Politike
SPAK DUHET TE SHKOJE TE RAMA PER BALLUKUN
Analisti Fatos Lubonja foli lidhur me çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku. Lubonja theksoi se drejtësia duhet të shkojë te arkitekti i aferave që sipas tij është kryeministri Rama.
“Me goditjen e Ballukut nga SPAK u duk që janë disa amerikanë mbrapa, nënkuptohet të Trump që nuk e mbështesin më Ramën s administrata e Biden…U krijua një situatë që amerikanët po e rrëzojnë….’; Pati edhe disa deklarata nga ambasadorë që folën për krimin e organizuar.
Rama këtu një shqetësim e ka pasur, por duke pasur në dorë të gjithë levat ka edhe mekanizmat e vetë të mbrojtjes dhe një nga këto është dora që i shtrin Netanyahut…kërkon të shpëlajë fytyrën nga gjithë këto krime që i ka bërë brenda vendit me korrupsion. A do ia arrijë apo jo, mbetet për t’u parë.
Nuk ka gjetur një mënyrë ta shkarkojë Ballukun për të mbyllur këtë gropë të zezë, dhe disa të tjerë thonë që i bërë presion…A mund të ndahet? Po edhe mund të ndahet. Mund të gjendet një artificë që të shkojë në drejtësi. Nëse SPAK nuk shkon te Rama që është autori…çfarë mund të them. Por këta po luajnë volejboll për çështjen Balluku”. -u shpreh Lubonja