Politike
Pamje ‘apokaliptike’/ Viktima, qytetarë të zhdukur e qytete të ‘zhytura’ nën ujë
Moti i keq në Itali ka shkaktuar pasoja katastrofike.
Rrugë e banesa të përmbytura, qytetarë që përpiqen të shpëtojnë veten dhe të afërmit e tyre janë pamjet tronditëse që vijnë nga Italia. Shqetësuese situata është paraqitur gjithashtu në Emilia-Romagna, në veri të vendit.
Që nga mbrëmja e djeshme, autoritetet e kanë shpallur rajonin në ‘alarm të kuq’. Ndërkohë reshjet e dendura kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 8 personave. Ndërsa numri i persona të zhdukur edhe nuk dihet saktë, raportojnë mediat italiane.
“Më shumë se 700 zjarrfikës po punojnë në zonat e prekura. Për momentin, prioriteti ynë kryesor, natyrisht, është të shpëtojmë njerëzit në rrezik”, tha ministri i Brendshëm italian Matteo Piadendozzi.
Shkollat në shumë zona të rajonit Emilia Romagna mbeten të mbyllura, ndërsa shumë rrugë janë të bllokuara.
Wow. More footage from Via Saffi. This is the main road to the hospital and airport. Now basically a river. #Italyfloods #Bologna pic.twitter.com/mGcXVW5JRg
— Tom Benjamin (@Tombenjaminsays) May 17, 2023

