Connect with us

Aktualitet

Meta: Vlerësim për kontributin thelbësor të SHBA për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë.

Presidenti Ilir Meta priti sot ne presidence Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, z.Keith Krach.

Shpreha vlerësimin për kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon.
Rëndësia e vizitës së Nën Sekretarit të Shtetit në Shqipëri do ndihmojë për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.
Ne mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.
Vlerësova lart vijimin e angazhimit tradicional të SHBA-së në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, si një garanci për investime afatgjata strategjike të SHBA-së në vendin tonë dhe në rajon.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *