Connect with us

Politike

Nesho: Heqja e sanksioneve të SHBA ndaj Berishës, zhvillim me pasoja të rëndësishme për Shqipërinë

Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit, ku Departamenti i Shtetit ka hequr sanksionet ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha.

Sipas Neshos, në rastin e kryedemokratit Sali Berisha, politika amerikane ka shkuar ‘një hap më tej’ edhe në krahasim me raste të tjera ndërkombëtare, përfshirë atë të kryeministrit indian Narendra Modi, duke pretenduar se nuk është firmosur asnjë dokument formal për përjashtim, por thjesht është krijuar një qasje e re komunikimi dhe bashkëpunimi.

Ai u shpreh se, ky është një zhvillim i rëndësishëm politik, si një reflektim i brendshëm i një superfuqie demokratike si SHBA, e cila sipas tij po korrigjon qasje të mëparshme në politikën e jashtme.

‘Në rastin e doktor Berishës, Departamenti i Shtetit, politika amerikane ka bërë një hap edhe më tepër sesa ka qenë rasti i heqjes së non-gratës të kryeministrit të Indisë, Modi.

Për arsye sepse atij i është kërkuar vetëm që ‘ti do jesh bashkëpunëtori ynë, je i lirë për të ardhur lirshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, por nuk është firmosur asnjë dokument për përjashtim.

Dhe këtu fillon një reflektim i madh që vetëm një fuqi demokratike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për të reflektuar veten e saj. Dihet që ka qenë një aferë korruptive, ka qenë një aferë e sponsorizuar nga njerëz që kërkonin të mbanin pushtetin e tyre, por dhe jo vetëm, që donin të realizonin projekte antikombëtare, siç ishte Ballkani i Hapur, për të realizuar dhe siguruar pozicionet e Ramës dhe të Vuçiçit si të ashtuquajtur elementë stabiliteti në Ballkan.

Pra kjo gjë ka rënë.

Kjo nuk ishte një gjë e paparashikuar që mendojnë disa. Kjo ka qenë një gjë e vonuar duhet të themi, për arsye të lobimit të vazhdueshëm që Edi Rama e ka bërë.

Dhe pse e ka bërë Edi Rama? Për arsye sepse gjithë strategjinë për të mbetur në pushtet, për të përfituar dhe vjedhur popullin shqiptar, e ka bërë pikërisht strategjinë në non-gratën e Sali Berishës.

Ai ishte rezultati i gjithë kësaj politike të përçartë, i krijimit të këtyre partive të vogla të cilët justifikonin veten e tyre pavarësisht se dihej mënyra e orientimit dhe bashkëpunimit.

Dhe duhet të themi një gjë që sekretari Rubio, kjo administrata Trump, edhe në qoftë se më lejoni, dua të bëj një falënderim për largpamësinë e sekretarit të shtetit Rubio, për arsye sepse realizoi ndryshimin e klimës që njerëzit kishin filluar të mos besonin për drejtësinë dhe funksionimin e politikës së jashtme amerikane.

Që ishte marrë nëpër këmbë dhe në kohën e administratës Biden sidomos për Ballkanin ishte dhënë me PPP për njerëz të interesuar për të realizuar skenarët e tyre siç ishte Alex Soros me të tjerë. Pra ka patur vizionin, ka kthyer besueshmërinë dhe dashurinë që populli shqiptar e ka të pakursyer ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe së treti ashtu siç po shkëlqen në politikën e jashtme, edhe në këtë rast i ka dhënë një mundësi demokracisë shqiptare të rimëkëmbet duke vendosur vlerat e opozitës shqiptare. Pra mos e mendoni që mund të jetë diçka e shkëputur. Momenti i zgjedhur është plotësisht një moment politik që do t’i shërbejë demokracisë shqiptare.

Dhe duke e përfunduar dua të them një gjë. Kjo ka qenë një goditje tepër e rrezikshme kur pesë vjet përpara me shumë pasoja. Por këtu dua të nënvizoj faktin që vetë unë personalisht kam qenë i frymëzuar nga një intervistë debat që kolegu jonë Çim Peka ka mbajtur po atë mbasdite, ishin në momentet orë pas dizenjimit të liderit të opozitës.

Dhe mendoj që ky kolektiv i mrekullueshëm i Syri Televizion sot përjeton një ditë të satisfaksionit moral për një luftë konsekuente edhe atëherë kur superfuqia më e madhe e botës, e manipuluar nga njerëz me interesa të ngushta siç është Edi Rama dhe grupi i tij, me interesa antikombëtare luftonin për të mbyllur gojën dhe kapjen e shtypit të lirë. Prandaj mendoj që është një moment tepër i rëndësishëm, është një leksion për rezistencën e shtypit të lirë dhe në këtë kuptim mendoj si një njeri i painfluencuar’, u shpreh Agim Nesho

Advertisement