Connect with us

Kosova

Opozita në Kosovë: Kurti do të mbahet mend si i paaftë

KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë e quajnë të paaftë dhe jo kompetente Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ekzekutivi ka dështuar plotësisht gjatë vitit 2022, duke mos ofruar zgjidhje për qytetarët në krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe duke prodhuar kriza të reja. Në anën tjetër, në ekzekutiv thonë se viti 2022 ka qenë vit i arritjeve, por edhe sfidave.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për KosovaPress, se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë vitit 2022.

“Jemi ballafaquar me probleme të shumta që kanë të bëjnë me krizën e madhe që ka kapluar vendin tonë dhe e cila ka prekur gjitha shtresat. Kemi pasur probleme dhe po kemi probleme me energjinë, me çmimet që po ngritën pafundësisht. Kemi pasur një degradim të situatës ekonomike të popullatës. Sot qytetarët e Kosovës janë shumë më të varfër sesa kanë qenë para 1 viti. Po i përmendi këto se kemi një qeveri që nuk ka bërë asnjë reagim, ndërhyrje që këto sado pak të zbuten. Mendoj se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë këtij 1 viti. As në ëndërr nuk kisha mundur të parashoh një qeveri kaq të dobët dhe jo kompetente në raport me mandatin që janë duke ushtruar”, thotë ai.

Kritika më të ashpra ndaj punës së Qeverisë së Kosovës adreson deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Nuk ka pasur ndonjë vendim që ka shkuar në favor të qytetarëve, qoftë zhvillimit ekonomik, qoftë krizës energjetike, apo krizën në veri që janë thelbësore për një shtet. Kjo qeveri do të mbahet mend për këtë vit vetëm për qëndrime at-hoc dhe për krijimin e krizave. Edhe ato kriza që i ka krijuar nuk i ka zgjidh në mënyrën e duhur. Po e marrim krizën energjetike, s’ka pasur ndonjë përmirësim apo alternativë. Përmbi gjashtë herë Kuvendi ka shpall krizë emergjente dhe këtë drejtim çështja ka mbetur aty ku ka qenë. Po ashtu sa i përket zhvillimit ekonomik kemi ngadalësim, s’ka investime të huaja, s’ka punësim edhe pse këta e proklamojnë kah 40 mijë të punësuar që është një mashtrim i Qeverisë Kurti. Nëse e shikojmë si tërësi edhe ekonomia familjare ka rënë tepër, ndërmarrjet e mesme nuk janë zhvilluar, mos të flasim për ndërmarrje të mëdha që po thuajse janë para kolapsit…Mund të them si opozitë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendoj se jemi larg asaj që ka premtuar zotëri Kurti, po del se të gjitha kanë qenë mashtrim”, thekson Lekaj.

Ndërkaq, analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 është ballafaquar me sfida më shumë si pasojë e ndikimit të luftës në Ukrainë.

Janë disa sfida që jemi ballafaquar si Kosovë gjatë këtij viti. Sfida e parë kishte të bënte me luftën e paprovokuar në Ukrainë dhe ndikimin që pati direkt në rritjen e inflacionit dhe pastaj në rritjen e çmimeve dhe të jetesës edhe të qytetarëve të Kosovës. Qeveria u mundua që përmes pakove të ringjalljeve ekonomike të ndihmojë, sidomos shtresën sociale. Kjo ishte një sfidë që mori energjinë e saj. Pastaj edhe sfida e dialogut dhe raporteve të pazgjidhura ende me Serbinë e kanë bërë Qeverinë e Kosovës më të koncentruar në këtë dimension. Ka pasur fusha ku nuk kemi pasur progres të theksuar, sidomos në sektorin e shëndetësisë, kishim probleme të theksuara gjatë tërë vitit”, deklaron Raci.

Në anën tjetër, të kundërtën e thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vitin 2022 e quan të suksesshëm.

“Ne jemi shumë të lumtur që do të kemi një rritje ekonomike prej 4 % të Bruto Produktit Vendor, pasi të hiqet inflacioni. Vjet e kemi pasur 10.7 % të Bruto Produktit Vendor dhe janë rritur eksportet për 22 % sivjet, janë rritur të hyrat doganore për mbi 11 %, janë rritur të hyrat tatimore për gati 22 % dhe janë rritur investimet të huaj direkte për 47 përqind. Gjithashtu kemi pasur në prill pakon e ringjalljes ekonomike prej 100 të cilës ia kemi bashkangjitur në shtator pakon e përballje me inflacion 150 milionë euro dhe unë besoj që kjo e dyta ka ndikuar edhe në kursim të energjisë elektrike prej 15 % për amvisëri për muajin nëntor të këtij viti, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Rezervat shtetërore për 15 herë dhe 5 mijë gra janë punësuar me masën 1.3, me që rast janë punësuar gjithsej persona me aftësi të kufizuar 239, 119 burra dhe 120 gra sepse ky vit ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara. Ajo çfarë duhet të përmendet është që tashmë do të kemi një projektligj të ri dhe ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe është bërë ligj, është ligjin për pagat dhe ndonëse kemi pritur më gjatë, po e rregullojmë barazinë e brendshme, ku paga më e lartë e presidentes do të jetë vetëm 1.5 herë më e lartë se sa e mjekut specialist, do të jetë vetëm 3.12 herë se sa e ushtarit të thjeshtë dhe do të ketë një nivel të përafërt midis pagës së profesorit të rregullt, prokurorit apo gjyqtarit dhe mjekut specialist në anën tjetër”, tha Kurti në intervistën e dhënë për fundivit për KosovaPress.

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading

Kosova

‘Po përpiqen të na ndajnë tërësisht nga Kosova’, Vuçiç takon Patriarkun serb e Dodik-un

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do pajtohen “kurrë për një Kosovë të pavarur”, teksa dhe ka propaganduar gjoja për “persekutim” të serbëve të Kosovës.

Këto komente, Vuçiç i ka bërë pas një takimi me Patrikun serb Porfirije dhe Presidentin ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik.

“Çdo ditë në mënyra të ndryshme ata po përpiqen, jo vetëm nga zemra e nga shpirti, por edhe fizikisht, ta ndajnë tërësisht Kosovën nga ne. Populli ynë në Kosovë është i ekspozuar ndaj persekutimit brutal që nuk do të ndalet lehtë” – propagandoi Vucic

Ai theksoi gjithashtu se “do të kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike dhe do të bëjmë gjithçka për popullin tonë në Kosovë dhe natyrisht nuk do të pajtohemi kurrë për një Kosovë të pavarur”.

Përveç kësaj, kreu i Serbisë ka njoftuar se me Porfirje-n dhe Dodik-un kanë folur edhe për rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë që pritet të miratohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila kundërshtohet nga Vuçiç dhe vartësit e tij.

“Shpreha mirënjohjen time për faktin që po merren me çështjen e rezoluta e imponuar për Srebrenicën, si çështje kyçe për mbijetesën e popullit serb. Edhe pse ne kemi luftuar dhe kemi investuar energji të jashtëzakonshme për t’i kundërshtuar sa më fort dhe fuqishëm, pa forcën dhe mbështetjen tuaj nuk do ta kishim bërë”, propagandoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Britanikët po përdorin një truk të ri, Vuçiç zbulon se ia ka frikën Greqisë se mund të njohë Kosovën

Aleksandër Vuçiç e thotë hapur: “kundërshtarët e Serbisë janë Berlini, Londra dhe Uashingtoni”.

Duke folur për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, presidenti serb pretendoi se do të luftojë kundër fuqive të mëdha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por pranoi se në fund, vendi i tij do të humbë.

Vuçiç tha për televizionin publik serb, se për herë të parë Kina do të jetë kundër rezolutës, e cila sipas tij do ti vendosë njollën e gjenocidit popullit serb. Ai pretendon se qëllimi i dokumentit është shfuqizimi i Republika Srpska në Bosnje.

Zemërimin më të madh në rajon e shprehu kundër Malit të Zi për votën pro ndaj rezolutës, ndërsa paralajmëroi ndryshime të mëdha në botë pas 23 majit.

“Çfarë mund të them për Malin e Zi. Meksika do të abstenojë, Nikaragua do të jetë kundër dhe Mali i Zi do të jetë pro. Çfarë mund të them për faktin që Kina do të jetë kundër dhe Mali i Zi pro. Kjo tregon se sa shumë po ndryshon rendi në botë. Pas seancës së OKB-së, do të jemi dëshmitarë të ndryshimeve në botë, lindjes së një rendi të ri.”

Vuçiç foli për Kosovën duke akuzuar perëndimorët që po lejojnë atë që e konsideroi “vjedhje të territorit”.

Ai pretendoi se Britania po përdor një truk të ri për të mundësuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, që ka të bëjë me kthimin e planit të Ahtisarit për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Presidenti serb u pyet lidhur me mundësinë që ndonjë nga pesë shtetet mos njohëse të Kosovës në Bashkimin Europian të ndryshojnë qëndrim.

“Spanja nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës. Kam frikë nga qëndrimi spanjoll për çështjen e Srebrenicës. Qipro nuk do të ndryshojë qëndrim. Shpresoj që Greqia të mos ndryshojë qëndrim.”

Gjithashtu nënvizoi se u beson verbërisht liderëve të Hungarisë dhe të Sllovakisë, që po merr veten nga atentati ku mbeti I plagosur rëndë, lidhur me çështjen e Kosovës dhe mbështetjen për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING