Aktualitet
Nuk përmbushën pritshmëritë, pezullohen të gjithë shefat e Krimit Ekonomik
“Ngrijnë” strukturat vendore të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar ditën e sotme të gjithë shefat e Krimit Ekonomik, deri në deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo dhe goditjen e korrupsionit.
Gjatë takimit të zhvilluar nga Ministri i Brendshëm me Rrumbullakun, Bledi Çuçi dha porosi të prera për çdo drejtues vendor të Policisë, për një luftë të pa kompromis kundër kultivimit të kanabisit. Duke iu bërë me dije se strukturave policore do t’u vijë në ndihmë përdorimi i teknologjisë së lartë dhe pamjet e kapura nga satelitët shqiptarë në hapësirë, nuk duhet të ketë vend për “gabime”.
Kur edhe shumë pak kohë na ndan nga zgjedhjet lokale të 14 majit, ministri i Brendshëm kërkoi angazhimin maksimal të strukturave inteligjente dhe ato të Rendit të Policisë, për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor të 14 majit, duke parandaluar dhe goditur me forcën e ligjit, çdo tentativë për shit-blerje vote. Ai ka kërkuar goditjen e fenomeneve që përbëjnë krime elektorale, si dhe që policia t’i shmanget çdo lloj intimidimi nga subjektet politike apo persona të lidhur me ta. Ministri theksoi se vlerësimi i performancës për çdo drejtues vendor apo qendor në Policinë e Shtetit, është dhe do të mbetet kriteri kyç, duke e matur punën e çdokujt me rezultatet në terren.
Aktualitet
Arian Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën
Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë.
Çani tha se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.
Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi.
“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Edhe nëse deri dje Greqia flinte gjumë sepse kishte vetëm probleme me Turqinë, tani kthejmë kokën dhe shikojnë se ka një Turqi të dytë. Për herë të parë Athina zyrtare kuptoi se nuk bëhet me shaka, nuk është një njeri ky që sot është nesër nuk është.
Aktualitet
Lubonja këshillon Rithemelimin dhe PL: Gjeni metoda proteste më interesante
Fatos Lubonja ka folur për protestën e radhës që do të mbahet sot përpara Bashkisë së Tiranës, teksa deklaroi se edhe opozita ka problemet e saj.
Për Lubonjën duket se nuk mjaftojnë molotovët që janë hedhur drejt godinës së bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e policëve, por duhen gjetur akte proteste që të bëjnë më tepër efekt.
“Protesta është e rëndësishme, për të nxitur edhe SPAK që këta njerëz kërkojnë që drejtësia të veprojë.
Edhe opozita ka probleme, sepse nuk thith dot qytetarë. Duhen gjetur akte që bëjnë efekte.
Prej javësh grupimi i Sali Berishës, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë së Tiranës.
Aktualitet
“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”, Artan Hoxha: Roan Brahimin e takova në Dubai, dyshohet se…
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për vrasjen e Roan Brahimit pak ditë më parë në Athinë, Greqi.
Hoxha tha se Brahimi, i cili njihej edhe me emrin Sidi, kishte pasur më herët përplasje me Ervis Martinajn, pasi kishte shkuar te ai me mirëbesim, por ishte marrë peng dhe dhunuar.
Megjithatë sipas gazetarit Hoxha, i cili tha se për herë të fundit e ka takuar Brahimin në Dubai, vrasja e tij në Athinë ka më tepër lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Në emisionin “Top Talk”, gazetari tha se të arrestuarit për vrasjen e Bejtjas janë njerëz të afërm të Brahimit.
Ai gjithashtu shtoi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Brahimaj ishte e vështirë të ekzekutohej.
Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…
Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj”, tha Hoxha.
Aktualitet
“Belerit i janë gjetur kallashnikovë në shtëpi”/ Debate mes Xhufit e Sekretarit të Omonias
Historiani Pëllumb Xhufi dhe Sekretari i OMONIAS, Marin Suli kanë debatuar ashpër me njeri tjetrin.
Në emisionin Open në News24, teksa po diskutohej për vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, u prek edhe çështja e Fredi Belerit. Historiani Xhufi tha se Beleri është kapur me armë në shtëpi.
Kjo u hodh poshtë nga Marin Suli, i cili tha se “po gënjejn, pasi nuk ka asnjë provë që Fredi Beleri të jetë i përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë”.
Suli: Duhet të jeni cik i pjekur. Është e rëndë të thuash që “ka vrarë dhe i ka duart me gjak”.
Xhufi: Është akuzuar, ka kaluar kufirin i armatosur,
Suli: Është gënjeshtër, nuk ka asnjë prove
Xhufi: Këta e kanë zgjedhur të përfaqësojë Himarën
Suli: E kanë zgjedhur himariotët, juve ju takon të heshtni! Për cështjet e kapjes së gjakut në duar po abuzoni
Xhufi: Edhe të korrupsionit edhe të blerjes së votës
Janë dy gjera të ndryshme. Ka tre vendime gjykatash që Beleri është i pafajshëm për Peshkëpinë dhe nuk ka asnjë lidhje
Xhufi: Unë e kam ndjekur gjyqin kur është bërë
Suli: Beleri është dënuar për mosdijeni të armëmbajtjes pa leje
Xhufi: Atij i janë gjetur kallashnikov në shtëpi
Suli: Po gënjen, nxirr një copë letër! Nuk i është gjetur armë. Tërhiqe atë që po thua
Xhufi: Është arrestuar nga autoritetet greke sepse ka marrë pjesë
Suli: Jo
Aktualitet
Ilir Meta: Monika më ka nxitur të merrem me palestër, po bëj gjithçka që të motivoj të rinjtë
Ilir Meta, përgjatë muajve të fundit e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe e kemi parë mjaft të fokusuar në ushtrimet fizike.
Por, kush e ka inspiruar vallë Metën që t’i futet më kokë aktivitetit fizik? Epo, kush tjetër veçse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po ashtu ushtrohet pothuajse çdo ditë. I ftuar në “News 24”, Meta tha se Monika e ka motivuar që ai t’i futet sportit.
“Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit Garat na ndihmojne te gjitheve.
Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester.
Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport.
Kujtojmë se mes Metës dhe Kryemadhit kohët e fundit ka pasur përplasje politike, e cila është konfirmuar nga të dy. Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.
-
Pinknews18 hours ago
Kënga e realizuar nga Vesa e Romeo vendoset në shtëpi, reagimi i aktorit ‘pushton’ rrjetin
-
Pinknews22 hours ago
‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin
-
Kosova19 hours ago
Tërmeti 3.1 ballë godet Malishevën në Kosovë
-
Kronike23 hours ago
Emri/ E shtrirë në divan, gjendet e vdekur një grua në Tiranë
-
Pinknews19 hours ago
Magjepsëse/ Sara Gjordeni ndan fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur
-
Kronike18 hours ago
Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur
-
Kronike22 hours ago
“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”/ Gazetari: Roan Brahimin e takova në Dubai
-
Rajon21 hours ago
Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan