Connect with us

Politike

Nga Albin Kurti te Ali Ahmeti, përfaqësuesit e lartë të rajonit në homazhet për Nanon

Shqipëria në zi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë Socialiste. Që prej orës 08:30 të mëngjesit, dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për familjarë, qytetarë e socialistë që duan t’i japin lamtumirën e fundit njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve ’90.  Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe vajza Edlira presin me dhimbjen e madhe njerëzit që vijnë për t’u përulur para kujtimit të tij.

Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik. Mes tyre, do të jenë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, dhe Kryeministri Edi Rama, pasuesi i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste. Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga rajoni: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të kabinetit të tij; zëvendëskryeministri i Malit të Zi; si dhe kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti

Advertisement