Connect with us

Sport

“Na presin ndeshje të forta”, trajneri i Shqipërisë: Të tregojmë veten…

Shqipëria sfidon Kilin të premten me 22 mars, në një ndeshje miqësore që do mbahet në “Ennio Tardini” të Italisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mjaft optimizëm, ku do luhet për një rezultat pozitiv para Europianit. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, por natyrisht pati edhe rezerva, duke mos preferuar të zbulojë gjithçka para ndeshjes.

“Nesër do të ketë një stadium të mbushur plot me shqiptarë. Ne nuk po mendojmë për Europianin. Jemi të grumbulluar prej 3 ditësh dhe flasim vetëm për ndeshjet miqësore. Nuk ka miqësore. Kili vjen me lojtarë të rëndësishëm si Perez apo Sanchez. Është ekip që është mësuar të luajë ndeshje të tilla.

Broja dhe Manaj mund të luajnë në një formacion sepse kanë karakteristika të ndryshme. Ky është moment special për ne dhe lojtarët. Është një moment i veçantë, Manaj vjen për herë të parë me mua, Hoxha po, Broja dhe Muçolli po. Kemi Sherrin sepse Berisha ka pasur probleme me dëmtimin. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe mund të luajmë në shumë mënyra, pra Manaj dhe Broja mund të jenë në një formacion.

Muja dhe Daku mund të jenë pjesë e skuadrës për të ardhmen. Nuk mendoj për listën e Europianit.

 

 

“Uzuni- Ky është momenti për të menduar për dy miqësoret. Nuk mendoj në asnjë çast për Europianin. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe Federata janë të fokusuar këtu dhe s’po mendojmë finalet e Euro2024. Po luajmë me Kilin dhe Suedinë që janë të forta dhe vijnë me dy trajnerë të rinj dhe ka shumë uri. Ne mund t’i shohim me kujdes lojtarët dhe t’i provojmë të shohim si është situata e gjithësecilit.”

“Brazili- Kam qenë ndihmës i Tites dhe ka qenë diçka e bukur. Fakti që kam punuar me një kombëtare më ka dhënë eksperiencë. Të punosh në një kombëtare sigurisht që është ndryshe nga klubet. Dera është gjithmonë e hapur dhe ka ndryshime, ndërsa në klube ke 23 lojtarë dhe deri në merkato nuk ndryshon dot. Unë dua që lojtarët të luajnë shumë me klubet e tyre, por unë vëzhgoj. Sa i përket eksperiencës me Mancinin te Interi ka qenë fantastike. E vlerësoj sepse më ka dhënë shumë.”” – Tha ai.

Sport

ZYRTARE/ Shkëlqen mundja kuqezi, pas Abakarov, edhe Dudaev kualifikohet për në Lojërat Olimpike

Mundja është kthyer në një bekim për sportin shqiptar, një disiplinë që po sjell medalje dhe po thyen rekorde që shumë pak veta i imagjinonin. Pas i dhuruan Shqipërisë medaje botërore dhe evropiane, mundja kuqezi synon të thyejë edhe tabunë e fundit, të sjell edhe medalje olimpike. Pas Abakarov, në Paris shkon edhe Dudaev, dy mundësit. që premtojnë shumë

Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë

Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.

Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.

 

 

Mundja kësisoj shkon me dy përfaqësues në Olimpiadë dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov dhe Duadev, të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare.

 

 

Continue Reading

Sport

“Nuk do ndryshojë asgjë”/ Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do jemi akoma më mirë

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të ndryshojë asgjë për skuadrën.

“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, u shpreh Enrique.

Duke u ndalur te fakti që Mbappe e njoftoi largimin e tij publikisht, trajneri theksoi se në sezonin e ardhshëm parisienët do të jenë edhe më të fortë.

“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.

Continue Reading

Sport

Erdhën në stërvitje të dehur, cilët janë dy yjet e Barcelolës që Guardiola i shiti “për të mbrojtur” Messin

Pep Guardiola njihet për admirimin që ka pasur ndaj Lionel Messit gjatë kohës që ka drejtuar skuadrën e Barcelonës.

Madje më vonë u zbulua se spanjolli kishte shitur dy prej futbollistëve më të mirë të katalanasve pasi kishin shkuar të dehur në stërvitje, me qëllim për të mbrojtur Messin që ky i fundit të mos ndikohej prej tyre.

Ish-lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, një herë kishte thënë se Ronaldinho dhe Deco ishin dy problematikët e Barcelonës.

“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008, ata kishin frikën se do ta dëmtonin Lionel Messin”, kishte thënë Hleb.

Deco dhe Ronaldinho që të dy kishin shkëlqyer me paraqitjet e tyre për Barcelonën, me portugezin i cili pati 161 paraqitje aty ku shënoi 20 gola dhe asistoi 45 të tjerë.

Ndërsa Ronaldinho, fitoi Topin e Artë dhe shënoi 94 gola duke dhuruar gjithashtu edhe 71 asistime gjatë periudhës së tij ikonike tek blaugranasit.

Continue Reading

Sport

Mbappe formon “Galaktikët” e rinj, detajet e kontratës, numri dhe si do të luajë te Reali

Lajmërimi i lamtumirës së Kylian Mbappe nga PSG, është vetëm hapi i parë për rikthimin e Galaktikëve të rinj.

Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez që do të transferohet me parametra zero nën urdhrat e Ancelottit duke pasuruar më shumë një skuadër me kampionë si Bellingham, Vinicus dhe Rodrygo.

Mbappe që nga janari i kaluar është i lirë të firmosë për një skuadër të re dhe sipas medias spanjolle autografi më i rëndësishëm i verës është hedhur tanimë në një kontratë të re deri në vitin 2029 me Realin.

DETAJET E AKORDIT

Gjithsesi është hedhur apo jo firma, ky është vetëm një detaj pasi operacioni do të kryhet dhe mediat iberike japin edhe detajet. Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.

SI DO TË LUAJNË GALAKTIKËT E RINJ

So te Reali ka emra si  Bellingham, Vinicuius, Rodrygo, Tchouameni Camavinga e Valverde, dhe së shpejti dhe Mbappe, një herë e një kohë ishin Zidane, Figo Ronaldo, Beckham dhe Owen. Me mbërritjet e yllit francez do të vijë edhe versioni i ri i galaktikëve, dhe një tjetër gjigand, por i stolit, si Ancelotti do t’i duhet të gjejë zgjedhjen taktike për të harmonizuar gjithë talentin në një skuadër të vetme.

Ndjesia është se sakrifica do të kryhet duke bërë llogaritë edhe me moshën e senatorëve, ende lider te merengues, si Modric e Kroos, por ndërkohë Ancelotti do të ketë kohën për të studiuar zgjedhjet taktike, siç bëri verën e kaluar për të amortizuar lamtumirën e Benzema dhe mbërritjen e Bellingham, investimit më të madh të vitit të kaluar në merkato, diçka që u zgjidh në mënyrë të shkëlqyer.

Ideja kryesore se si mund të luajë Mbappe te Reali është tredhëmbëshi me Bellingham dhe Vinicus, fleksibël, shumë i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Me Rodrygo si zëvendësim të parë në një katërshe fantastike për rotacionin mes kampionatit dhe Champions. Mbetet fantazi i shfrenuar për t’i parë të katërt njëkohësisht në dush, çka do të kërkonte sforco ekstra nga Tchoumaeni Valverde dhe Camavinga.

CILI DO TË JETË NUMRI I MBAPPE TE REAL MADRID

Për komunikatën zyrtare duhet pritur fundi i sezonit, por me shumë mundësi fanella e re e Mbappe do të jetë më e shitura në nivel global. Çfarë numri do të ketë? Hipotezat për momentin janë tre. Më pak e dhimbshmja është ajo e numrit 9, aktualisht i lirë pas largimit të Benzema por që teorikisht i është premtuar Endrick, yllit tjetër të së ardhmes. Numri i preferuar i Mbappe është7-ta aktualisht mbi shpatullat e Vinicus, pra dhe më e komplikuar për tu marrë.  Në fund është dhe 10-ta , numri i francezit në kombëtare, dhe që te Reali i përket Luka Modric, në rast lamtumire të kroatit në verë, kjo mund të jetë zgjedhja më e pritshme.

TANI MACRON I LUTET REALIT

Ditën pas lajmërimit të lamtumirës së Mbappe Emmanuel Macron, që në të kaluarën ka bërë goxha presion që sulmuesi të qëndronte në francez, u vu në lëvizje për një tjetër temë, atë të Mbappe në Olimpiadë duke u shprehur;

“Llogaris që Reali i Madridit ta lejojë Kylian për Olimpiadën, kështu që mund të vijë dhe të luajë me skuadrën franceze”, deklaroi Presidenti i Republikës në X, në një video ku ju përgjigjej pyetjeve të ndryshme. Reali i Madridit ndërkohë më parë ka  lajmëruar se nuk ka si synim të lëre të lirë lojtarët e tij për turneun olimpik që nuk bën pjesë në datat e FIFA-s dhe klubet nuk kanë detyrimin për ta bërë diçka të tillë.

/Super Sport

Continue Reading

Sport

Tensione në Romë, goditet me shishe kokës tenisti serb: Shembet në tokë

Debutimi i tensisit serb Novak Gjokovic në turneun Internazionali BNL që zhvillohet në Itali ishte relativisht i qetë, teksa hoqi qafe francezin Corentin Moutet në dy sete, me rezultatet 6-3 dhe 6-1.

Megjithatë, një incident është regjistruar në momentin që Gjokoviç po largohej nga fusha në Romë, pak pasi kishte firmosur autografe për disa fansa.

Kur serbi ishte gati të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, Nole u rrëzua përtokë, i goditur nga një shishe plastike me ujë që vinte nga tribuna.

Numri 1 i botës u shemb përtokë dhe menjëherë ndërhynë efektivët e sigurisë, të cilët nisën të kërkojnë autorin e sulmit.

Një video e postuar në rrjet tregon mjekët dhe mbikëqyrësin e turneut duke u kujdesur për numrin 1 të botës.

Ndërkohë, pas incidentit është anuluar konferenca për shtyp e Gjokoviç. Në një njoftim të organizatorëve të turneut thuhet se Nole i është nënshtruar ndërhyrjes së nevojshme mjekësore dhe është larguar nga Foro Italico për t’u kthyer në hotel.

Gjendja e tij nuk përbën shqetësim”, nënvizohet në deklaratë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING