Aktualitet
Kapet rreth 90 kg kanabis në Kakavijë, ndalohet furgoni
Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Sipas të dhënave paraprake, një furgon që dyshohet se po tentonte të trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndaluar në vijën e dytë kufitare nga punonjësit e Policisë Kufitare.
Gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej rreth 90 kilogramësh kanabis.
Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.
Policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e destinacionit të lëndës narkotike.