Connect with us

Bota

Me ndihmën e psikologut, vajza ‘zhvat’ nënën e saj

Policia e Rio de Zhaneiros sekuestroi disa vepra arti dhe arrestoi katër personave që dyshohet se vodhën 16 piktura, bizhuteri dhe para, me vlerë rreth 145 milionë dollarë.

Sipas hetimeve gjithçka ishte orkestruar nga vajza e viktimës, një e moshuar 82-vjeçare.

E bija në Brazil u arrestua me dyshimin se ka përdorur një psikolog për të mashtruar nënën e saj 82-vjeçare, për më shumë se 140 milion dollarë në art, para dhe bizhuteri.

Nëna e saj thuhet se është e veja e një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në Brazil.

Një pikturë e një prej artistëve më të famshëm të Brazilit, thuhet se u gjet e fshehur nën një shtrat.

Sipas policisë në Rio de Zhaneiro dhe raporteve të mediave lokale, mashtrimi filloi në vitin 2020 kur viktimës iu tha se vajza e saj ishte e sëmurë dhe u bind të paguante për trajtimin.

Në muajt që pasuan, policia thotë se vajza dhe një bashkëpunëtor i saj, i paraqitur si psikolog, “filluan të merrnin veprën e artit nga shtëpia, duke pretenduar se piktura ishte mallkuar me diçka negative, me energji negative që kishte nevojë për lutje”.

Vajza dhe të dyshuarit e tjerë dyshohet se e kanë keqtrajtuar viktimën, duke e mbajtur në shtëpi për muaj të tërë.

Advertisement

TRENDING