Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kreu i FRPD kërcënon: Jo më protesta me lule, do të ketë përplasje të forta

Besart Xhaferi, kryetar i FRPD, deklaroi se, populli shqiptar është i gatshëm që të ndjekë frymën e protestave dhe rezistencës ndaj qeverisë, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë për hallet e tyre dhe për një hall tjetër të madh të rendit kushtetues, siç është edhe ekzistenca e opozitës.

Kreu i FRPD-së tha se në ditët në vijim pritet të ketë jo më protesta paqësore si deri më tani, por ato do të jenë të forta, ndërsa shtoi se nuk do të mungojnë as përplasjet, si e vetmja mënyrë sipas tij për të garantuar ekzistencën e rendit kushtetues.

 

Advertisement

TRENDING