Kosova
Nga ‘Osman Aga’ dhe Vëllai Erdogan’, te ‘Pushtuesi Osman’/ Çfarë e zemëroi kaq shumë presidentin e Serbisë
“Tani është e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor” dhe se “ëndërron përsëri restaurimin e Perandorisë Osmane”. – Ky ishte ne thelb mesazhi i ashpër i presidentit serb Aleksandar Vuçiçit në lidhje me dërgimin e një mijë dronëve kamikazë turq në Prishtine dhe duket se ka shënuar fundin e marrëdhënieve miqësore midis Serbisë dhe Turqisë, të cilat u përshkruan si një “epokë e artë” pikërisht një vit më parë. Tani, brenda një viti, Erdogan, në sytë e presidentit serb, u shndërrua nga një “mik dhe vëlla” në një pushtues osman.
Analsite te ndryshem ne Serbi vërejnë se reagime të tilla të stuhishme të presidentit Vucic përfaqësojnë vetëm një vazhdim të coroditjes së plotë të politikës së jashtme të Serbise, sepse, siç thonë ata, problemet nuk mund të zgjidhen me fjalë të forta, por përmes kanaleve diplomatike.
Tetorin e kaluar, Erdogan tha në Beograd se dronët turq mund të jenë “një nga bazat e bashkëpunimit në fushën e industrisë së dedikuar” midis Serbisë dhe Turqisë. Ai gjithashtu deklaroi se ministrat e punëve të jashtme, të mbrojtjes dhe ekspertët nga industria e dedikuar e të dy palëve kanë marrë urdhra për të filluar punën në projekte specifike.
Atë kohë u dëgjuan lëvdata të ndërsjella. Vuçiç e quajti Erdoganin një mik të mirë, dhe Erdogani u kundërpërgjigj se të dy vendet kanë hyrë në fazën e epokës së artë. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç e zbukuroi gjithçka me këngën “Osman aga” në nje darkë festive.
Pikërisht një vit më vonë, presidenti i Serbisë pohon se është i tmerruar nga sjellja e Turqisë.
Analsitet kujtojnë se edhe një vit më parë, qëndrimet e Turqisë dhe Erdoganit për çështjen e Kosovës ishin të qarta, se ai dhe pala turke nuk e fshehën se ishin në favor të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Dhe edhe para dorëzimit të dronëve, Turqia kontraktoi dorëzimin e pajisjeve ushtarake dhe automjeteve të blinduara taktike të tipit “Vuran” dhe “Kirpi” me Prishtinë. Tani Pyetja është, çfarë e zemëroi kaq shumë presidentin e Serbisë pikërisht tani, saqë Vucic iu drejtua ashpër “vëllait Erdogan” dhe Turqisë.