Connect with us

Kronike

Makina merr flakë në ecje, lëndohen 4 persona

Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”. Policia thotë se dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti në automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç.

Si pasojë e flakëve kanë marrë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kronike

Përplasen dy mjete në By-passin e Lushnjës, “Audi” godet barrierat anësore

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në By-Passin e Lushnjës. Dy mjete janë fërkuar midis tyre në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i një automjeti tip Audi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e Bay Passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.

Continue Reading

Kronike

Kapen me 13 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Ata kishin zgjedhur parkingun nëntokësor të një zonë tregtare në Torri di Quartesolo si një pikë takimi për trafikun e tyre të drogës dhe u arrestuan nga agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Skuadrës Fluturuese të Vicenzës. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, G. E 45 vjeç dhe A. I 34 vjeç. Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm, gjatë një operacioni kontrolli që synonte luftimin dhe shtypjen e trafikut të drogës në Vicenza dhe provincë.

Hetuesit e Skuadrës Fluturuese vunë re dy makina që vinin në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra dhe parkonin afër njëra-tjetrës në një zonë të izoluar të parkingut nëntokësor, dhe pak më pas dy burrat, pas një bisede të shkurtër, filluan të shkëmbejnë një sërë pakosh të vogla. Prandaj oficerët ndërhynë, ndaluan dhe identifikuan dy burrat dhe më pas verifikuan përmbajtjen e asaj që ata kishin tentuar të shkëmbenin.

Pas analizave specifike të kryera nga Policia Shkencore e Komisariatit të Policisë Vicenza, u konstatua se pakot përmbanin lëndë narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto rreth 13 kilogramë.

Një sasi dukshëm e madhe lënde narkotike, aq sa agjentët e narkotikëve vendosën të vijojnë me kontrollet personale dhe në shtëpi të të dy të arrestuarve, të cilët u shfaqën dukshëm të pakënaqur nga kontrolli.

 

 

Në shtëpinë e njërit prej të dyve, me vendbanim në provincë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 36.000 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Operatorët e Skuadrës Fluturuese arrestuan në flagrancë dy shqiptarët për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike të destinuara për shitje.

 

 

 

Continue Reading

Kronike

U arrestua në Durrës në Shkurt, lirohet nga burgu ish-anëtari i bandës së Gaxhait, “Çipuri”

Ka zgjatur shumë pak ditë qëndrimi i Armando Sulejmanit në qelitë e paraburgimit në Durrës ku u arrestua në shkurt të këtij viti pasi u kap teksa qarkullonte me një makinë, targat e së cilës rezultonin të vjedhura. Para arrestimit, Sulejmani tentoi të largohej me shpejtësi nga forcat “Shqiponja”.

Mësohet se 48 vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri” ish-anëtar i bandës së Gaxhait i dënuar më parë për vrasje, është liruar më 8 mars pas vendimit të dhënë nga gjykata e Tiranës e cila i caktoi si masë sigurie “detyrim paraqitje” Çdo datë 7 dhe 17 të muajit. Vendimi i dhënë u apelua nga prokuroria dy muaj më pas por u la në fuqi nga Gjykata e Apelit të Tiranës pasi prokurori Genti Xholi gjatë gjykimit hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.

“Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar”- thuhet në njoftimin e dhënë nga gjykata.

Arrestimi i “Çipurit” i cili njihet si një ndër njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit shqiptar, u ndalua rreth orës 20:30 të 21 shkurtit nga forcat “Shqiponja” në lagjen nr.15 të Durrësit. Më 24 shkurt, gjykata shpalli të ligjshëm arrestimin e tij për veprat penale “vjedhje” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” duke i caktuar masën e sigurimit personal arrest me burg me afat 2 mujor duke filluar nga data 24 shkurt.

Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe dosja e hetimit i kaloi prokurorisë së Tiranës.

Më pas prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencën dhe aktet e hetimit paraprak ia dërgoi për kompetencë hetimi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgoi dosjen gjyqësore në Gjykatën e Tianës.

Continue Reading

Kronike

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, përplaset me kamionin

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22 , në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Continue Reading

Kronike

Përleshje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thi*kë bashkëmoshatarin

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Markopoulos.

Sipas mediave greke, dy të miturit janë përleshur me njëri tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e plagosur 15-vjeçarin grek.

Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING