Connect with us

Kronike

Pajisi turkun me pasaportë false, në pranga i riu

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë teksa pajiste me pasaportë false një shtetase turke me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Shërbimet e portit të Durrësit kanë kapur të riun, banues në Zvicër me akuzën se ndihmoi turken të kalonte kufirin.

“Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi B. J., 25 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, teksa i jepte një shtetaseje turke, një pasaportë false, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Kronike

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet shqiptari me identitet të rremë grek

Policia Vendore e Cambrils në Spanjë arrestoi një shtetas me kombësi shqiptare i cili u identifikua me kartë identiteti false greke në një ndalesë trafiku pasi kishte urdhër gjykate për arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të sigurisë, efektivët e Policisë Vendore kanë ndaluar një automjet të dyshimtë. Pikërisht atëherë pasagjeri u identifikua me patentë dhe pasaportë greke

Agjentët konstatuan se të dyja dokumentet kishin shenja falsiteti, kryen hetimet dhe zbuluan se të dyja ishin vërtet false.

Për këtë arsye, personi me iniciale A. Z, 31 vjeç, me kombësi greke, u arrestua për falsifikim dokumentesh.

 

 

Pas përekjeve të kryera me Korpusin e Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, u bë i mundur identifikimi i të arrestuarit si K. B, 31 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe me identitetin e tij të vërtetë u vërtetua se një urdhër arresti ishte ndaj tij nga gjykatat hetuese të Torrox në Málaga.

Continue Reading

Kronike

E kafshuan në dorë/ Përplasja e dy vajzave ukrainase me farmacisten për ‘Xanax’

    

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy shtetaset ukrainase, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, u gjetën të vdekura në banesë.

Dy ditë më parë, vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax.

Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, ç’ka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa shenja jete në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

Continue Reading

Kronike

Detaje të reja, si humbën jetën dy të rejat ukrainase nga mbidoza e lëndëve narkotike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy ukrainase janë gjetur të vdekura në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Policia ka reaguar për ngjarjen, ku sipas informacioneve dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se ishte shoqja e dhomës ajo që i ka gjetur të pajeta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Tiranë/ Gjenden të vdekura dy ukrainase, dyshimet e para

Dy vajza nga Ukraina janë gjetur të vdekura në zonën e Selvisë në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, raportohet dyshohet se vajzat kanë ndërruar jetë nga mbidoza

Sakaq, pritet një reagim nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25-vjeçe dhe A. L., 40-vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën, për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore, të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Roan Brahimi në hasmëri me 1 familje në Lezhë, e kaluara e errët e mikut të Rrajës e Martinajt

Vrasja e 32-vjeçarit Shqiptar Roan Brahimi tronditi Athinën, ku pamjet e trupit të pajetë të tij, zunë faqen e parë të mediave helene.

Atentati mafioz i kryer nga dy persona që janë afruar me motor dhe më pas kanë qëlluar në lëvizje Brahimin, ka angazhuar në veprime hetimore dhe policisë shqiptare, e cila ka asistuar me informacion policinë e Athinës.

Brahimi kishte udhëtuar nga Dubai në drejtim të Athinës, për të festuar pashkët me djalin e tij, por lëvizjet kanë rënë në sy të kundërshtarëve, të cilët e kanë monitoruar më së miri.

Emri i Roan Brahimit ndodhet në kartotekat kriminale të policisë, si i dyshuar në disa ngjarje të rënda nga dy atentatet ndaj Ylli Brahimit, vrasjen e Manecit, hasmërinë e gjakmarjes me familjen Gjeloshi në Lezhë dhe deri tek dyshimet për pjesëmarjen e tij tek masakra e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Briland Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Për herë të parë emri i Roan Brahimit u lançua në media nga ish-Drejtori i Policisë së Lezhës, Olti Bistri, i cili gjatë një njoftimi në muajin dhjetor 2021 tha se kishte shpallur në kërkim Roan Brahimin, Ramazan Rrajën, nipin e ish-deputetit të PS Rahman Rraja dhe Alesio Dobruzin si autorët e terrorit të ushtruar me armë zjarri në ambjentet e një bilardoje.

Tre personat ikën me shpejtësi nga Rinasi në drejtim të Dubait, duke mos u arrestua nga policia. Ndërsa pak muaj më vonë çështja kundër tyre pushohet në prokurorinë e Lezhës.

Hetuesit në Shqipëri thonë se vrasja e Roan Brahimit, vjen si pasojë e një sage eliminimesh fizike, që ka nisur qysh prej vitit 2014 në qytetin e Lezhës dhe konflikti vijon të qëndrojë i hapur, duke marrë jetë njerëzish.

Pista kryesore e ekzekutimit të Brahimit në Athinë lidhet me një histori të vjetër gjakmarrje, mes dy familjeve Prendi dhe Gjeloshi.

Sipas Ora News, në vitin 2014, poshtë urës se vjetër të Milotit, është vrarë në atentat Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca, ndersa u plagos rëndë Aurel Prendi. Taulanti dhe Aureli, ishin dy djemtë e xhaxhait të Roan alias Sildi Brahimit.

Ndërsa pista tjetër, lidhet ngushtë me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri, i cili në këtë periudhë “lundronte” mes miqësisë së Ramazan Rrajës në Fushë-Krujë aktualisht në burg për trafik kokaine dhe Plaurent Dervishaj nga Durrësi, që prej disa vite jeton në Dubai si person në kërkim nga SPAK.

Roan alias Sildi Brahimi, është djali i xhaxhait të gruas së Ylli Brahimit, njeriut të Ervis Martinaj. Ylli Brahimi, i ka shpëtuar dy atentateve të bujshme në zonën e Milotit.

Në këto dy atentate Ylli Brahimi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa miku i tij Klisman Preçi, mbeti i vrarë në vend. Në të dyja rastet është hetuar dhe dyshuar nga policia kriminale Roan alias Sildi Brahimi si organizator dhe autor i dy atentateve, për shkak të një mosmarëveshje që dy krushqit, kishin për tregtinë e drogës në Itali.
Mësohet se Roan Brahimi, miku i ngushtë i Ramazan Rajës, është dyshuar dhe marë në pyetje edhe për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Arben Manecit në Durrës, i cili ishte mik i Landi Muharremit (Rrumit).

Continue Reading
Advertisement

TRENDING