Connect with us

Kronike

Lëvizte me armë duke alarmuar qytetarët, vihet në pranga 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Fier/Mbante armë zjarri me vete, teksa lëvizte me automjet, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Gjatë operacionit policor të koduar “Finalizimi”, sekuestrohen një pistoletë, municion luftarak dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. S., 26 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kronike

Përplasi të moshuarin dhe u arratis, vihet në pranga 35-vjeçari

Policia në Fier ka arrestuar një 35-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur me makinë një të moshuar gjatë ditës së djeshme

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Continue Reading

Kronike

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Burime për gazetaren Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e 26 prillit.

Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave.

Dritan Stokan, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Alqi Hajdini 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
Yllu Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

 

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ 18 vjeçari shqiptar bie nga 10m lartësi, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një punëtor me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

I riu shqiptar është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë.

Continue Reading

Kronike

“Benzi” përplas këmbësorin në Fier, 71-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetsore

Një aksident është regjistruar rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli” në Fier. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, një 71-vjeçar me inicialet D. T.

Po ashtu bëhet me dije se 71-vjeçari ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi:

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Çela kërcënoi me armë punonjësit e ndihmës sociale, arrestohen bashkëpunëtorët

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Buzaishtë, pranë Pogradecit, pasi dyshohet se ndihmuar Spartak Çelën të arratisej pas konfliktit me punonjësit e ndihmës sociale.

Kujtojmë se ditën e djeshme 39 vjeçari Çela, pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Në pranga u vunë A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e Spartak Çelës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING