Connect with us

Rajon

‘Open Balkan’ në Itali/ Vuçiç: Besoj te miqësia me shqiptarët

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ka diskutuar në Verona të Italisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski se si të ndihmohen njerëzit e zakonshëm dhe si të largohen të pengesat dhe të mundësohet tregtia dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve, në një takim të radhës në kuadër të “Open Balkan”.

Ai u shpreh se ka çështje për të cilat Serbia dhe Shqipëria nuk pajtohen, siç është çështja me Kosovën, por tha se “në vend që te fajësojmë njëri-tjetrin duhet të flasim për ekonominë dhe marrëdhëniet më të mira mes shteteve”, raportojnë mediat serbe.

“Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë dhe mendoj se Edi po bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me to. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se është arritur një marrëveshje për përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të përbashkëta të punës mes tre vendeve anëtare të “Open Balkan”.

 

Rajon

Vizita e Ramës në Greqi/ Mitsotakis: Nuk vjen si i ftuar i Qeverisë, por s’e pengojmë dot

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar ditën e sotme vizitën që pritet të mbajë kryeministri Rama në Greqi më 12 Maj. Në një deklaratë për mediat  greke Mitsotakis ka thënë se Rama nuk është i ftuar i qeverisë së tij, por nuk e pengojmë dot.

“Edi Rama vjen të bisedojë me bashkëkombasit e tij. Zgjedhja e Ramës për këtë vizitë më duket e panevojshme. Nuk e pengojmë S’e pengojmë tubimin e Ramës, as e ndihmojmë”, ka sqaruar ai.

Vizita e Ramës zhvillohet në një kohë kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian. Ndërkohë kujtojmë se Beleri është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash vitin e kaluar.

Continue Reading

Rajon

Maqedoni e Veriut, sot votimet për parlamentin e presidentin, mbi 1.8 mln qytetarë me të drejtë vote

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Kutitë e votimit në 3840 vendvotime u hapën në ora 07:00 e do mbyllen në 19:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë mbi 1.8 milion votues, të cilët do votojnë për 17 parti politike dhe koalicione.

Po sot do votohet edhe për raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Që zgjedhjet presidenciale të jenë të suksesshme, përveç se njëri nga dy kandidatët duhet t’i fitojë shumicën e votave të qytetarëve, kërkohet edhe që dalja në zgjedhje të jetë së paku 40 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose rreth 725.000 votues.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se sot qytetarët do të mund të hyjnë në vendvotim vetëm një herë dhe do t’u ofrohet mundësia të votojnë për president dhe deputetë ose vetëm për njërën nga dy zgjedhjet e mundshme.

“Votuesi merr dy fletë votimi nëse vendos të votojë për të dyja llojet e zgjedhjeve ose vetëm një fletë votimi për zgjedhjet për të cilat vendos të votojë”, theksuan nga KSHZ.

Zgjedhjet do vëzhgohen nga 2000 vëzhgues, nga të cilët 1078 janë vendas dhe 770 vëzhgues të huaj. Zgjedhjet do të ndiqen nga 66 gazetarë të huaj.

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Zgjedhjet do të monitorohen nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup.

 

Continue Reading

Rajon

Serbia shtron tapetin e kuq, autokratët gati për presidentin kinez

“Presidenti kinez Xi Jinping do të kalojë pjesën më të madhe të turneut të tij pesë-ditor në Evropë këtë javë në dy vende të vogla në pjesën lindore të kontinentit, në një rajon që Pekini e ka përdorur si bazë për ambiciet e tij për zgjerim ekonomik në Evropë”- kështu shkruan associated Press në një artikull për vizitën e presidentit kinez në Serbi dhe Hungari.

“Pas Parisit, Xi do të udhëtojë në Hungari dhe Serbi, dy vende me liderë autokratë që konsiderohen miqësorë me Kinën dhe afër presidentit rus Vladimir Putin”- shkruan agjencia.

Ndërsa liderët konvencionalë evropianë kanë ndjekur më shumë politika proteksioniste për të kufizuar hyrjen e Pekinit dhe Moskës në kontinent, qeveritë e liderëve konservatorë nacionalistë Viktor Orbán i Hungarisë dhe Aleksandër Vuçiç i Serbisë kanë zhvilluar fuqishëm lidhjet ekonomike me Kinën, duke ofruar investime të mëdha në infrastrukturë, prodhim energjie dhe teknologji.

Si vendi i parë i BE-së që merr pjesë në Iniciativën e Xi-t “Një brez dhe një rrugë”, Hungaria zë një pozicion të ndërmjetëm midis anëtarësimit në Bashkimin dhe NATO-s dhe është jashtëzakonisht e hapur diplomatikisht dhe komercialisht ndaj autokracive lindore.

Tamas Matura, një ekspert i Kinës dhe profesor i asociuar në Universitetin Corvinus në Budapest, tha se Hungaria është shtëpia e investimeve të mëdha kineze dhe se gatishmëria e saj për të bërë biznes me vende me performancë më pak se yjore për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ka hapur një derë të rëndësishme për Kinën brenda bllokut tregtar të BE-së.

Në Serbi, në jug të Hungarisë, Kina ka miniera dhe fabrika në të gjithë vendin dhe ka financuar rrugë, ura dhe ndërtesa të reja me hua shumë miliardëshe për infrastrukturën.

Hungaria dhe Serbia, kujton agjencia amerikane e lajmeve, kanë një marrëveshje me Pekinin për modernizimin e hekurudhës mes kryeqyteteve, Budapestit dhe Beogradit, si pjesë e planit Belt and Road, për t’u lidhur me portin e Pireut në Greqi, i cili është nën kontrollin kinez dhe është një pikë hyrëse për mallrat kineze në rrugën e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Lindore.

AP citon presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ketë thënë se është i “nderuar” që Xi, të cilin ai e përshkruan si “mik”, do të vizitojë Serbinë e cila do të kërkojë investime shtesë kineze, veçanërisht në teknologjitë e avancuara.

Investime të tilla vijnë në një kohë kur ekonomitë e ngadalta të Serbisë dhe Hungarisë po përballen me vështirësi shtesë për shkak të inflacionit rekord dhe ngrirjes së fondeve shumë miliarda euro të BE-së, në këtë rast Hungarisë, për shkak të dështimit të Orbanit për të përmbushur standardet demokratike dhe mosrespektimin e shtetit të së drejtës, sipas Unionit.

Continue Reading

Rajon

E rëndë/ Autorët qëlluan 3 herë nga makina, vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik.

Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault pa targa

Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili lëvizte me motor dhe sapo kishte hequr kaskën.

Një nga plumbat e kapi viktimën në shpinë duke i prekur zemrën, ndërkohë që një tjetër e goditi në shpatull.

 

 

Viktima zbriti nga motorri, eci për pak metra dhe më pas u rrëzua në tokë i vdekur.

Continue Reading

Rajon

Tragjedi/ 15-vjeçarja gjendet e vdekur në banjën e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Livadia, të Greqisë.

Një vajzë 15-vjeçare u gjet e vdekur në banjën e shtëpisë së saj.

Prindërit e saj thirrën menjëherë një ambulancë, por tashmë ishte tepër vonë për vajzën.

Sipas medieve greke, 15-vjeçarja kishte ardhur nga Gjermania në Greqi me familjen e saj për të kaluar Pashkët Ortodokse.

Policia përjashtoi aktivitetin kriminal dhe gjithçka tregon se 15-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe patologjike.

Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike u urdhërua një autopsi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING