✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Momenti kur efektivët marrin me forcë një studente nga ambientet e një lokali

Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të policisë ndaj protestuesve.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë disa efektivë duke nxjerrë me forcë një studente nga ambientet e një lokali ku ndodhej, me qëllim shoqërimin e saj në komisariat. Veprimi ka shkaktuar reagimin e protestuesve të pranishëm, të cilët u kanë bërë thirrje efektivëve që ta lironin të renë.

Gjatë tubimit, policia ka përdorur gjithashtu autobotin me ujë me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën pranë hyrjes së godinës së ministrisë. Situata është shoqëruar me përplasje dhe reagime të forta nga protestuesit, ndërsa rrethanat e plota të shoqërimit të studentes mbeten për t’u sqaruar.

 

Advertisement