Connect with us

Politike

‘Lufta’ në PD, Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit

Ish-kryparlamentarja Jozefina Topalli duke ju përgjigjur pyetjes në lidhje me situatën në PD thotë se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit.

E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorëheqjen në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.

Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?

Topalli: Në zgjedhjet politike po!

Berisha për votimin elektronik: Operatorët ishin militant të PS! Ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive

1684837825_berisha.jpgPas humbjes më 14 maj, Sali Berisha e gjen fajin edhe te pajisjet e votimit elektronik që u krye në tre bashki, Kamëz, Vorë e Elbasan. Sipas tij, ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive për të ndryshuar rezultatin.“Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike është një gjë jo kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votim elektronik.

Janë ërdorur si militant të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar e asistuar zgjedhësit në këtë votim. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të PS. Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtimme të gjitha ligjet ka shoqëruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra të tjera në të cilat është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. këto janë të dokumentuara por ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive. Ekspertët kanë thënë se këto akineri nuk janë të sigurta dhe kanë treguar se si mund të bëhen të sigurta”, tha Berisha.

Berisha e kap më mediat: Pse mbrojnë Ramën, nuk e shohin që vota u ble! Janë të blerë edhe ata

1684837303_berisha.jpgIsh-Kryeministri Berisha nuk ndalet së justifikuari humbjen e thellë të 14 majit me manipulimet sipas tij. Edhe në takimin sot me Kryesinë dhe grupin e ‘Rithemelimit’ ai tha se vota e blerë madje i kërkoi llogari edhe gazetarëve të cilët sipas tij nuk e mbështesin këtë qëndrim.“U them avokatorëve të verbër të Edi Ramës, që u ka verbuar sytë e mendjes. Tragjike që bëjnë avokatinë e këtij procesi. Është hera e parë në histori që vota blihet haptas, publikisht, me 670 mijë zarfa. Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, drejtuar pensionistëve shqiptarë. Rama mblodhi punonjësit në Kryeministri dhe i tha ‘ti do ta kesh rrogë 2 milionë’ e kështu me radhë. Ai mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur votës e shqiptarëve.

Një tjetër blerje nën dorë ishte operative. Në një pjesë të madhe të bashkive, në ato ku ai parandjenjë rrezik. Unë kam dëgjuar avokatët e mega krimit në media të shtrojnë pyetjen: keni –prova?  Ato denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje! Nuk ka provë më të madhe sesa këto që thashë! Asgjë nuk i pengon atyre të shohin, por siç duket ata që kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën atyre”, tha Berisha.

Politike

Meta: Ajo që ka ndodhur me Berishën është çmenduri

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha sulmon Dumanin e SPAK: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.

Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”

Continue Reading

Politike

Argita Berisha Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen “Berisha” në Strasburg

Argita Berisha, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar në A2 CNN arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin njoftuar.

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Argita Berisha tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Berisha tha se procesi po zvarritet edhe me qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Berisha

Continue Reading

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Pasuese e Berishës? Argita e pranon dhe ‘fik’ Bardhin: Gati për çdo pozicion në PD!

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë Demokratike, duke lënë të hapur edhe mundësinë e drejtimit të Partisë Demokratike.

“Kam qenë shumë e vërtetë në ato që kam thënë. Nuk e kam parë kurrë politikën si fushën ku do të doja të jepja kontributin tim. Unë kam qenë gjithmonë e lidhur me politikën. Jam shumë e kënaqur me profesionin që bëj. Si shumë shqiptarë të tjerë nuk e shikoj aktivizimin në politikë si një çështje timen kryesore, rrethanat e sollën që mora këtë rol, për të cilin nuk isha pishman që nuk e kisha marr deri tani. Unë shpresoj shumë që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre dhe aktivizimi im të mbetet publik për kaq sa ka qenë i nevojshëm dhe jo më tepër.

Megjithatë, unë i qëndroj asaj që kam thënë se jam e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm për të çuar përpara një kauzë në të cilën besoj dhe nuk kam asnjë lloj hezitimi për të ndërmarrë një veprim të tillë”.

Alba Alishani, drejtuesja e Debat i bëri Malltezit pyetjen e drejtpërdrejtë, duke i thënë nëse do të jetë e gatshme të marrë edhe karrigen e babait të saj nëse do të jetë e nevojshme.

“Unë jam fare e gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë.

Nuk kam asgjë konkrete për momentin, përveç planit që mbështetja ime është e pakufizuar dhe veprimi im nuk mund të kufizohet me barriera subjektive. Unë nuk trashëgoj karrigen e babait, por ajo që do të bëjë nëse është e nevojshme është që do të garojë si çdo njeri për çdo lloj pozicioni”, tha Malltezi në A2 CNN.

Në fund, Argita Malltezi theksoi se për këtë ajo nuk ka diskutuar konkretisht me Sali Berishën, por thekson se ai ia ka dhënë mbështetjen edhe publikisht.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING