Connect with us

Politike

‘Mitsotakis të mos ngutet me Belerin’/ Analistët grekë: Rama ka në krah SHBA dhe BE

Dënimi me dy vite burg i Fredi Belerit i ka zbehur komentet në Greqi për atë që tashmë njihet si “çështje Beleri”.

Megjithatë, në qarqet diplomatike greke vazhdojnë diskutimet për politikën që duhet të ndjekë Athina në të ardhmen me Shqipërinë.

Sipas analistëve të çështjeve politike në Greqi, Athina ka tre alternativa: E para veton në ecurinë europiane të Tiranës, e dyta të vendosë sanksione dypalëshe dhe e treta të presë deri në vendimin e apelit.

Politika e ardhshme e Greqisë me Shqipërinë, pas vendimit të SPAK-ut e vendos atë përballë këtyre alternativave të mundshme me kosto diplomatike dhe politike, të jashtëzakonshme.

Dënimi Fredi Belerit ishte një vendim që Athina e priste, pavarësisht nga “presionet” politike që ushtronte me, apo pa takt.

Alternativa e parë është pak a shumë e njohur dhe lidhet me perspektivën anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kujtojmë se më 29 nëntor Athina në deklaratën e saj me shkrim, që u depozitua në BE, theksonte se “Greqia nuk është në gjendje që të bie dakord në stadet e ardhshme të procedurës anëtarësuese, në rast se Shqipëria nuk respekton marrjen e detyrës nga Beleri si kryetar bashkie, një gjyq të rregullt, përfshi respektimi i prezumimit të pafajësisë”.

Sipas burimeve diplomatike cituar në gazetën “Kathimerini”, alternativa e dytë për Athinën, vendosja e sanksioneve dypalëshe, është akoma më e vështirë.

Sipas prof. Angelos Syrigos, “Shumica e diplomatëve grekë me përvojë, shprehin pikëpamjen se  Edi Rama duket se beson se kontaktet e mira që ka në Washington, Bruksel dhe kryeqytete të tjera perëndimore i siguron epërsi kundrejt Greqisë. Ndaj, e vetmja gjë që mbetet është ruajtja e qëndrimit të ashpër nga ana e Athinës, për arsye prestigji, qoftë dhe pa përfitime reale”.

Sipas shumicës së analistëve të njohur (Papachelas, Ligeros, Nedhos, Pappas, Tsiarras etj, Athina duhet të ndjekë alternativën e tretë, domethënë “të pritjes së zhvillimit të gjyqit të shkallës së dytë dhe të vendimit përkatës”, që të gjithë parashikojnë se do të rivërtetojë vendimin e shkallës së parë.

Këtë Greqia mund ta përdorë për të  fituar  kohë të çmuar, për të qetësuar opinionin publik grek,  për të testuar palën shqiptare dhe  për të planifikuar politikën e ardhshme.

Nikos Kotzias, ish-ministër i punëve të jashtme: “Athina duhet të peshojë me kujdes të madh masat që do të marrë pas vendimit të dënimit të Belerit, me qëllim që balanca të mos anojë nga pasojat negative për politikën e jashtme të Greqisë dhe, mbi të gjitha, të mos e shndërrojë në çështje parësore kombëtare greke në marrëdhëniet me Shqipërinë”.

Sipas pohimit të përgjithshëm të diplomatëve, pasojat e çështjes në fjalë janë tepër të rënda për Athinën, jo vetëm për imazhin e Greqisë si vendi më i vjetër dhe më i fuqishëm i NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Analistët në vendin fqinj arrijnë në përfundimin se me veprimet bllokuese  ndaj Shqipërisë, Athina do të përballet me  presione nga BE dhe NATO, për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Shumica dërrmuese e analistëve në Greqi, bien dakord se Edi Rama është kryeministri i vendit më anti-rus në Ballkanin Perëndimor, një rajon që konsiderohet tepër i ndjeshëm nga NATO.

Komentet e analistëve grek mbërrijnë në përfundimin se, Athina “ra në grackën që kishte stisur vetë”, pasi reagimet e para për rastin Beleri, ishin të tepruara dhe kujtonin komedinë e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”.

Politike

“E kërkova prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un”/ Veliaj: Ja pse iu referova prokurorëve si kolegë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste komentoi edhe dëshminë e tij në SPAK.

Ai u shpreh se e kishte kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un, ndërsa sqaroi se përse iu referua prokurorëve si kolegë.

Sipas kreut të bashkisë, njerëzit që i sheh të angazhuar në një mision të përbashkët, ai i konsideron kolegë.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritetet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale  që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un. S’ka pse të na bëjë përshtypje kur një palë s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.

Unë ju quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, sepse kemi një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë. Një njeri duhet të jetë konsistent, s’mund të them një herë “rroftë SPAK-u” dhe më pas ta degjeneroj këtë institucion. Normalja e re duhet të jetë e njerëzve që bashkëpunojnë”.

“Bashkia është klient, si çdo klient tjetër, si përshembull, Bashkia e Vorës, Rrogozhinës dhe gjithë qarkut. Pra jemi një nga klientët, jemi përdoruesit më të mëdhenj por jo pronar. Licencimi bëhet nga  një tjetër institucion. Kontrata është bërë nga ministria e Mjedisit në atë kohë. Ligji i ka shumë të qarta dhe kjo s’ha debat fare”, tha Veliaj.

I pyetur pse nuk ka folur më herë për të adresuar akuzat nga opozita dhe për të hedhur dritë, Veliaj tha: Sa herë që më është kërkuar  kam folur, por kini parasysh që opozita s’ka punë. Çfarë pune ka për të bërë Saliu gjithë ditën në shtëpi; Meta gjithë ditën në paralele? T’u kthej përgjigje njerëzve që skanë punë, shpif shpif se diçka do mbetet. Kjo është e gjitha politike, s’ka debat vlerash. Kjo është “ikni ju që të vijmë ne dhe ta kthejmë Shqipërinë flakë e zjarr siç e kemi pas.

Continue Reading

Politike

‘Betejë e shtrirë kudo’/ Kraja: Largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare!

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar betejat politike të opozitës ishte shefi kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja.

Kraja është shprehur se protesta që do të zhvillohet nesër paradite është një shërbim që qytetarët do ti bëjnë të ardhmes së fëmijëve të tyre pasi largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare.
Fokusi i opozitës nuk është vetëm bashkia e Tiranës por është korrupsioni që ka gjunjëzuar shtetin që nga koka që është Edi Rama dhe shtrihet në çdo zyrë e institucion. Kjo është një betejë që është e shtrirë në kohë dhe po zhvillohet kudo.

Baza e çdo demokracie e çdo shteti që zyrtarët janë aty për ty shërbyer taksapaguesve dhe jo për ti vjedhur ato. Veliaj ka pasur një reagim shumë të fortë cilido zëri kritik dhe së fundi ka shpërthyer ndaj gazetarëve të sojit të tij si është dhe Baton Haxhiu.

Protesta e së martës është një thirrje që 9i drejtohet çdo njeriu dhe qytetari që të marrin pjesë në protestë pasi është një shërbim që i bëhet të ardhmes dhe fëmijëve të tyre pasi dëmi që Veliaj ka shkaktuar është shumë i madh që arrin në qindra miliona euro.

Continue Reading

Politike

DETAJE / Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit, deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit. Përveç Ramës në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe kabineti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rama në këtë mbledhje pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të jetë mbledhja e parë pasi Rma ka zhvilluar edhe disa javë më parë mbledhje të tjera. Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.

Continue Reading

Politike

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Veliaj: Rrugët tona u ndanë tek gjimnazi Sami Frashëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me djalin e kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe gazetarin Çim Peka. Veliaj zgjodhi një media pro-qeveritare për të folur, në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, që nga thirrja e tij në SPAK deri te korrupsioni i Dosjes 5D. Në Top News, Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit. Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

 

 

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Continue Reading
Advertisement

TRENDING