Aktualitet
NIS SEANCA NE THEMEL PER DOSJEN ‘ILIR META’
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Meta u paraqitet në sallën e GJKKO brenda “kafazit” të xhamtë duke bërë shqiponjën dykrenare me 2 duar. Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat. Në fillim të seancës GJKKO pritet të marrë vendim mbi kërkesën e Metës specifikisht për transmetimin live të seancës. SPAK përfaqësohet në këtë seancë nga prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi. Brenda sallës gjyqësore janë lejuar kamerat e mediave, derisa të legjitimohen palët. Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion. Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje. Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme. Kur çështja u kalua për gjykim më 18 mars të këtij viti, Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ekziston vepër penale, ose në alternative, rikthimin për hetime të mëtejshme.
Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Kamera e NTV është futur në sallën e GJKKO-së ku po zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi e të tjerë. Meta dëgjihet teksa thotë se procesi ndaj tij është “i montuar me shpifje dhe kallëzues të rremë kundër shtetit”.
“Mbaj përgjegjësi për çdo veprim dhe shkelje timen”, thotë Meta.
GJKKO do të dalë me vendim për 2 kërkesa të Metës, për mosqëndrimin në kafazin e qelqtë dhe për transmetimin live të plotë.
Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.