Bota
Minus 53 gradë Celsius në Kinën veriore
Qyteti më verior i Kinës, Mohe, me 85,000 banorë në kufirin rus, theu rekordin për temperaturën më të ftohtë në historinë e vendit që nga viti 1969, duke rënë në minus 53 gradë Celsius.
Shifra theu rekordin e mëparshëm me minus 52.3 gradë Celsius.
Nën shpërthimet e një ere polare arktike, temperatura minimale ra në minus 50 gradë Celsius për tre ditë rresht.
Kjo është temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë nga sistemi kinez i motit.
Me të ftohtin ekstrem që ka kapluar qytetin, autoritetet lokale kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të siguruar ngrohje normale dhe furnizim me ujë për banorët.
Bota
Një burrë plagos me thikë disa kalimtarë, policia rrethon zonën, panik te qytetarët
Një burrë me thikë sulmoi kalimtarët në qytetin zviceran të Zoffingen të mërkurën.
Bëhet me dije se të paktën dy persona janë lënduar. Siç raportohet mes të plagosurve është dhe një grua shtatzënë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu raportohet se shkolla është evakuar si masë paraprake dhe fëmijët janë të gjithë të sigurt. Ndërkohë i dyshuari ndaj sulmit me thikë është arrestua.
Bota
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim”/ Reagon Putin për atentatin ndaj kryeministrit sllovak
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. Gjithashtu Putin tha se e njeh kryeministrin sllovak si në njeri të guximshëm dhe me mendime të fuqishme dhe shpreson që këto cilësi ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë.
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bota
Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak
Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.
Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.
Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.
Bota
Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico
Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit. Pellegrini tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi se Fico ishte shënjestra e një atentati.
” Unë jam i tmerruar se ku mund të çojë urrejtja për një opinion tjetër politik. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen tuaj në mënyrë demokratike dhe ligjore,” tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit dhe jo me armë.
Bota
Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ditën e sotme u qëlluar me armë zjarri. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu autori është arrestuar nga policia.
Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ishte duke përshëndetur njerëzit përpara një qendre komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova në Sllovaki kur disa të shtëna u qëlluan nga një turmë. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Fiko u transportua me helikopter në një spital aty pranë përpara se të dërgohej më vonë në një spital tjetër në Banska Bystrica, në lindje të Handlova.
-
Bota7 hours ago
Tronditëse/ Të shtëna me armë, plagoset kryeministri…
-
Kronike8 hours ago
‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit
-
Pinknews7 hours ago
‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë
-
Kronike7 hours ago
‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?
-
Aktualitet8 hours ago
Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit
-
Bota6 hours ago
Kryeministria sllovake: Fico është qëlluar disa herë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
-
Pinknews5 hours ago
Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët
-
Kosova10 hours ago
Metamorfoza e Albin Kurtit dhe preferenca e humbur për Joe Biden