Connect with us

Bota

Moti i keq në Bullgari, raportohet për dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur pasi erëra të fuqishme goditën Bullgarinë dhe Rumaninë fqinje të shtunën dhe të dielën. Shirat dhe reshjet e borës shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuan apo vërshuan rrugët në lindje të të dyja shteteve, duke shtyrë Bullgarinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Varna në Detin e Zi.

Një grua 43-vjeçare vdiq pasi e goditi një dru që u rrëzua në Varna mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq dy pjesëtarë të emergjencës u lënduan po ashtu, tha policia përmes një njoftimi. Një dru ra mbi një makinë që po kalonte në Sofje të shtunën, duke vrarë vozitësin 65 vjeç dhe duke lënduar rëndë gruan e tij, thanë autoritetet. “Moti i keq rezultoi me humbje të jetës. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, në disa vende edhe reshje të borës, e bënë shumë të vështirë punën e ekipeve emergjente”, tha kryetari i Varnës, Blagomir Kotsev, të dielën, duke njoftuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Furnizimet me energji janë ndërprerë në pesë qarqe të komunës. Rrugët janë bllokuar për shkak të druve që janë rrëzuar”, shtoi ai. Aeroporti në Varna vazhdon të jetë i hapur, por disa fluturime janë shtyrë apo anuluar. Dy komuna më të vogla në afërsi të Varnës po ashtu kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën.

Shërbimi kombëtar i motit në Bullgari ka aktivizuar kodin portokalli për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme në mbarë lindjen e Bullgarisë të dielën, duke paralajmëruar se erërat mund të arrijnë deri në 125 kilometra në orë dhe valët mund të arrijnë mbi 5 metra përgjatë bregdetit të Detit të Zi. E njëjta stuhi ka goditur edhe Rumaninë fqinje, që ka detyruar shtetin të mbyllë portet në Detin e Zi. Shërbimi kombëtar i motit në Rumani ka rritur alarmin e motit në nivelin më të lartë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

 

 

Mijëra amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për të larguar 140 dru që u rrëzuan. Nga moti i lig u dëmtuan edhe 40 makina. “Fatmirësisht nuk ka viktima”, thanë për AFP-në zyrtarë nga shërbimet emergjente në Rumani. Dy persona vdiqën më herët gjatë muajit në Bullgari për shkak të motit të lig, pasi stuhia Ciaran goditi perëndimin e Evropës. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota do të përballet me mot më ekstrem për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga lirimi i gazrave serrë.

Bota

“Kievi i ka mohuar Putinit qëllimin kryesor”/ Blinken: Ukrainasit nuk janë vetëm, SHBA do të qëndrojë pranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse, nga ku ka theksuar se ukrainasit “nuk janë vetëm”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor, fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai shtoi se Ukraina gjithashtu ia doli të ndalojë sulmin e Rusisë ndaj Kievit.

 

 

“Ne do t’ia vështirësojmë punën Rusisë që t’ju godasë”, tha Blinken, duke shtuar se “koha është element thelbësor”.

Continue Reading

Bota

Aksident i rëndë në Florida, tetë të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.

Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital – tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë

 

 

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Continue Reading

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading

Bota

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Rusia bombardon Kharkivin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia “po arrinte sukses taktik” pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një “kundërsulm” ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING