Connect with us

Politike

“Nuk kam folur me Ramën”/ Braçe del hapur dhe kërkon drejtimin e Tiranës

Socialisti Erion Braçe, i cili ka shprehur kandidaturën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ka folur rreth këtij vendimi në “Shqipëria Live”.

Braçe u shpreh se qyteti është i paqeverisshëm për momentin, teksa shtoi se i vlen mbështetja e socialistëve të njësisë 5 por jo vetëm.

“Po lëviz kudo, jo vetëm tek njësia 5, po i përgjigjem njerëzve. Qyteti është i paqeverisshëm në këtë moment. Unë besoj që në këtë rast vlen mbështetja e socialistëve, normalisht kur thash që ishte përgjigje për qytetarët, kanë qenë socialistët e njësisë 5 dhe më pas të njësive të tjera që i kam kontaktuar.

I kam dhënë një përgjigje (të problematikave) duke i ofruar veten time gjatë gjithë kësaj periudhe, duke qenë aty ku ata jetojnë. Duke parë të gjitha pasojat e mungesës së qeverisjes së Tiranës”, tha Braçe.

Braçe u pyet rreth reagimit të kryesocialistit Edi Rama për kandidaturën e tij në Bashkinë e Tiranës, teksa zbuloi se nuk ka folur me të.

“As ka bërë koment, as unë nuk kam kërkuar koment. Besoj që kandidimi është gjëja më normale që mund të ndodhë brenda PS, që qeveris prej vitesh edhe qytetin. Nuk kam folur me kryetarin e PS-së. 

Nuk është mungesë respekti as ndaj kryetarëve dhe as të tjerëve, që kjo dalja ime që unë shprehem të jem një nga kandidatë të PS për Bashkinë e Tiranës. Nuk ka qenë mungesë respekti është respekt ndaj asaj që kryetari PS është. PS-ja është një parti që zgjedh me votë.

E dyta nuk më ka nxjerrë Edi Rama (si kandidat), po i parapri. Jo nuk më ka nxjerrë Edi Rama, kam dalë vetë, si përgjigje të thirrjes së popullit e qytetit”, u shpreh Braçe.

Advertisement