Pinknews
Ndërron jetë nga mbidoza grimierja shqiptare (FOTO)
Ka ndërruar jetë në moshë të re, grimierja kosovare Marigona Obërtinca. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e së ndjerës. Ata janë shprehur të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Marigonës në moshë të re.
Familjarët e kanë kujtuar Marigonën, si vajzë të guximshme dhe shumë punëtore. Grimierja ka lënë pas një djalë të vogël.
“Indeksonline” mëson se “make-up” artistja kosovare ka vdekur nga mbidoza. Burimet tregojnë se Marigona ishte shtruar në spital pas përdorimit të tepruar të narkotikëve dhe nuk ka arritur të mbijetonte.
Përdorimi i narkotikëve në Kosovë është në nivel shqetësues kohët e fundit. Statistikat tregojnë se numri i përdoruesve të drogës po rritet dhe se shoqëria kosovare është duke u përballur me një virus shtesë siç janë narkotikët.