Connect with us

Kosova

Nën hetim nga Prokuroria e Tiranës? Pacolli: Kam parë stuhi dhe më parë, por ky ‘Lis i Madh’ nuk shembet!

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës, ku përveç tij, do të hetohen vëllai Emin Pacolli dhe Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër ‘Mabco Construction S.A.’. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Pacolli nuk përmend as emra e as çështje, teksa e cilëson veten “Lisi i Madh”, rreth të cilit sipas tij, rrinë njerëz pa histori që kërkojnë të bëhen të famshëm prej tij. Biznesmeni ka lënë të kuptohet se shpesh është ‘shënjestruar’ me qëllim për ta dëmtuar, por në fund ia ka dalë të qëndrojë në këmbë.

Reagimi:

Ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT me mjaltin e bletës puntore.
Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm.
Por mos harrojnë një gjë:
Ky lis është rritur me dinjitet, pa i bërë hije askujt – përkundrazi, ka qenë strehë e mburojë për shumëkënd.
Ka rrënjë të shëndosha e të forta. Ka parë stuhi edhe më parë – dhe gjithmonë ka mbetur stoik, në këmbë.
Ndërsa mizat? mizat i merr era pa nam e nishan.

Hashtag.al njofton se të tre janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Procedimi penal kundër Pacollit dhe dy të tjerëve ka nisur në shtator. Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfshin një investim 104 milionë euro dhe ka një sipërfaqe prej 309 hektarë. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”. Por po në mars të atij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.

Advertisement