Connect with us

Shkrime

Mos e bëj o trim…

Nga Plator Nesturi

Që shqiptarët janë kokëfortë dhe i shkojnë drejt pa llogarit pasojat kjo nuk është diçka e re. Por që me kaq kokëfortësi të veprojnë edhe politikanë që janë prej 30 vitesh karrierë e që duhet të quhen profesionistë, kjo është shumë më alogjike dhe me pasoja. Të tilla pasoja që fatkeqësisht nuk ndikojnë thjesht tek imazhi apo karriera personale sesa tek djegia e etapave për forcat e tyre politike dhe aventurizmi që përcjell tek masa e gjerë e anëtarëve, militantëve dhe mbështetësve. Një paradoks tragjik ky që kulmoi me pasojat dhimbshme të vitit 1997 por që si model nuk po i ndahet realiteteve politike. Vendimi kontrovers i Rithemelimit për zhvilluar një protestë në të njëjtën ditë të Samitit në Tiranë ku priten të jenë prezent krerët e shteteve të BE-së, u duk së pari si lajthitje e çastit dhe nga ku do të gjendej një rrugëdalje për të dalë nga qerthulli i figurës së idiotit të çartur. U mendua se grupi rrotull tij do të bënte aq trysni sa për ti kujtuar Berishës se boll, nuk duhet shkuar më tej. Por Berishës duket se askush nuk guxon t’i thotë gjë, ndaj dhe kokëfortësia vijoi më tutje. Në të kundërt të kësaj, tashmë janë detyruar të përsëritin kasetën në studio televizive se PD nuk ka asgjë kundër Samitit, por thjesht kërkon të ngrejë zërin për korrupionin e qeverisë. Goxha hall. Hall për atë që ka nisur këtë aksion paradoksal dhe hall për idhtarët që po i djegin jorganin partisë për hir të hallexhiut. Këtu nuk kanë vlerë idetë për mikpritjen shqiptare dhe që miku duhet respektuar. Në fund të fundit kjo ka kuptim në bashkësi shqiptarësh, pasi për një të huaj kjo nuk ka të njëjtin konotacion. Edhe pa këtë arësye shqiptareske, sërish kjo protestë nuk ka sens. Çështja është se organizimet kundër samiteve ndërkombëtare bëhen nga lëvizje populiste, si ambientalistët apo antiglobalistët. Nuk është parë kurrë që një parti politike, aq më tepër një parti tradicionale dhe me peshë parlamentare, të organizojë protesta kundër një Samiti me shtetarët më të lartë rapresentativë të shteteve. Ndaj nëse do të kufizoheshim me kaq, meqë e kanë bërë dyst kaproqen e ti shkojnë ne fund, atëherë në PD të ndajnë mendjen nëse janë populistë apo janë politikanë profesionistë. Se të dyja nuk mund të bëhen dot.

Më shërbim se po i bëhet maxhorancës nga kokëfortësia e një vendimi të nxituar, as mund të imagjinohet. Jo vetëm se do nxijnë më keq imazhin te ndërkombëtarët si një opozitë e shfazuar por dhe pse këtë tam tam tallës të maxhorancës për humbjen e logjikës të së djathtës, do e dëgjojmë për shumë kohë, ashtu siç lozet me ariun me xhinxhir në hundë që kërcen nën ritmin e defit. Dhe sdo kish faj ta bënte. Imagjino se çdo të bënte Berisha vetë nëse këtë lajthitje ta bënte një PS në opozitë. Përshembull nëse do kish marrë koka erë që PS të bënte protestë kundër korrupsionit të Berishës gjatë ditës kur vizitonte Shqipërinë Presidenti i SHBA, Bush. Do të akuzohej direkt për antiamerikanizëm. E vetmja logjikë pse mund të bëhet një protestë në ditën e Samitit është pse PD-së i janë prerë rrugët nga ndërkombëtarët, nuk ka komunikim me ta, e me këtë rast kjo mund të ish e vetmja rrugë që të dëgjohen. Pra nëpërmjet protestës. Por atëherë krerët e Rithemelimit duhet të pranojnë hapur këtë. Që PD-së i janë mbyllur rrugët, që faktori ndërkombëtar e ka nxjerrë jashtë liste si lëvizje e kapur nga Non Grata, dhe që ka mbetur një aktor jo relevant politik. Arësyetimet e tjera janë thjesht përralla Katallanësh dhe pa lidhje logjike. Një parti politike dhe në protestat e aksionet politike që bën, kërkon të amplifikohet në elektorat duke i trasmetuar qytetarit se është alternativë pushteti. Nëse këtë nuk arrin ta përcjellësh dot tek qytetari vendas që i kërkon votën, një protestë me ndërkombëtarë të nxjerr më gallof dhe zbulon më shumë se sa pa ide operon kjo opozitë. Kokëfortësia në fakt nuk i ka dalë për hajër askujt. Opozita vetë e di më mirë këtë. Edhe kur i është thënë mos dorëzo mandatet, ka vijuar kokëfortë të kundërtën. Edhe kur i është këshilluar të mos braktisë zgjedhjet, ka përplasur kokën në mur pa hezitim. Më vonë ka kërkuar ndjesë duke pranuar se kish bërë gabim. Nuk do të jetë aspak çudi që më vonë, pasi ta ketë bërë proçkën e rradhës, ta pranojë se vërtet ka vepruar gabim. Por çe do. Këta nuk dinë as të dëgjojnë, as të mbajnë shënim kur u thua: Mos e bëj o trim.

OPINION

‘Kryeministri i shikon vartësit si minj’/ Reagim i fortë nga Endi Tafani

Nga Endri Tafani
Përmbledhja e konferencës së shtypit të Kryeministrit sot.
1. Kryeministri i shikon vartësit si minj dhe qeveria dhe administrata është thjesht një grumbull minjsh. Dikush duhet ti tregoje Kryeministrit që minjtë nuk rrinë në vende të pastra se ngordhin për bukë.
2. Kryeministri e ndjen veten në rrethim në një kështjellë dhe dikush po tenton t’i helmojë ujin. Është kuriozitet normal të zbulohet kush do jete kali i bardhë që do gjeje ujësjellësin, sipas romanit të Kadaresë, por krahasimi i qeverisë me një kështjellë, fortifikata, ushtarë, agjent, armiq luftë tregon shumë për mentalitetin e Kryeministrit përtej pallavrave bajate për bashkëqeverisje, podcaste trendy etj.
3. Kryeministri i ekzekutivit nuk mburret dot me rezultatet e ekzekutivit, por mburret me rezultatet e gjyqësorit. Mund të ishte mburrur dhe me rezultatet e Interit në kampionat, ishte e njëjta gjë.
4. Kryeministri kreu i ekzekutivit nuk di gjë për vjedhjet,por çuditërisht opozita që nuk ka lidhje fare me ekzekutivin i di te gjitha. Logjikisht i bie që mbase duhet opozitë në krye të vendit. Minimumi opozita do dije se çfarë ndodh brenda ekzekutivit. Një hap i vogël por pozitiv në krahasim me ku jemi.
Nuk e di kush ia bën së fundi fjalimet Kryeministrit por kishte aq shumë fiasko logjikë sa alternativat mund të jenë dy. Ose është intoksikuar totalisht e nuk di çfarë thotë, ose e di që populli prapë do e votojë e nuk ia ndjen për budalliqet që lëshon nga goja, mjafton që të mbushë kohë televizive.
Continue Reading

Shkrime

Belbëzimi jargavitës i Mesias Aleksandër Vuçiç

Nga Boshko Jakshiç

I pushtuar nga zemërimi se nuk është në gjendje të pengojë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, presidenti Aleksander Vuçiç njoftoi “ndryshime të thella dhe thelbësore” në politikën e jashtme të Serbisë dhe drejtimi i kthesës lë të kuptohet për një largim të ri nga bota demokratike.
Pse presidenti hyn me kaq zemër në beteja diplomatike që dihet paraprakisht se janë të humbura, siç është edhe rasti me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për gjenocidin në Srebrenicë? Që ai të shpenzojë energji, është puna e tij, por përballja me botën që Serbia nominalisht aspiron është një zgjedhje e rrezikshme që kërcënon zhytjen edhe më thellë të Serbisë në izolim dhe kërcim drejt përqafimit me Nënën Rusi.
Unë mendoj se presidenti e di që zemërimi i shprehur publikisht është aleati më i keq në diplomaci, por ai nuk rri dot pa u marrë me armiqtë e këqij që ai si rregull i sheh në Perëndim. Egoja e tij e shfrenuar e shtyu atë të nxitonte drejt kryesueses të seancës së Këshillit të Sigurimit kushtuar diskutimit të punës gjashtëmujore të UNMIK-ut në Kosovë.
Vuçiç tha atje se nuk ka pasur asnjë marrëveshje paraprake sipas së cilës ai dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë pasur nga tre minuta kohë për përgjigje. Maltezja Vanessa Fraser nuk e mbylli gojën me përulësi, gjë që pritej nga presidenti serb, i cili është mësuar që askush të mos guxojë të ndërpresë monologjet e tij të gjata në televizionin kombëtar në Serbi. Ajo ngriti zërin, përdori disa herë grushtin mbi tavolinë dhe e bëri të qartë se nuk do lejonte që zëvendësi i saj të paraqitej si gënjeshtar.

“Unë vetëm…” belbëzoi Vuçiç. “Faleminderit, zoti President, keni tre minuta kohë”, përfundoi Fraser episodin nga seanca ku Vuçiç “ka dhënë një mësim mbi dinjitetin njerëzor”, siç interpretohet nga besnikët e tij dhe ish “ish” Aleksandër Vulin gjithnjë e më i zëshëm, në pritje të riaktivizimit në qeveri me ndihmën e Moskës.
Vuçiçi, i cili thotë se nuk është profet, por vetëm dëgjon faktet, ka marrë një mësim të mirë.

Ne kemi qenë dëshmitarë të dy fiaskove diplomatike në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Votimi i parë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kur Kosova hapi derën e anëtarësimit të plotë në organizatën më të rëndësishme evropiane për promovimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Vuçiç pret që të gjithë të tjerët të udhëhiqen nga emocionet që ai ka ndaj Rusisë. Nëse e duan Serbinë, do jenë me ne, edhe nëse kjo është kundër interesave të grekëve, maqedonasve të veriut apo malazezëve. Një verbëri e tillë kthehet shpejt në hakmarrje.

Debakli i dytë do të pasojë në maj në Kombet e Bashkuara, kur shumica e 193 anëtarëve pritet të mbështesin një rezolutë që shpall 11 korrikun si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit të kryer nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1995 në Srebrenicë, kur 8000 të paarmatosur, burra dhe djem boshnjakë u vranë dhe 30,000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan nga zona e atëhershme e mbrojtur e OKB-së.

Bota nuk e ka harruar Srebrenicën, por shumë në Serbi do ta fshinin gjenocidin nën qilim dhe do t’i thërrisnin liderit i cili, si pjesë e ekipit të Vojislav Sheshel, tërhoqi kufijtë rreth Kroacisë, kërcënoi se do të vriste njëqind boshnjakë për një serb të vrarë, pastaj u end mbi Sarajevë me një pistoletë 12.7 mm, teksa ishte ministër i Informacionit në kohën e Slobodan Milloshevicit dhe më vonë Bulevardin e Beogradit e emëroi me emrin e Ratko Mlladić.

Përsa i përket Vuçicit, rasti I Srebrenicës mund të jetë një “krim i tmerrshëm”, por jo gjenocid. Prandaj po shpalli luftë edhe në këtë front. Kundër çfarë? Kundër vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, organ i sistemit të OKB-së, i cili pa mëdyshje konfirmoi se në Srebrenicë ndodhi gjenocidi?

Në Nju Jork, në një pritje për përfaqësuesit e misioneve të huaja në OKB, Vuçic u bëri thirrje anëtarëve që të mos votojnë për rezolutën për Srebrenicën.

Në Misionin e Serbisë në OKB është formuar një staf special që merret me rezolutën 24 orë në ditë. Ivica Daçic shpalli gjendjen e jashtëzakonshme diplomatike dhe ndaloi pushimet për punonjësit e ambasadave dhe konsullatave.

Kështu ishte edhe në fillim të prillit, kur u krijua një grup punues për të penguar hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës. Rezultati në Strasburg – zero. Kështu do të jetë edhe me rezolutën në Nju Jork. E pritshme, pasi gjithçka bazohet në premisa false.

Rezoluta nuk përmend askund Serbinë, Republikën Srpska apo popullin serb, por presidenti përsërit me këmbëngulje se qëllimi është të etiketojë serbët si komb gjenocidal, Republika Srpska si një krijim gjenocidal që duhet shfuqizuar dhe se Serbia duhet të paguajë reparacionet  e luftës. Ai gjithashtu thotë se rezoluta do të sjellë tensione të reja në rajon. Përhapje manipuluese e frikës. Teori konspirative që nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare e cila shprehimisht thotë se nuk ka gjë të tillë si faji kolektiv.

“Askush nuk po e demonizon Republikën Srpska dhe nuk po flet për përgjegjësinë kolektive të Republikës Srpska apo popullit serb” – thuhet qartë në deklaratën e përbashkët të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, Ambasadës së SHBA-së dhe Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë në Bosnje Hercegovinë nga viti 2018.

Vuçic nuk është i gatshëm të pranojë që mohimi i gjenocidit i regjistruar në aktgjykimin e Gjykatës së Hagës dhe refuzimi i rezolutës së OKB-së e largojnë atë nga pajtimi dhe jo anasjelltas. Ai vazhdon të luftojë betejat që I promovoi vetë, por ka llogaritë e veta të hapura.

Ai do të paraqitet si një luftëtar i palëkundur dhe i patrembur për mbrojtjen e vendit por dhe duket si një gjemb nëpër këmbë për gjysmën e mirë të botës. Ai do të forcojë vlerësimin e tij midis atyre që i dëgjojnë fjalët e tij sikur të ishin thënë nga Papa i pagabueshëm i Romës. Ai do të bëjë gjithçka për të zgjeruar sundimin e tij.
Kushdo që mendon se Srebrenica, Kosova në Këshillin e Evropës apo marrëdhëniet e mira në rajon i interesojnë shumë, gabohet.

Emocionaliteti i tij i përzemërt është një funksion i pragmatizmit të ashpër. Vuçic e di se zemërimi hakmarrës nuk është kurrë një aleat i mirë në politikën e jashtme, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se sa fitimprurës mund të jetë ky zemërim për marketingun e tij personal. Ai do të vazhdojë ta shtyjë Serbinë në izolim sepse do ta ketë më të lehtë të arrijë misionin e tij mesian në tokë.

 

 

 

Continue Reading

Shkrime

Nuk e kanë me Yllin, kanë hallin e babit të Zenit

Nga Desada Metaj

Ka mjaftuar një deklaratë e Ylli Rakipit dhe befas Foltorja dhe i gjithë sponsorizimi i tyre në media ka nisur një betejë ndaj këtij të fundit dhe TV ku ai punon duke përdorur gjithë artilerinë e mundshme. Që nga statuset në rrjete sociale e deri tek paralajmërimet për “nxjerrje të palarash” në programet televizive. Kjo skemë është qartas e frymëzuar nga shpikësi më i madh i përbaltjes së kundërshtarëve politikë dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Quhet Sali Berisha, për momentin ndodhet në izolim, në katin e lartë të pallatit ku jeton, nën akuzat e Spak për korrupsion. Por sërish e ka fuqinë të sulmojë me mjetet e fuqizuara nga “regjimi i Ramës”, çdokënd që nuk sinkronizohet me betejat e tij për të shpëtuar veten dhe familjen nga ajo çka po i ndodh 2-3 vitet e fundit.

Gjithçka nisi kur Ylli Rakipi, në emisionin e tij deklaroi se ka parë dhe takuar gjatë një drekë Shkëlzen Berishën, Erion Veliajn dhe gazetarin Clirim Peka. Kjo deklaratë mund të jetë e vërtetë për sa kohë këtu janë takuar të gjithë me të gjithë, kanë bërë marrveshje te fshehta dhe publike dhe kjo ka ndodhur jo pak këto 30 vitet e fundit. Mundet të mos jetë e vërtetë për shkak se betejat për influencë dhe pazaret e vogla janë gjithmonë prezent në politikë dhe media. Por ajo që vlen pas gjithë tollovisë “kanë drekuar apo s’kanë drekuar” është në fakt shqetësimi i madh i Foltores dhe ngrehja e një beteje të re. Këtë herë jo me Veliajn për inceneratorët por me Ylli Rakipin dhe TV ku ai punon. Dhe morali i fabulës vijon të mbetet: kush nuk është me mua është tradhtar dhe pazarxhi. Ky lajtmotiv që ka shoqëruar këto 30 vjet politikën e Sali Berishës nuk mund të ndryshonte tani. Dhe kjo nuk lë jashtë as pasuesit e tij, që këto vitet e fundit për shkak të mungesës së koherencës dhe seriozitetit janë shndërruar dhe në personazhe qesharakë. Ama kjo nuk i ka penguar që çdo herë të gëlltisin atë që kanë vjellë për bashkëpunëtorë dhe ish bashkëpunëtorë, të shndërrohen në përgjues të rëndomtë apo të bëjnë marrveshje me regjimin (siç e konsiderojnë qeverisjen e Ramës). E gjjtha në funksion të dhënies së oksigjenit për ballkonin e katit të tetë tek rrugica e shpresës.

Kjo që po ndodh së fundmi, përveç anës qesharake të betejave pa thelb dhe revolucioneve veç me fillim e pa fund, tregon dhe njëherë sa seriozisht e ka Foltorja betejën me korrupsionin. Se sa të sinqertë kanë qenë kur kanë bërë denoncimet për inceneratorët dhe kur pa e fshehur janë bërë avokatët e Arben Ahmetajt për këtë aferë. Sa për rikujtesë, çështjen e korrupsionit për inceneratorët e ka denoncuar PD shumë vite më përpara. Puna më me vlerë që ka bërë një forcë opozitare në parlament ka qenë komisioni hetimor për inceneratorët. Një punë në grup që u finalizua me padinë e qepur më së miri në Spak dhe me një raport final. Këtë raport flamurtari i Foltores për inceneratorët, Belind Këlliçi dhe deputetët e tjerë nuk e firmosën kurrë.

Sa për median dhe gazetarët, Ylli Rakipi ka qenë nga të vetmit që ka bërë emisione e ka publikuar fakte më së miri. Ndaj sot, ai nuk ka nevojë për avokati. Njerëzit kanë sy e vesh, madje dhe mendje për të gjykuar pa u ndikuar nga Syri i Berishës. E sa për ti bërë qesharakë më shumë se ç’janë jam e sigurt se ai ja del më mirë se unë.

Shqiptarët jo më larg se një vit nuk do votojnë as për Ylli Rakipin dhe as Çlirim Pekën. Ata do zgjedhin mes qeverisë dhe alternativës së opozitës. Dhe kjo e fundit me copëzën që drejton nga ballkoni po u tregon qartas se korrupsioni ka emër dhe mbiemër, Sy dhe veshë. Madje ka dhe TV. Që megjithë sforcot për të shpallur armiq të brendshëm nuk do ja dalë kurrë të bindë shqiptarët që ka moral për të bërë opozitë siç duhet. Thjesht po u tregon se diferenca ndodhet mes disave të janë më shumë e disa të tjerë më pak të korruptuar. Sa për këtë, ja kanë dalë të na i tregojnë më së miri!

Continue Reading

Shkrime

Përse i duhet i “shkarkuar” Gabriel Escobari Albin Kurtit?

Nga Mero Baze

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari I Shtetit I SHBA, dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, ka 24 orë që sulmohet nga portale të afërta me lëvizjen Vetëvendosja në Kosovë, si I “shkarkuar” nga Departamenti I Shtetit.

Siç shikohet nga përshkrimi I punës, Escobar, një nga tre detyrat e tij të rëndësishme ka dhe të qenit I dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, detyrë që e ka përballuar atë me Albin Kurtin dhe problemin e dialogut Kosovë Serbi.

Entuziazmi që ka ngjallur tek Vetevendosja e Albin Kurtit lajm I rremë, ka të bëj me shpikjen e arsyeve pse Escobar nuk do të jetë më me këto detyra, por me një detyrë tjetër diplomatike në karrierën e vet, siç sqaron vet Departamenti I Shtetit.

Lajmi I rremë nuk ka të bëj thjesht me shpikjen e “shkarkimit” të Escobarit, por arsyet e shkarkimit, të cilat sipas portaleve të Vetëvendosjes janë fiks arsyet, përse Albin Kurti mund të shkarkoj ndonjë kryetar komune, apo zyrtarë shteti që nuk është në një vijë ideologjike me Vetëvendosjen.

