Connect with us

Bota

Pamje të trishta/ Familjet gërmojnë me duart në rrënojat e Gazës, kërkojnë për të mbijetuar

Një video e Al Jazeera-s që tregon të mbijetuarit e bombardimeve duke kërkuar të afërmit në rrënojat në Gaza po bën xhiron e internetit. Videoja tronditëse e mediave arabe është realizuar në Yarmouk të Gazës. Njerëzit me çfarëdo mjeti që kanë edhe me duart e tyre po gërmojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, shkruajnë mediat e huaja.

Në të njëjtën kohë, ata përdorin edhe elektrik dore pas errësirës për të gjetur jetën e njerëzve nën rrënoja. Madje, siç shihet edhe në video, ata arrijnë të nxjerrin të gjallë një djalë të vogël të cilin ia dorëzojnë shpëtimtarëve që të dërgohet në spital.

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 7650 dhe 19450 janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës tre javë më parë, sipas të përditshmes. Raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. Në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve arriti në 111, ndërsa 1,950 u plagosën, shtoi deklarata, duke theksuar se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbënin 70% të totalit të vdekjeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Bota

Aksident i rëndë në Florida, tetë të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.

Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital – tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë

 

 

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Continue Reading

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading

Bota

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Rusia bombardon Kharkivin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia “po arrinte sukses taktik” pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një “kundërsulm” ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

Continue Reading

Bota

Arratisje si në filma në Francë/ Bosi i drogës shpëtohet nga furgoni i policisë, vriten 2 efektivë

Një bos i dyshuar droge po ndiqet nga qindra oficerë policie pasi u arratis nga një furgon burgu i zënë në pritë nga katër persona të armatosur në një autostradë në Francën veriore.

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në sulmin e nisur pak pas orës 11:00 në autostradën A154 në Val-de-Reuil në Normandi, sipas mediave lokale. Tre të tjerë janë plagosur rëndë, tha ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Morett.

I burgosuri i arratisur u identifikua në mediat lokale si 30-vjeçari Mohamed A dhe njihet me nofkën” The Fly”, i cili besohet se ka drejtuar një rrjet të trafikimit të drogës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se qindra oficerë policie ishin mobilizuar, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u zotua se po bëhej gjithçka për të gjetur autorët.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING