Kronike
LDK shpall fitoren në Prishtinë, LVV në Mitrovicë
Përparim Rama i LDK-së, kryetari aktual i Prishtinës, ka shpallur fitoren në kryeqytet. Ai falenderoi qytetarët për besimin që i dhanë edhe për një 4 vjeçar tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim.
“Unë e kam shprehur edhe më parë. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë të cilët i bashkohen vizionit transformues. Projekt i madh që e kemi nisur prej 4 vitesh, dhe tani po e vazhdojmë sërish. Falenderoj nga zemra qytetarët për besimin që më dhanë sërish. I ftoj të gjithë që të na bashkohen dhe të bëjmë një asamble të fortë dhe të fuqishme.”, tha ai.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha rezultati në Prishtinë është i rëndësishëm pasi nga kryeqyteti nisin ndryshimet e mëdha.
“Kemi garuar në 9 komuna, sonte kemi fituar 5. Në raundin e parë kemi fituar 2. Në disa komuna provohet, angazhohet vjen një kohë dhe në mënyrën më demokratike të ndryshojë qeverisja. Kandidatët tanë duhet të ndihen krenarë për angazhimin e bërë. Në përgjithësi LDK ka një rezultat të jashtëzakonshëm në një garë të vështirë. Nisur nga Prishtina, vazhduar në Pejë…pra janë fitore thelbësore të LDK, me të cilat duhet të shohim edhe frymën e ardhshme në politikë. Jemi të lumtur që Prishtina ka folur e para. Në Prishtinë kemi pasur mbështetjen e qytetarëve. Mos harroni një fakt, në Prishtinë LDK dhe Përparim janë të parët. Prishtina ka reflektuar e para. Të dalë LDK e para si parti në Prishtinë, sepse në kryeqytet nisin ndryshime të mëdha edhe në nivel nacional.”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkuar edhe në Mitrovicë të Jugut pas fitores së Faton Pecit në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.
Ai bashkë me Pecin, me plisa në kokë, kanë festuar fitoren e VV-së.
Ata i kanë falënderuar qytetarët për mbështetjen që ua kanë dhënë.
Video: