Connect with us

Kronike

Makina përplas motorin, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi

Në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr në pyetje drejtuesin e automjetit, si dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement