Connect with us

Sport

Mbetet vetëm një lojtar me Koronavirus, Sançez dhe Sensi nuk udhëtojnë me skuadrën. Ja si pritet rreshtimi i Interit sot

Liga e Kampioneve për Interin nisi me një barazim kundër Borusia Mynshengladbahut. Një 2-2 që u la një shije të hidhur zikaltërve dhe që tani i detyron të kërkojnë një rezultat pozitiv sot në Ukrainë, kundër Shahtjorit. Konte rigjen sërish Shahtjorin (që mposhti 5-0 në gjysmëfinalen e Ligës së Europës së kaluar), këtë herë në fazën e grupeve të Champions-it, me objektivin për t’u rikthyer nga Kievi me tri pikë të rëndësishme në kuadër të kualifikimit.

KËSHTU SHAHTJORI – Skema e zakonshme 4-2-3-1 për Kastron, i cili pritet të konfirmojë 11- shen që një javë më parë fitoi në “Bernabeu” kundër Realit të Madridit. Sulmi do t’i besohet Dentinjos, me Teten, Marlosin dhe Salamonin që do të ndërtojnë linjën e fantazistëve prapa. Në mesfushë Maikon do të përkrahet nga Markos Antonio. Linjë mbrojtëse me katër, e formuar nga Dodo, Bondar, Koçolava dhe Kornienko përpara portierit Trubin.

KËSHTU INTERI – Një shi i rrëmbyer ka karakterizuar, ndërkohë, stërvitjen e djeshme në “Appiano Gentile”, ku Interi zhvilloi rifiniturën përpara transfertës. Lajmi i parë i mirë për Konten është tamponi negativ i Galjardinit dhe Radu (mbetet pozitiv vetëm Shkriniar). Po ashtu rikthimi në seancat në grup si i Ashraf Hakimit po ashtu edhe i Eshli Jang, sërish në gatishmëri pasi kaloi “COVID-19” Në krahun e majtë megjithatë sot pritet të luajë Kolarov

Por, për trajnerin zikaltër nuk ka vetëm buzëqeshje, pasi Stefano Sensi dhe Aleksis Sançez nuk janë nisur me pjesën tjetër të skuadrës drejt Kievit.

Të dy lojtarët janë të angazhuar momentalisht me probleme muskulore (mesfushori në njërën kofshë, ndërsa sulmuesi në pjesën e brendshme të këmbës). Siç raportuan dje mediat italiane, të dy lojtarët kryen stërvitjen e parë të rifiniturës dhe, pas kontrolleve të stafit, nuk u nisën drejt kryeqytetit ukrainas. Pak ndryshime krahasuar me Xhenoan: sulmi do t’i takojë sërish “Lu-La”-s, të ndihmuar nga prapa nga Barela si fantazist, Vidal dhe Brozoviç. Në mbrojtje rikthehet nga minuta e parë De Vraj.

PANORAMASPORT.AL

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *