Policia Rrugore ka bërë bilancin e punës për javën që lamë pas.

Gjatë një jave janë arrestuar dhe proceduar 9 persona, ndërsa janë marrë rreth 11900 masa administrative.

Njoftimi: 

🚨 Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 9 Arrestime dhe procedime penale:

• 🍺 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 🚫 1 persona për pa leje drejtimi.
• 🚦 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

✅ Masat administrative:

• 📈 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.
• 🌑 63 masa për xhama të zinj.
• 🚗💨 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 📱 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 🔒 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 🛑 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 🅿️ 8089 masa për qëndrim të gabuar.

✅ Pezullime dhe bllokime:

• 🍺 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 🚗💨 55 raste për tejkalim shpejtësie.
• 🚗💨 13 raste të ndryshme

• 🚗 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️