domosdo. Dhe kryesorja që kërkon si Serbia dhe Rusia në Ballkan është ndryshimet e reja gjeopolitike në Ballkan… 06:00 Projekti i fundit edhe deklarata e Ramës që të mbyllen në një konferencë është tepër e rrezikshme për t’ju dhënë mundësi serbëve për të ridiskutuar çështjet historike tashmë të mbyllura”, thekson Nesho.

Nesho deklaron se presidenti serb Vuçiç dëshiron që të mbajë në pafundësi situatën nën tension në veri me shpresën që një ditë edhe çështja e Rusisë të rikthehet dhe të bëhen ndryshimet gjeopolitike që ëndërron.

Serbia po provokon në veriun e Kosovës. Do të ishte në dëshirën e saj që ky provokacion të ishte i pambyllur. Me shpresë që një ditë çështja e Rusisë do të rikthehet dhe ai mendon që duke u bërë aleat nga njëra anë me Rusinë dhe me Kinën, duke mbajtur këto ekuilibra, por edhe duke qëndruar në karrigen që i jep BE, do të bëjë një lojë. Loja e Vuçiqit është një lojë e niveleve të vogla të filozofisë së Titos. Do ta mbajë Serbinë me një vend të paangazhuar, kërkon të marri edhe nga mendjelehtësia e shqiptarëve, kërkon të bëjë një bllok, duke ju thënë atyre që me krijimin e një blloku asnjanës dhe të paangazhuar në Ballkan ne do të jemi qendra e vëmendjes dhe do të luajmë politikë të madhe”, deklaron Nesho.

Nesho flet edhe për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se janë të palogjikshme por Evropa po zgjedh rrugën më të lehtë. Ai thotë se Perëndimi nuk është mësuar t’i thonë jo asnjëherë dhe shpesh shqiptarët kanë qenë qesharakë.

“Kush po armatoset 110 për qind me armë, sa të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor? Po rrezikohet nga populli liridashës i Kosovës, që ka qenë gjithmonë i shtypur atje, a po nga shqiptarët apo nga vendet tjera të NATO-s? Ky është një nonsens që vet Evropa e kupton. Po dëshira e saj në shumë raste vë dhe sanksione të tilla të palogjikshme, se e ka më të lehtë në dy drejtime. Ne jemi dashamirës ndaj perëndimit dhe në shumë raste bëhemi qesharak me pranimin e çështjeve që ata shtrojnë dhe këtu kemi një element për herë të parë Osmanin dhe Kurtin, të cilët kanë dhënë gjoksin dhe nuk pranojnë presione të tilla dhe për çështjen kombëtare është më se e sigurt që duhet të mbash qëndrime të tilla dhe nuk mund të bësh kompromis për çështjen kombëtare”, deklaron ai.

Ambasadori shqiptar deklaron se është e paimagjinueshme që Kosova të dalë kundër interesave të saj pas çdo kërkese nga ndërkombëtarët. Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë unik për t’i treguar botës së provokimet vijnë nga Serbia.

Nuk mund të vlerësosh ti në pafundësi se jemi partnerët tënd, ne të kemi ndihmuar që ti të krijosh dhe ti të bëhesh vegël në çdo moment edhe kundër interesave të tua. Kjo është e paimagjinueshme edhe në këtë kuptim unë mendoj që elementi agravues që duhet dhe ne të gjithë duhet të punojmë, sidomos me ndërkombëtarë, është çështja që e provokimeve që vijnë nga Serbia”, shton ai.

Nesho thekson se liderët e Kosovës e kanë dëshmuar që qëndrojnë besnik parimeve por nuk duhet të këmbëngulin në pafundësi. Sipas tij, Kurti mund të tregohet më elastik në disa kërkesa, siç është që kryetarët e Komunave të mos shkojnë në objektet e Kuvendeve Komunale.

“Ne duhet të rezistojmë, ajo që e tremb perëndimin është uniteti dhe reagimi, opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri. Unë jam gjithmonë që pavarësisht që edhe diplomacia duhet ushtruar nga institucionet qeverisëse të Kosovës, që në shumë raste duhet të jemi më elastikë. Pavarësisht që Qeveria e Kosovës e ka fituar luftën si në opinionin publik shqiptar, ashtu edhe në ndërkombëtar që qëndron në principe dhe në vlera, që qëndron për mbrojtjen e sovranitetit e saj. Por, shumë gjëra të tjera mund të jenë edhe të tejkaluara, nuk ka nevojë që të shkohet me këmbëngulje në pafundësi… 36:59 Të jetë më elsatike, të bashkëpunojë dhe të bëjë lëshimë kur nuk janë të rëndësishme p.sh. shumë gjëra jo të rrimë në ndërtesë, jo të bëjnë atë, pika kryesore u vendos, veriu i Kosovës nuk mund të jetë pronë e bandave dhe kriminelëve si të Vuçiqit ashtu edhe të njerëzve të tjerë që kërkojnë të pasurohen duke krijuar zona të caktuara jostabilitieti brenda në Kosovë”, deklaron Nesho.

Së fundmi, një pjesë e opinonit publik në Kosovë si dhe disa eurodeputetë në Parlamentin Evropian kanë adresuar kritika ndaj përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për njënshmëri duke i mbajtur anën Serbisë. Nesho, me një gjuhë diplomatike, thotë se kritikat e eurodeputetëve tregojnë që diçka nuk shkon, mirëpo thotë se më shqetësuese është fakti se disa shtete evropaine i besojnë shumë ish-ministrit të Millosheviç, Aleksandër Vuçiç.

Derisa kjo çështje po sensibilizon njerëz të ndershëm, diplomatë dhe politikanë në Parlamentin Evropian, tregon që diçka nuk shkon. Ne kemi ditur qysh përpara që Lajçaku në veprimtarinë e tij ka qenë një njeri që ka shërbyer si në Moskë dhe ka qenë i baraz larguar nga interesat e perëndimit dhe lindjes, por menduam që ky do ishte pikërisht një kompromis. Këtu çështjet kanë ndryshuar për arsye, sepse në këtë moment krize, perëndimi nuk ka kohë të merret me ballkanin, nuk ka kohë për t’i futur deri në fund siç bën, për arsye se ka frontin e Rusisë, Ukrainës, frontin e vendeve baltike, interesat e detit të veriut që janë tepër të ndërlikuara nga veprimet shtesë dhe të paimagjinuara që Rusia mund të bëjë në kushtet e dështimit që po mëson në Ukrainë. Ne nuk vuajmë vetëm nga negociatorët, sepse kjo është në vëmendjen e gjithë liderëve evropianë, ne vuajmë nga sëmundja që ka një pjesë e tyre për t’i dhënë një rol të ekzagjeruar dhe një besim të tejskajshëm që kanë ndaj nacionalistit Vuçiq, i cili nuk ka ndryshuar asnjë gjë, vetëm veshjen edhe asnjë gjë tjetër”, shprehet Nesho.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar ndërsa në vazhdimësi janë sulmuar edhe gazetarët e kameramanët shqiptarë. Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Politike

Nisma e Ramës për Drejtësinë, reagon SHBA-BE: E nxituar, të jetë gjithëpërfshirëse

Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit, shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama, synon realizimin e një cikli të ri reformash që do të duhet të trajtojnë problemet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë, komentuan për Zërin e Amerikës hapat e hedhur në parlament për këtë nismë, ku brenda katër ditësh u miratua rezoluta e më pas dhe ngritja e një komisioni të posaçëm. Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”. Ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”. Kjo e fundit ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe në të dy rastet zgjodhi të bojkotojë votimin e tyre në parlament.

Si në rezolutë ashtu dhe në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Ndonëse në dokumentat e propozuara prej saj, shumica flet për një proces gjithëpërfshirës shoqëruar me konsultime të gjera, mënyra se si ajo avancoi me shpejtësi, përballë një opozite që po i kritikonte hapat e saj, duket se ka bërë që si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i BE-së, t’i mëshojnë me forcë këtij momenti. “Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehet ambasada amerikane duke vënë në dukje se diçka e tillë do të jetë po ashtu “kyçe dhe për mbështetjen tonë për të”.

Debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistëve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrje të mundshme në reformën në Drejtësi, e cila pati SHBA-të dhe BE-në si sponsorët e saj të fuqishëm. Në dokumentat e miratuara socialistët zotohen të garantojnë “pakthyeshmërinë” e kësaj reforme. E megjithatë, ambasada amerikane në komentet e saj për Zërin e Amerikës shprehet se “theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”. Edhe Delegacioni i BE-së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”./VOA

Continue Reading

Politike

Lulzim Basha shpalos programin elektoral: 2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë

Partia Demokratike zyrtare është duke shpalosur programin e saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalën e tij, kreu Lulzim Basha, u shpreh se Partia Demokratike, është e vetmja forcë që mund të hartojë një program për zhvillimin e vendit. Kjo pasi sipas Bashës, PD është e vetmja “që nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por edhe për shqiptarët në tërësi.”

Kryedemokrati prezantoi iniciativën e PD-së për themelimin e atij që do të quhet Fondi për Familjen.

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

Çdo vit do të akordohen

100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

Continue Reading

Politike

1 vit para zgjedhjeve/ Basha prezanton sot programin elektoral! Pas tij, ‘tur’ me qytetarët

Partia Demokratike shpalos më 1 Qershor në orën 11:00 nga Parku Olimpik programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Demokratët e vulës prej muajsh po punojnë në selinë e vogël ende me qira, për alternativën e tyre qeverisëse.

Ekonomia do të jetë kryefjala e programit me propozime si vende të reja pune me paga të larta, taksa e sheshtë, qeverisja e vogël, parashikueshmëria fiskale si dhe nxitja e konkurrencës.

Edhe bujqësia do të ketë një vend të rëndësishëm. Ndër propozimet që Lulzim Basha dhe ekspertët e tij do të kenë janë subvencionet dhe investimet në këtë sektor.

Përpara demokratëve, Basha do të premtojë edhe zgjidhjen e çështjes së pronës si dhe alternativa për artin, kulturën, sportin e shëndetësinë.

Betejën që nuk arriti ta çonte deri në fund në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare Kosovës, Basha kërkon ta fusë në programin e tij, për financim vjetor 50 milionë euro, ku do të parashikojë edhe bashkërendim të axhendave me vendet e tjera të rajonit.

Megjithatë ky program, vjen në një kohë, kur Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës. Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD më 11 qershor. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, pas përçarjes së thellë, duket se po mbajnë peng edhe nxjerrjen e kandidatëve, të cilët Lulzim Basha pritet t’i zbulojë pas verës.

Continue Reading

Politike

Balluku zbulon grup të strukturuar kriminal te ujësjellësi i Vlorës: Dosjen do e dorëzoj vetë në SPAK

Më një kohë kur kreu i SPAK është ankuar se gjithnjë e më pak kallëzime vijnë nga institucionet publike në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, ka qenë zv. kryeministrja e cila sot ka paralajmëruar se ka gati dosjen për një grup të strukturuar kriminal në Ujësjellës kanalizime Vlorë

“Dosjen do ta çoj në SPAK”, u tha ajo.

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, ka mbajtur këtë të premte një takim me punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj të ashpër Balluku ka parlajmëruar zero tolerancë për punonjësit në këtë institucion, ku theksoi se do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

Balluku shtoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Vlorës është përfshirë në një aferë korruptive.

Ajo ka shtuar se çdo person që është përfshirë në këtë skemë do të kallëzohet në SPAK dhe do të ndiqet penalisht.

Ajo thotë se ka një përmirësim të të ardhurave, përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet nga Bashkitë e tjera, përveç Vlorës.

“Sot kemi një përmirësim nivelesh të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet.

E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët.

Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.

Një mesazh e ka pasur për punonjës, që i quajti një grup të strukturuar kriminal.

“I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit”, tha ajo.

Në fund, paralajmërimin e mbylli duke ua bërë të qartë të gjithëve, “Zero tolerancë për këdo që abuzon me detyrën”.

Continue Reading

Politike

Meta nuk përmbahet ndaj Edi Ramës: Shteti është kapur nga një kryehorr

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp u prononcua në lidhje me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Meta u shpreh se ky bishte një sulm kriminal i qëllimshëm, ndërsa shtoi se “dihet se nga e marrin trimërimin persona të tillë.

“Akt kriminal i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim. Dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave e banditëve. Shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.

Meta foli mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se është një komision që legjitimon Rama-formën.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën…

Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.

Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka theksuar mbështetjen që programi i PL i jep familjeve shqiptare me qëllim ndalimin e shpopullimit dhe lehtësimin e jetës sidomos për familjet e reja.

Meta u shpreh se synohet rritja e bonusit të bebes, numri i kopshteve dhe çerdheve, si dhe rritje e kohëzgjatjes që fëmijët të mund të rrinë në këto institucione.

“Jemi dëshmitarë se në Tiranë, Durrës etj kemi zona të mbipopulluara ku mungojnë kopshtet e çerdhet apo kur prindërit humbasin shumë kohë që të dërgojnë fëmijët në çerdhen më të afërt.

PL mbështet familjet e reja, në program përfshihet shtimi i personelit në kopshte e çerdhe dhe rritja e orëve ku fëmijët të mund të rrinë nën kujdesin e edukatoreve.

Nxisim nënat e reja të lindin më shumë fëmijë duke i ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse”, theksoi Illir Meta

Continue Reading
Advertisement

TRENDING