Lajmet e rreme rreth gruas së tij dhe lidhjet me Serbinë, janë ilustrim I faktit, se si e thjeshtëzon një politikan populist politikën dhe diplomacinë si ushqim për “qentë e vet”. Ai dëshiron tu tregoj atyre përse Albin Kurti nuk po I bindet SHBA deri tani, se nuk “mund ti bindej” dikujt që ka lidhje me Serbinë.

Edhe më tutje entuziazmi I Vetëvendosjes në të vërtet tregon se si funksionon makineria propagandistike e Albin Kurtit, për të justifikuar dështimet e tij në raport me SHBA dhe se si mund të gjej arsye nga pala amerikane për këtë dështim.
Dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Garbiel Escbar ka ndërruar detyrë, nuk ka ndërruar profesion dhe as institucion. Në vend të tij do të vij dikush tjetër që do të vazhdoj dialogun, ashtu siç ai ka zëvendësuar paraardhësin e vet, kur ky problem ishte ende i hapur dhe vazhdon të mbetet I tillë.
Procesin e dialogut me Serbinë nuk e ka shpikur Gabriel Escobar por Departamenti I Shtetit dhe ky institucion do të vazhdojë këtë rrugë.

Përpjekja për të ilustruar dështimet në raportet e Kosovës me Shtetin amerikan, përmes linçimeve talibaneske ndaj zyrtarëve të lart amerikanë të përfshirë në këtë proces, thjeshtë tregojnë me kë e ka problemin Albin Kurti dhe jo me kë e ka problemin Escobar.
Escobar nuk ka asnjë problem, thjesht ka një detyrë tjetër përpara.

Albin Kurti ka të njëjtën detyrë, me të njëjtin armik të Kosovës, Serbinë dhe me të njëjtin aleat të Kosovës, SHBA. Dhe nuk do pse shpreson më shumë të shpëtoj nga SHBA se sa nga Serbia.

Continue Reading

OPINION

Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës

Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës

1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat, lajmet dhe deklaratat e ditës së parë janë shpesh kontradiktore dhe rrallë “qëllojnë në shenjë”.

2. Nuk ka vetëm një shkak. Tragjeditë rrallë kanë një arsye të vetme. Fokusi vetëm te një shkak çon në shpjegime të thjeshtëzuara dhe të mangëta.

3. Reagimi politik dhe institucional mbetet vetëm në nivel retorike. Përgjigja nga politikanët dhe institucionet shpesh mbetet te fjalët, me deklarata ku dënohet dhuna, apo me thirrjet për ndëshkim nga drejtësia.

4. Etika, është gjëja e fundit që i shkon në mendje medias. Në ngutin për të raportuar mbi një tragjedi, sensacionalizmi merr përparësi ndaj etikës. Fotot, videot, raportimi i detajuar apo edhe spekullativ ndikon jo vetëm te familjarë e përfshirë në tragjedi.

5. Rrënjët e krizës familjare, shoqërore, institucionale dhe politike mbeten të pa analizuara.

6. Reagimi opinionit, i shpejtë por sipërfaqësor. Pas një tragjedie, shpesh ka një valë empati dhe solidariteti, por kjo valë fillestare zbehet shpejt. Vëmendjen e opinionit e marrin “skandalet e radhës”

7. Ekspertët flasin, por nuk degjohen? Në ngjarjen e Shkodrës disa ekspertë (psikologë dhe sociologe) analizuan shkaqet dhe dhanë një tablo më të gjerë të rrënjëve të tragjedisë. Fatkeqësisht, nuk i dëgjon kush deri në tragjedinë e radhës.

8. Përgjegjësia mungon—Fillimisht, bëhen thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi. Por me kalimin e tri ditëve prozhektorët e medias kalojnë në skandalin e radhës dhe zelli për të gjetur përgjegjësit tretet si vesa mëngjesit.

9. Fatalizmi i pa shmangshëm. Kur mbetesh te konstatimi dhe te veprimet “më ka çu nona me la gojën”, nuk ka asnjë shpresë për ndryshim.

10. Në pritje të tragjedisë së radhës. Në mungesë të reflektimit dhe veprimit tragjedia e radhës është çështje kohe.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING