Connect with us

Lifestyle

Ndryshimet klimatike ndikojnë jetën tuaj se*suale?

Ngrohja globale mund të ftohë pasionet seksuale, dhe zvogëlojë normat e lindjes së fëmijëve.

“Jo sonte, i dashur. Është tmerrësisht vapë…” Këtë frazë mes të dashuruarve ka të ngjarë ta dëgjojmë më shpesh, teksa temperaturat globale rriten, sipas një studimi të Byrosë së Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike në SHBA (NBER).

Autorët e studimit, kërkuan një lidhje shkakësore midis ngrohjes globale dhe frekuencës së raporteve seksuale, duke përdorur të dhënat e sezonale të temperaturave dhe normat e lindjes.

Përfundimi i tyre: Nëse njerëzit janë tashmë të nxehtë e të djersitur, kanë më pak të ngjarë të duan të ndjersisin më tepër.

Kjo, nga ana tjetër, ngre një shqetësim në lidhje me efektet e ngrohjes globale mbi fertilitetin në të ardhmen.

Nëse çiftet kryejnë më rrallë raporte seksuale kur është më nxehtë, ekonomistët Alen Barreka i Tulan, Melani Guldi e Universitetit të Floridës Qëndrore, dhe Oliver Deshens i Universitetit të Kalifornisë, mendojnë se gratë kanë më pak gjasa për të mbetur shtatzëna dhe lindur fëmijë.

Studimi shqyrton sezonalitetin e numrit të lindjeve në katër rajone të SHBA – jugun, verilindjen, mes-përëndimin, dhe perëndimin.

Duke përdorur të dhëna statistikore gjatë viteve 1931-2010, studiuesit konfirmojnë faktin e njohur se normat e lindjes në SHBA arrijnë kulmin në muajt gusht dhe shtator.

Ato janë rreth 10 për qind më të larta në ato muaj se sa në muajin prill. Nga kjo duket e arsyeshme të konkludohet, se çiftet gëzojnë më shumë intimitet në muajt e acartë të nëntorit, dhjetorit dhe janarit.

Pas rënies së numrave, hulumtuesit zbuluan se në ditët e me një temperaturë sipër 27 gradëve Celsius, do të lidheshin me më pak lindje të mëvonshme.

Në mënyrë të veçantë, ata raportojnë se çdo rritje mbi temperaturën 27 gradë Ceulsius shkakton një rënie të lindshmërisë me rreth 0.06 përqind 8 muaj më vonë, 0.39 përqind 9 muaj më vonë, dhe 0.21 përqëind 10 muaj më vonë.

Kjo do të thotë se mesatarisht, nga viti 1931 deri në 2010, në një ditë të vetme me temperaturë më të madhe se 27 gradë gradë rezultuan 1165 lindje më pak të gjithë të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Në mënyrë aspak të çuditërishme, ata zbuluan gjithashtu se efekti i ditëve me një temperaturë me më shumë se 27 gradë Celsius, është rreth dy herë më i madh tek “vendet e ftohta” përkundrejt “shteteve të nxehta”, duke sugjeruar se ata që banojnë në një klimë të nxehtë kanë më pak gjasa të heqin dorë nga romanca vetëm për shkak se është pak më ngrohtë.

Në fakt, një sondazh i vitit 2011 mbi Shkallën e Kënaqësisë për llogari të kompaninë së prodhimit të kondomëve ‘Trojan’, gjeti se amerikanët që jetojnë në jug kishin raportuar në përgjithësi pasjen e më shumë raporteve seksuale, sesa ata që jetojnë më në veri.

Por çfarë mund të thuhet për normat e larta të pjellorisë në disa vende tropikale? Temperaturat e larta nuk duket se i pengojnë njerëzit atje të kryejnë marrëdhënie dhe lindin pasardhës.

Apo nuk është kështu? Në fakt, studiuesit kanë vënë re një sezonalitet të lindjeve, që përputhet me ndryshimet e temperaturës mesatare. Në vitin 1978 demografët analizuan normat e lindjeve në Indi. “Shkalla e ngjizes në Baroda dhe Manipal të Indisë është më e ulët gjatë motit shumë të të nxehtë”- bënë me dije ata.

Studiuesit spekuluan se kjo mund të ndodhë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pengojnë prodhimin e spermës, por gjithashtu sugjeruan se i nxehti ekstrem mund të rezultojë në akte seksuale më të rralla.

Një studim i ngjashëm në vitin 2000, raportoi se në Bengalin Perëndimor ”shpërndarja e ngjizjeve përgjatë muajve kalendarikë, ishte i lidhur negativisht me temperaturën mesatare mujore”.

Edhe studimet e sezonalitetit të lindjeve për Nigerinë jugperëndimore në vitin 1985, dhe në qytetin vietnamit Ho Shi Min në vitin 1994, mbërritën në të njëjtin përfundim.

Pra, cila është e ardhmja e intimitetit dhe pjellshmërisë, në një botë që po ngrohet gjithnjë e më shumë? Autorët i referohen modeleve të klimës, duke thënë se numri të ditëve me temperature mbi 27 gradë celsius në SHBA do të rritet me rreth 64 në vit, nga 31 në vit që është aktualisht.

Ata llogarisin se si rezultat i temperaturave të larta për shkak të ndryshimit të klimës, lindjet vjetore në SHBA do të bien me 2.6 përqind, që do të thotë ne do të shohim rreth 107 mijë fëmijë më pak në vit.

Studiuesit nga ana tjetër e pranojnë se risitë teknologjike, mund të shmangin disi efektet negative të ngrohjes globale në këtë aspekt.

“Sigurimi i qasjes me kosto të ulët të ajrit të kondicionuar, mund të jetë një mjet efektiv për zbutjen e kostove që kanë tek fertiliteti, ndryshimet klimatike në të gjithë botën”- vënë në dukje ata.

Por ngjizja do të mbetet gjithsesi shumë e kufizuar. Deri në fund të këtij shekulli, teknologjia do të ketë riorganizuar rrënjësisht seksualitetin dhe pjellshmërinë njerëzore.

Përhapja e mëtejshme e pornografisë virtuale, teledildonics, dhe neuroenmbajtësit seksualë do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit e përjetojnë dhe kryejnë seksin.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit do të fitojë gjithnjë e më shumë kontroll mbi fertilitetin e tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e mitrave artificiale.

Çfarëdo efekte të vogla që mund të ketë ndryshimi i klimës në kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe lindjen e fëmijëve, ato do të përshkohen nga përmirësimet teknologjike në shërbim të kërkimit të pandërprerë të njeriut për fëmijë dhe orgazma të shëndetshme.

Në fund të këtij shekulli, të dashuruarit do të vazhdojnë me gjasë të këndojnë nën zë, “E dashur, jashtë është nxehtë, por jo aq sa ty këtu!”.

Lifestyle

Çiftet e zodiakut që mund të drejtojnë një biznes së bashku

BINJAKËT – PESHORJA

Binjakët dhe Peshorja e kuptojnë njëri-tjetrin me sy. Ata me shumë mundësi do të kenë një biznes që përfshin shërbimin ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun. Suksesi është i garantuar sepse ata kanë qëllime dhe praktika të përbashkëta.

VIRGJËRESHA – BRICJAPI

Forca në unitet. Këtu po flasim për një çift shumë efikas. Virgjëresha është një “milingonë” në punë, nuk ndalet së punuari dhe Bricjapi është i përsosur në menaxhimin e biznesit. Qëllimi i tij është vetëm suksesi dhe fitimi dhe ai do të bëjë gjithçka për ta arritur atë.

LUANI – DASHI

Nëse këta të dy mund të lënë pak mënjanë egon e tyre dhe të bien dakord se kush është në krye të biznesit, atëherë ju e dini se ata mund të arrijnë gjëra të mëdha. Sepse të dy janë liderë, synimi i tyre është paraja dhe jeta e mirë dhe bëjnë gjithçka për të fituar para dhe për të kënaqur shijet e tyre.

DEMI – AKREPI

Këtu po flasim për çiftin që mund të krijonte një perandori, jo thjesht një biznes. Dy shenjat që kanë paratë në gjak, dinë t’i bëjnë, kanë këmbëngulje, obsesion dhe efikasitet të madh. Ata nuk ndalen para asnjë pengese dhe mbi të gjitha vënë interesin e familjes, sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe mirëqenien e saj.

GAFORRJA – UJORI

Nëse ky çift do të hapte një biznes, do t’ia dilnin për mrekulli dhe kjo sepse Gaforrja është “mjeshtre” në menaxhimin financiar, por edhe e rezervuar, ndërsa Ujori është novator dhe do të jepte ide që askush tjetër nuk do t’i kishte menduar.

Continue Reading

Lifestyle

Pse është më mirë të bëni një dasmë të vogël?

Një çift mesatarisht shpenzon shumë para për dasmën e tyre.

Kur ia shtoni kësaj shume edhe “dramën” familjare të pashmangshme dhe listën e gjatë të detajeve, vetëm shpenzimet emocionale mund të jenë të pallogaritshme, shkruan EO.

Konsiderojeni një dasmë intime (dasmë me pak të ftuar).

Dasmat e tilla kanë shumë më pak stres sesa planifikimi i një ngjarje ekstravangte me 250 të ftuar.

Përpos këtij fakti, janë edhe disa arsye që i gjeni më poshtë e që mund t’ua ndryshojnë mendjen – nga një dasmë plot luks e të ftuar, në diçka shumë më të thjeshtë, festë mes familjes e miqve për kurorëzimin e dashurisë suaj.

Lista e mysafirëve e reduktuar

Nuk ka më diskutime nëse do të ftoni vetëm një kushëri për secilën familje, apo do t’i ftoni me fëmijë ose jo. Thjesht ftoni prindërit tuaj, familjen e ngushtë dhe miqtë e festoni me ta.

Kur lista e mysafirëve reduktohet, shumica e njerëzve e kuptojnë pse nuk i keni ftuar.

Peshojeni nëse është më mirë të mos i njihni të ftuarit tuaj apo të gëzoheni për praninën e secilit në festën tuaj.

Dekore të “pakufizuara”

E keni dëshiruar gjithmonë atë setin e pjatave të shtrenjta? Blini. Keni ëndërruar që ajo kompania që e keni parë në Instagram të bëjë dekorimin e ambientit të dasmës suaj? Thirreni.

Kur keni për të rregulluar një tavolinë (mendoni: një darkë super-elegante) ose një dhomë të vogël, nuk ka presion – sidomos kur është fjala për portofolin tuaj.

Megjithatë, do ta keni dasmën tuaj të ëndrrave

Një tortë e mrekullueshme, lulet që i doni, fotografi plot dashuri, lista e këngëve që keni dëgjuar që kur keni qenë nëntë vjeç?

Asnjë nga këto gjëra nuk duhet të anashkalohet sepse ju po festoni me më pak njerëz.

Në fakt, për shkak se ka më pak të ftuar, mund të bëni gjërat që gjithmonë keni dashur.

Hapësira është e kufizuar, por kur bëhet fjalë për fantazitë tuaja të dasmës, qielli është ende kufiri.

Continue Reading

Lifestyle

Ju plasariten buzët? Ndiqni këto hapa

Një problem që me siguri shumë prej nesh e vuajmë janë buzët e plasaritura.

Por çfarë shkakton çarje në buzë?

 

Një shkak i zakonshëm i buzëve të plasaritura është vesi për t’i lëpirë ato, shpesh edhe pa vetëdije. Pështyma nga gjuha mund të heqë lagështinë nga buzët, duke shkaktuar më shumë thatësi, gjithashtu ekspozimi në diell në verë apo dhe mungesa e lagështisë në ajër gjatë dimrit krijon problem.

Trajtimi/Parandalimi

Buzët e copëtuara ose ndryshe të çara zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Hapi i parë është të siguroheni se kanë lagështi mjaftueshëm.

Kjo mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

– Aplikimi i zbutësit të buzëve gjatë gjithë ditës.

– Pini sa më shumë ujë.

– Mbuloni gojën me një shall kur moti është shumë i ftohtë.

– Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.

– Mos përdorni zbutës buzësh me aromë, sepse gjasat janë që do ti lëpini ato dhe nuk do të jetë efektiv.

– Mos i lëpini buzët.

Continue Reading

Lifestyle

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

    

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më të prirura se të tjerat për të bërë thashetheme dhe nuk do të bëjnë përjashtim as për miqtë e tyre.

Binjakët: I sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ai nuk ndalet kurrë së komunikuari në asnjë mënyrë, pra edhe thashethemet, dhe veçanërisht kënaqet me atë që mëson t’ia përcjellë kujtdo që është në dispozicion. Pra, nëse i thoni diçka një Binjaku, ata nuk do të përmbahen dhe do të thërrasin menjëherë të dashurin, partneren, mamin, qoftë edhe në një bisedë në grup. Pra, në rast se dëshironi një informacion sa hap e mbyll sytë, mos hezitoni ta ndani atë me një Binjak.

Gaforrja: Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni atij rrethi, është mirë. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të informacionit, kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t’i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë t’i nxjerrë. Edhe një informacion që nuk është në interesin e tij të përhapet, e ka të vështirë të mbajë gojën mbyllur.

Virgjëresha: Ndryshe nga thashethemexhinjtë e tjerë të zodiakut, ai është më i rrezikshëm ndoshta sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, ai preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta dhe personale. Natyrisht, ai nuk do të ngurrojë të jetë kritik, pavarësisht nëse flet për një ndryshim karriere apo një ndarje. Virgjëresha kërkon me dëshpërim dikë që të ndajë ndjenjat dhe mendimet kritike.

Continue Reading

Lifestyle

Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, mpihen duart apo keni ngërçe në stomak

Mënyra e sotme e ushqimit lehtë mund të çojë deri në mungesën e vitaminave në organizëm, qoftë të mos hani sasi të mjaftueshme të artikujve përkatës apo për shkak të problemeve të tretjes nuk ndodh absorbimi i tyre

Kjo nuk do të thotë që do të sëmureni, mirëpo mund të përfundoni me funksionim të dëmtuar, sepse vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm.

Ato ju janë të nevojshme për funksionim të rregullt. Këto janë pesë shenja të pazakonshme paralajmërimi që po ju mungojnë vitaminat, transmeton Telegrafi.

Të çara në këndet e buzëve

Ju mungojnë: Hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit B, siç janë niacina, (B3), riboflavina (B2) dhe B12.

Zgjidhja: Hani më shumë mish pule dhe mish gjeldeti, mish toni, vezë, panxhar, kikirikë dhe bishtajore.
Vitamina C përmirëson absorbimin e hekurit, andaj artikujt e përmendur kombinoni me prokoli, lakër me gjethe të gjelbra, lulelakër dhe speca.

Puçrra të kuqe në fytyrë të cilat shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokëve

Ju mungojnë: Biotina, e cila është e njohur edhe si vitaminë për flokë.

Zgjidhja: Duhet të hani vezë të ziera shumë apo vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, fruta arrore, mjedra dhe banane.

Puçrra të kuqe apo të bardha të cilat ngjajnë me aknet – më së shpeshti në fytyrë, duar, kërdhokulla dhe vithe

Ju mungojnë: Thartira yndyrore esenciale dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: Shtoni marrjen e yndyrave të shëndetshme. Shtoni konsumimin e frutave arrore, siç janë arrat dhe bamjet dhe farërat (farat e lirit dhe farat chia). Për të shtuar marrjen e vitaminës A, hani më shumë perime me fletë të gjelbra, karota dhe speca. Kur është fjala për vitaminën D, konsumoni më shumë produkte qumështi apo shfrytëzoni shtesat e ushqimit të cilat përmbajnë këtë vitaminë.

Djegie dhe mpirje të duarve, shputave dhe të pjesëve të tjera të trupit

Ju mungojnë: Vitaminat e grupit B, siç janë thartira folike (B9), B6 dhe B12.

Zgjidhja: Në këto raste mund t’ju ndihmojnë spinaqi, shpargulli, panxhari, fasulja, vezët.

Ngërçet në muskuj në formë të dhembjeve therëse (në gishta të këmbëve, në pulpa, tabanë dhe këmbë)

Ju mungojnë: Magnezi, kalciumi dhe kaliumi.

Zgjidhja: Hani më shumë banane, bajame, lajthi, qershi, mollë, grejpfruta, lulelakër, lakër me gjethe të gjelbra dhe spinaq.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING