Connect with us

Aktualitet

Mbledhja e Kryesisë së PD, Duma: Të dalim në terren, shqiptarët duan ofertë të re

TIRANË – Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka kërkuar dalje në terren dhe një ofertë të re për qytetarët shqiptarë. Duke folur në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga kryetari Basha, në të cilën u mor vendimi për përjashtimin e Berishës dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Duma deklaroi se, marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi.

Më tej, Duma ka theksuar nevojën për një ofertë të re të madhe dhe me të gjitha ngjyrat dhe ripozicionimin e njerëzve, kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve.

“Kryetar, Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë. Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë. Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim. Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!! Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara. Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si luftë guerile. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, t’i themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë. Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen theror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është çështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, çdo demokrat të vijë ta përdorë si të vetën përditë. Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerile për të mbrojt godinën. Sic e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë. S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush! Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet t’i flasë të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe t’i japë vendin më të sakrifikuarve e t’i njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks. Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë çfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë”, ka deklaruar Grida Duma në fjalën e saj në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD.

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING