✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

KOSOVE, JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE

Merr fund kriza politike në Kosovë. Pas një periudhe ngërçi dhe negociatash mes forcave politike, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur me 81 vota pro presidente e re e vendit, duke hapur rrugën për zhbllokimin e situatës institucionale.

Zgjedhja e Shiroka-Pulës erdhi pas zhvillimeve intensive politike dhe një propozimi të ri të kryeministrit Albin Kurti, i cili hodhi emrin e akademikes si kandidate për postin e kreut të shtetit.

Propozimi mori mbështetjen e nevojshme politike pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bëri të ditur se PDK-ja e pranonte Shiroka-Pulën si kandidate, ndërsa kjo forcë politike paraqiti Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

Marrëveshja u arrit pas një oferte të re të Kurtit, sipas së cilës Kuvendi do të trajtonte fillimisht ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas do t’i hapej rruga procesit për zgjedhjen e presidentit.

Para votimit për kreun e ri të shtetit, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Projektligji mori mbështetjen e LVV-së, PDK-së dhe Aleancës, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Pas këtij zhvillimi, vëmendja u zhvendos te zgjedhja e presidentit dhe kandidatura e Justina Shiroka-Pulës, e cila ishte kthyer në pikën kryesore të kompromisit politik.

Advertisement